Ήoroskopi për ditën e sόtme, e mαrtë 1 gυsht 2023

Dashi

Tregohuni sa më të hapur dhe shprehjani çdo gjë atij që keni në krah gjatë kësaj dite. Lidhja juaj do jetë më e bukur dhe emocionet më të mëdha. Beqarët me shumë gjasë do goditen nga shigjeta e Kupidit dhe do bien kokë e këmbë në dashuri. Në planin financiar do jeni të motivuar dhe do arrini shpejt ta stabilizoni situatën.

Demi

Jeta sentimentale nuk do përbëjë asnjë problem për ju gjatë kësaj dite kështu që dashurohuni ashtu si ta ndjeni pa u menduar shumë. Beqarët, nën ndikimin e madh të Venusit do kenë takime mjaft interesante. Sektori i financave do ketë nevojë për më tepër kujdes, megjithatë nuk priten probleme te mëdha.

Binjakët

Lidhja juaj do jetë paksa e ndërlikuar gjatë kësaj dite, megjithatë me pak qetësi dhe durim mund t’ia dilni ta përmirësoni situatën. Ditë më problematike do jetë për ata që nuk do qëndrojnë besnikë. Beqarët do kenë një ditë normale, pa takime. Financat nuk do jenë të mira, por mund te bëhen katastrofike nëse nuk pakësoni shpenzimet.

Gaforrja

Jeta në çift nuk do jetë shumë e keqe, por as shumë e qëndrueshme. E mira do ishte të flisnit hapur me partnerin/en dhe me maturi t’i zgjidhnit problemet. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe nuk do mendojnë për të krijuar një lidhje. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet e mëdha.

Luani

Ditë shumë e qetë për ata që janë në një lidhje. Do qëndroni pranë njeri-tjetrit dhe do dashuroheni butësisht. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë të mbushur me takime dhe risi. Njihuni me sa më shumë persona, por në fund mendohuni mirë para se të bëni një zgjedhje. Në planin financiar duhet të merrni masa që t’i zgjidhni sa më parë problemet.

Virgjëresha

Çdo gjë do shkoje për mrekulli sot ndërmjet jush dhe atij/asaj që keni në krah. Do jeni të gatshëm të provoni eksperienca të reja dhe emocionet do shumëfishohen. Beqarët do mundohen shumë të gjejnë personin e duhur, por mundësitë nuk do jenë aq të mira. Financat do kenë goxha tronditje. Bëni kujdes.

Peshorja

Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet gjatë kësaj dite. Ata do ju nxitin të tregoheni shumë të matur para se të flisni dhe në këtë mënyrë nuk do keni mosmarrëveshje. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por do mund të hedhin hapa drejt një lidhjeje serioze. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

Akrepi

Ditë e zymtë dhe e mbushur me mosmarrëveshje për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni as vetë të qartë se çfarë kërkoni dhe do debatoni për gjithçka. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe do ndihen keq kur asgjë të mos realizohet. Në planin financiar nuk duhet ta teproni me shpenzimet, por dhe as të prisni që situata të përmirësohet vetë.

Shigjetari

Falë ndikimit shumë të madh të Venusit në jetën tuaj në çift dëshirat më të zjarrta do ju plotësohen. Do ndiheni më mirë dhe më të dëshiruar për tjetrin. Beqarët do hedhin sot hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në planin financiar do jeni të kthjellët dhe nuk do bëni as gabimin më të vogël.

Bricjapi

Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do bëhet edhe më e ngrohtë se më parë. Në disa momente do ju duket sikur jeni në ëndërr. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë shumë atyre që do ju thonë miqtë sepse edhe mund të zhgënjehen më vonë. Në planin financiar do jeni të zotët dhe do kryeni transaksionet e duhura.

Ujori

Pritet që kjo ditë të jetë më pozitive për të dashuruarit. Do keni më shumë mundësi të flisni lirshëm me partnerin/en tuaj dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Tashmë mund të dashuroheni ashtu si e ndjeni. Beqarët nuk do kenë fat në jetën sentimentale. Në planin financiar është koha e duhur për të kryer investime të mëdha.

Peshqit

Do ju rikthehet besimi tek partneri/ja gjatë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do jetë akoma më e bukur se disa kohë më parë. Disa mund të bëjnë edhe plane afatgjata. Beqarët nuk duhet të qëndrojnë të mbyllur, por të pranojnë ftesat që do ju bëhen. Financat nuk do jenë aspak shqetësuese, megjithatë yjet nuk këshillojnë shpenzime kuturu.

Merr fυnd ‘’Ιufta’’, ραjtohen Noizy dhe Cllevio

Që një kohë të gjatë dy rep artistët, Noizy dhe Cllevio kishin raporte të armiqësuara mes vete. Së fundmi, Cllevio, ka treguar se kjo armiqësi ka marr fund.

Në rrjetin social TikTok, reperi tregoj se Noizy e ka ftuar atë që të marr pjesë në koncertin e tij ‘’Alfa 2’’ që do të mbahet në Tiranë me 4 gusht duke lënë kështu të kuptohet se gjerat kanë ndryshuar dhe ‘’lufta’’ mes tyre ka mbaruar.

Me poshte videoja:

Video Player

As krυshkat nuk i shpëtojnë fotove, nëna e Lυizit dhe e Kiarës shihen së bαshku në Tiranë (FOTO)

Kohët e fundit, e kemi parë shpesh Kiara Titon në shoqërinë e vjehrrës së saj, nënës së Luizit.

Fansave nuk i shpëton asnjë rast kur çifti apo nëna e Luizit shfaqen në publik, për t’i publikuar në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, janë publikuar foto të krushkave, nënës së Luizit dhe nënës së Kiarës në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ato janë parë në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, pikërisht aty ku çifti janë vendosur përkohësisht.

Çdo lëvizje e dyshes Luiz Kiara kthehet në lajmin kryesor të ditës në radhët e vipave shqiptarë dhe kështu që nuk mund të kalonte pa u vënë re as ky hap i rëndësishëm që ata kanë hedhur në raportin e tyre.

Ήυmb jetën babai dhe ρΙagoset rëndë fëmija tre vjeç, zbardhen detaje nga ngjarja

Një baba 35-vjeçar humbi jetën dje në Francë dhe fëmija i tij tre vjeç u plagos rëndë në një aksident në një park ujor në Var.

Dje pasdite një strukturë fryrëse 20 metra e lartë në parkun ujor Wonderland në qytetin turistik të Saint-Maximin-la-Sainte-Bomme shpërtheu nga një kërcim 50 metra me dy persona brenda, shpjeguan zjarrfikësit.

Kur mbërritën mjekët, të dy ishin në arrest kardiak. Funksioni kardiak u rivendos dhe ata u transportuan me helikopter në spital, por babai në fund vdiq.

“Si një park ujor që pranuam në vendin tonë për t’u sjellë gëzim, lumturi fëmijëve mund të shndërrohej në një makinë vdekjeje që shkatërroi një familje? Këtë do të na e tregojë hetimi i cili po kryhet nga zyra e prokurorit të Draginyan“, shkruan Facebook kryebashkiaku i qytetit.

Sipas shërbimit meteorologjik dje në zonë ka fryrë era me shpejtësi 55 kilometra në orë. I gjithë rajoni ishte në alarm të kuq për zjarre për shkak të erës.

‘Nga nesër αsnjë lek për të paρunët’! Italia merr vendimin e rëndësishëm!

Që nga nesër, 1 gusht, qeveria e Giorgia Meloni ka vendosur që institucioni italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë dhënien e të ardhurave sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta.

Kjo është një masë e miratuar nga qeveria e parë e Giuseppe Conte, në mars 2019, me qëllim mbështetjen e qytetarëve më të varfër të vendit dhe mesatarisht korrespondonte me 550 euro në muaj.

Njoftimi zyrtar u bë gjatë fundjavës përmes një mesazhi SMS dërguar mijëra telefonave celularë. Kjo masë ka të bëjë me familjet në të cilat ka qytetarë që konsiderohen të aftë për të kërkuar një punë të re. Por vendimi shkaktoi pakënaqësi, veçanërisht në shumë rajone të jugut italian me një shkallë të lartë papunësie.

Qeveria e Romës ka miratuar një masë të re, të cilën e quajti “të ardhura nga përfshirja sociale” dhe sipas asaj që u vendos, nuk i kalon 6000 euro në vit.

Në të njëjtën kohë, kushdo që nuk ka të drejtë të marrë këtë ndihmë do të mund të aplikojë për grant prej 350 euro në muaj për një periudhë njëvjeçare, me kusht që të ndjekë njëkohësisht kurse të formimit profesional.

FOTO/ Sherr dhe dajak! Kγ është gardisti i NikoΙΙës që qëΙΙoi me pistoletë

“5Pyetjet.al” publikon foton e ish-gardistit Martin Nikolli, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër paraditen e djeshme në konfliktin që ndodhi në fshatin Hamallaj të Durrësit, pasi u përfshi në konflikt me familjen Kaçi.

Tre persona ngelën të plagosur si pasojë e dhunës. Nikolli, që ishte në detyrë si shofer zëvendësues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u përjashtua fillimisht nga Garda e Republikës dhe më pas u arrestua. Së bashku me Martinin, u arrestua edhe vëllai i tij për ngjarjen.

Në dëshminë e parë që ka dhënë në polici pas arrestimit, Martin Nikolli është justifikuar duke deklaruar se konfliktin e nisi pala tjetër dhe se qëlloi në ajër për të trembur familjen Kaçi.

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur.

Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, mësohet të jetë shprehur para grupit hetimor ish-gardisti Martin Nikolla.

Më 1 Gυsht sytë drejt qiellit, shijoni spektaklin me një sυρerhënë

Ditën e parë të Gushtit, hëna do të jetë 357.530 km larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e Gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.

Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg. Një superhënë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.

E para ndodhi më 2-3 Qershor kur hëna e plotë ndodhej 361.934 km larg. E treta dhe më e afërta do të jetë më 30 Gusht kur hëna do të jetë në një largësi prej 357.344 km.

Βëni kυjdes! Fizioterapistët ngrenë alarmin: Ρersonat që νυajnë nga këto probleme shëndetësore nuk duhet të ecin në rërë

Është një nga ndjesitë më çliruese të verës: ecja zbathur në rërë, pranë detit. Sa keq që ky zakon, kaq relaksues dhe i shëndetshëm, mund të jetë në fakt një burim dhimbjeje dhe kufizimesh për disa njerëz. Por, kur nuk rekomandohet të ecni zbathur në rërë?

Sipas Shërbimit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit të Spitalit Universitar të Torrejón (Spanjë), ecja në rërë nuk është gjithmonë e dobishme, veçanërisht për ata që vuajnë nga problemet me shputat e këmbëve, një inflamacion i indit fibroz të këmbës, i cili shtrihet nga thembra në këmbë. Vapa dhe vera shpesh bëjnë që të veshim këpucë të lehta, por të papërshtatshme; aktiviteti i tepërt fizik ose ecja në terrene si rëra e plazhit.

Problemet me shputën mund të rezultojnë nga aktiviteti fizik i rëndë ose i përsëritur. Por, jo rrallë kjo gjendje shkaktohet nga probleme biomekanike të këmbës, të cilat mund të gjenerojnë inflamacion dhe dhimbje për ata që vuajnë prej saj.

“Megjithëse rëra mund të sigurojë njëfarë amortizimi, ajo gjithashtu mund të shkaktojë fundosjen e këmbës, duke shkaktuar rritjen e përkuljes shputore, e cila përkeqëson simptomat”, shpjegon mbikëqyrësi i Fizioterapisë në Spitalin Universitar Torrejón, Enrique Gonzalvo.

Prandaj, ecja në rërë mund të ushtrojë lloje të ndryshme presioni dhe stresi në këmbë, gjë që mund të përkeqësojë gjendjen e të sëmurëve nga fashiti shputar. Por, edhe ata që janë imun ndaj saj mund të preken: duke qenë një sipërfaqe e paqëndrueshme dhe e parregullt, rëra ofron rezistencë më të madhe dhe i detyron muskujt e këmbës të punojnë më intensivisht.

Kujdes edhe nga shapkat me gisht

Edhe shapkat që zakonisht vishen gjatë verës mund të jenë një tjetër faktor që mund të pengojë rikuperimin nga fashiti i shputës “apo edhe të rrisë rrezikun e vuajtjes prej tij, pasi atyre u mungon mbështetja dhe amortizimi i nevojshëm”. Çfarë duhet bërë? Për të mbrojtur këmbët tuaja, Gonzalvo rekomandon të mos përdorni shapka ose, të paktën, të shmangni veshjen e tyre për shëtitje të gjata dhe të përdorni këpucë edhe gjatë verës.

U bënë bashkë për Genc Fυgën, nga Bora Zemani te Gentian Zenelaj, kush janë disa nga personazhet që kontribυan për operacionin e αktorit

Para dy ditësh aktori dhe regjisori Genc Fuga pësoi një goditje në tru, për të cilën duhet të merrte trajtim të menjëhershëm.

E ndodhur në një situatë të tillë bashkëshortja e tij, Eni Jani, iu drejtua miqve, ndjekësve, të gjithë artdashësve dhe dashamirësve të asaj që ka përcjellë Genc Fuga në skenën shqiptare, me një apel për ndihmë për pagesën e operacionit.

Pagesa që i nevojitej aktorit u bë e mundur brenda pak orësh, madje edhe më shumë sesa duhej.

Ndër figurat publike që kontribuan ishin, Bora Zemani, Gentian Zenelaj dhe Holta Dulaku me nga 500 euro, vlera më e lartë. Por edhe të tjerë si Klajdi Haruni, Visjan Ukcenaj, Ardit Gjebrea, Lutfi Dervishi, etj./Panorama/

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Përmbγset aυtobusi me tυristë, raportohet për 10 të ρΙagosur, dy më rëndë

Dhjetë persona u plagosën kur autobusi turistik me të cilin po udhëtonin doli nga një rrugë fshati dhe u përmbys në rajonin Asturias të Spanjës veriperëndimore.

Gjithsej 49 persona ishin në bordin e autobusit, duke përfshirë disa fëmijë, raportojnë mediat spanjolle. Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët.

Dy gra, të cilat kanë mbetur të plagosura rëndë, janë transportuar me helikopter në spital. Gjithsej shtatë persona janë ende të shtruar në spital.


Kombësia e turistëve nuk është bërë e ditur deri më tani. Autobusi turistik i përket kompanisë ALSA dhe ishte nisur nga qyteti i Covadonga për një ekskursion në parkun kombëtar Picos de Europa (Majat e Evropës).

https://t.co/C1qgAoff5R

(BalkanWeb)