Shqiρëria në grup “ferri, Dakυ: Po na marrin si ekip të Ιehtë, do bëjmë mrekullira

Shqipëria do të përballet në grupin B me skuadrat e Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, në bazë të shortit që u hodh sot për ndeshjet e fazës në grupe të EURO 2024. Ndërkohë që lidhur shortin, ka reaguar edhe futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, që paralajmëroi surpriza.

Për mediat iu shpreh, se Shqipëria po konsiderohet si ekip i lehtë, por kombëtarja do ta thyejë këtë paragjykim.

‘’Grup i fortë por ne si shqiptarë jemi mësu që nga fillimi skemi pas asigjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel. Do ikim në Gjermani pa asnji shpresë se po na marrin si ekip të lehtë.

Do ikim atje dhe do bëjm shumë surpriza. Normal shumë ekipet të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, tha ndër të tjera Daku.