Μαkina del nga rruga në Korçë, disa të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Sipas njofitmit të policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, ku 34 vjeçari, banues në fshatin Vreshtas,

Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë lënduar tre personat që gjendeshin në makinë por fatmirësisht ndodhen jahstë rrezikut për jetën.