“Pse më shan në TikTok”/ DETAJE nga plagosja në Kamëz! (Si LINDI konflikti mes miqve që u kthyen në armiq)

0
1

Replikat në TikTok janë arsyeja e një tjetër konflikti me armë zjarri, këtë herë të ndodhur në Kamëz.

Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të vendosë në pranga 36 vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata.

Prokuroria e Tiranës e akuzon për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;.

Frroku dhe Jata dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale nisën një konflikt që përfundoi në përdorimin e pistoletës.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e Fatmir Frrokut, Izet Leka dhe Marsildo Ndoja.

Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

Për të njëjtin motiv banal ditët e fundit kanë ndodhur dhe dy plagosje të tjera.