Një 40-vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh.
Ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur drejt spitalit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40-vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin,
ndërsa ky i fundit është proceduar për dhunë ndaj saj më herët. Ndërkohë, policia po heton mbi rastin.