Këmbimi vaΙυtor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhαt e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 99.5 lekë dhe do shitet me 101.3 lekë.

Monedha evropiane sot do blihet me 107.6 lekë dhe do shitet me 108.7 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 111.9 lekë dhe do shitet me 113.4 lekë.

Ndërkohë paundi britanik sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 124.8 lekë dhe do shitet me 126.5 lekë.

Regjistrohen lëkυndje tërmeti në jug të νendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë 20 km në jug të qytetit të Ersekës.

Sipas informacioneve nga IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 4.1 ballë të shkallës rihter.

Thellësia e tërmetit ishte 7 kilometra. Ndërkohë, ka pasur edhe të tjera lëkundje, në zona të ndryshme, por me magnitudë të vogël.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as për persona të lënduar.

foto galeri

U νra duke mbrojtur mikυn e tij gjatë një sherri në Itali, në ceremoninë e ναrrimit të 23-vjeçarit edhe ministri Balla

Ka mbërritur sot trupi i pajetë i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, pasi tentoi që të shuante një sherr ku përfshihej miku i tij.

Në ceremoninë e varrimit që do të mbahet në vendlindjen e tij në Lushnje, ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ky i fundit ndërhyri edhe për të sjellë në Shqipëri trupin e të riut , ndërsa shpenzimet u mbuluan nga bashkia e Lushnjes.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 2 Shtαtor 2023

Dashi

Do keni vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni qe gjerat te bëhen sipas mënyrës suaj dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat mund te kenë ndonjë përmirësim te vogël, megjithatë ende nuk është koha për te bere investime te mëdha.

Demi

Nëse jeni ne një lidhje do bënit mire te hiqnit disa nga zakonet tuaja te vjetra dhe te mendoni te provoni eksperienca te reja me partnerin. Do iu duket sikur keni rilindur. Beqaret do jene te pakontrollueshëm dhe do bëjnë gjithçka si ta mendojnë për momentin. Ne planin financiar do keni një përmirësim te ndjeshëm te situatës dhe do ndiheni me te qete.

Binjaket

Do iu ndryshoje shpesh humori gjate kësaj dite dhe mund te keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Me mire qëndroni pak larg sesa ta acaroni edhe me tepër situatën. As për beqaret nuk është dita e duhur për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. Me shpenzimet duhet te tregoheni ende te matur. Po e kaluat limitin do keni probleme serioze.

Gaforrja

Ka shume gjasa qe rutina ta pushtoje jetën tuaj sentimentale sot. Secili prej jush do beje ato qe bën çdo dite dhe nuk do përjetoni asnjë emocion te veçante. Beqaret do njihen me disa persona, por nuk duhet te nxitohen te krijojnë menjëherë një lidhje. Njihuni me mire me ta. Ne planin financiar do keni me shume fat sesa e kishit menduar. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

Luani

Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i kushtoje me shume rëndësi dhe vëmendje personit qe kane ne krahë. Dite me shume fat kjo e sotmja për ata qe janë beqare. Mundësitë për te njohur persona interesante do jene te mrekullueshme kështu qe bëjini sytë katër dhe zgjidhni personin me te përshtatshëm. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Virgjeresha

Shprehini me tepër ato qe ndjeni gjate kësaj dite nëse doni qe atmosfera ne çift te ngrohet me shume. Mos kini as frike te filloni një lidhje me serioze. Beqaret do jene shume te pavendosur edhe pse do kenë njohje te reja me shumice. Ne planin financiar do kryeni transaksione shume te rëndësishme sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.

Peshorja

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot do filloni t’i mendoni më me qartësi gjerat dhe situata do përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe nuk do e humbin asnjë mundësi qe do iu jepet për te dale neper takime. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër për ndonjë gjë te nevojshme.

Akrepi

Jeta ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Askush dhe asgjë nuk mund ta prishe harmoninë qe mbizotëron ndërmjet jush. Përgatituni edhe për ndonjë surprize drithëruese ne mbrëmje. Beqaret do kenë vetëm dëshira për aventura kalimtare asgjë me tepër sesa aq. Mundësitë nuk do mungojnë. Me financat jo çdo gjë do shkoje ashtu si duhet. Kujdes!

Shigjetari

Gjithçka do ece me se miri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni edhe me një vështrim te vetëm me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase një person për te cilin para disa vitesh e kane injoruar. Bota është me rrota! Saturni do ndikoje negativisht ne planin financiar dhe do keni disa probleme ne këtë sektor.

Bricjapi

Ka rrezik qe te keni probleme serioze gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Një gënjeshtër qe i keni thënë partnerit para disa kohesh do dale ne drite dhe ai do inatoset shume për këtë fakt. Beqaret pa pritur e pa kujtuar mund te fillojnë një histori dashurie te bukur e mjaft pasionante. Financat do jene te mira megjithatë shpenzimet duhet te vazhdoni t’i kryeni me kujdes.

Ujori

Do jeni shume euforike dhe te gëzuar gjate kësaj dite ne krahët e atij qe dashuroni. Ai do ua beje qejfin gjithë kohesh de do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe ne fund do jene ata vete qe do bëjnë zgjedhjen me te mire. Ne planin financiar do iu duhet te bëni disa shpenzime te nevojshme dhe situata do jete e paqëndrueshme.

Peshqit

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift sot çdo gjë do marre një tjetër drejtim. Do tregoheni me te hapur me partnerin dhe do bëni zgjedhjen qe është me e mire për te dy. Beqaret do argëtohen pa fund nen praninë e miqtë dhe shoqërisë se tyre, por asnjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar situata do jete goxha e qëndrueshme.

Gjobë kush Ιëviz në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rriρ sigυrimi apo sistemet e fiksimit! Ρolicia: Merrni masa!

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se shoferët që lëvizin në mjet më fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit, do të gjobiten. Gjobat do të variojnë nga 5000 deri në 15 000 lekë.

Sakaq, Policia i bën thirrje qytetarëve të marrin masa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë 📍

Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për qytetarët, Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.

Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.

Influencυesja e fαmshme e TikTok dënohet me bυrgim të përjetshëm për νrasje të dγfishtë

Influencuesja e TikTok, Mahek Bukhari dhe nëna e saj janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë të dy burrave.

Buhari qau kur dëgjoi dënimin për vrasjen e të dashurit të nënës së saj dhe të dashurit të saj. Nëna e saj Ansreen Buhari, 46 vjeç, u shpall gjithashtu fajtore për vrasjet.

Shakib Hussain dhe Mohammad Ijazuddin, të dy 21 vjeç, vdiqën kur makina e tyre u nda në dysh dhe mori flakë pasi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Ndërsa, Hussain kishte kërcënuar se do të zbulonte lidhjen e dashurisë që ai dhe Ansreen Bukhari kishin./abcnews.al

Nikoll Lesi: SPAK ka gαti υrdhër αrrestin për një oΙigark, por ai iku mbrëmë në Angli

Nikoll Lesi thotë se SPAK ka gati fletë arrestin edhe për një oligark.

Por sipas tij, ai është arratisur mbrëmë nga Shqipëria.

“SPAK-u nuk ndalon, po heton dhe merr përpara kushdo i del se ka prekur buxhetin e shtetit dhe në këtë rast po dalin emra nga bota e biznesit VIP që kanë futur duart në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Natyrisht në bashkëpunim me qeveritarë të ndryshëm, të ish-pushtetit të Berishës, por edhe në kohën e Edi Ramës.

Janë me qindra milionë euro në formë tenderimesh, koncensionesh, investitorë strategjikë, etj ku SPAK-u po bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e pastrimit të parave, drejtorinë e Tatimeve, SHIK, ministrinë e brendshme, etj.

Dosjet po mbushen me letra korrupsioni qeveritarë-oligarkë ndaj presioni është rritur ndaj prokurorëve të SPAK-ut prej biznesit VIP dhe politikës se lartë, por është ambasada e SHB në Tiranë e cila mbështet pa asnjë rezervë prokurorët special në punën e tyre.

Po të mos jetë ndihma e Ambasadës amerikane, disa dosje nuk do të hetoheshin, sepse presioni mbetet maksimal nga drejtues dhe ish-drejtues të shtetit shqiptar. Po kalohen në sitë se si kanë siguruar gjithë ato para e pasuri disa oligarkë; hetimet janë se pas tyre fshihen politikanë të nivelit të lartë, sikurse edhe për lidhje të ndonjerit prej tyre me krimin e organizuar, sidomos me rrjetin e kokainës.

Një prej këtyre oligarkëve ka ikur në Britani nga frika se mos SPAK lëshon ndonjë urdhër arresti dhe e kapin në Tiranë. Urdhër arresti është gati, por ai iku”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

Βëri ‘trimin’ duke rrëmbγer 13 emigrantë në Evros të Greqisë, lihet në bυrg biznesmeni shqiρtar

Tre personat që u përfshinë në rrëmbimin e 13 emigrantëve në Evros të Greqisë me një rimorkio, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Një prej tyre është Astrit Tota nga Kukësi, i cili publikoi videon në rrjetet sociale dhe tregoi se mban peng emigrantët, që sipas tij ishin përgjegjës për zjarret masive që përfshirnë Greqinë.

Pas rrëfimit të tre të pandehurve, prokurori dhe hetuesi nuk u pajtuan nëse duhet të caktohen masat e paraburgimit apo jo dhe për pasojë janë dërguar në arrest shtëpiak.

Zgjidhja u dha nga Këshilli Penal i Aleksandoupolit, i cili mbajti një mbledhje mëngjesin e sotëm dhe vendosi që për tre të pandehurit të caktohet masa me paraburgim.

Në videon e publikuar Astrit Tota bën komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar

E bija feston ditëΙindjen e parë, Arbana ndan e emocionυar fotot dhe dedikimin sρecial

Data 1 shtator është shumë e veçantë për familjen e Arbanës dhe Eduartit. Si sot 1 vit më parë, erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi. Për këtë ditë speciale, Arbana vendosi që të na zbulonte disa foto të adhurueshme me vogëlushen, Eduartin dhe djemtë.

Ata pagëzuan Zoin në kishë dhe e gjithë familja ishte aty. Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.

“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”.

Ρolicia ngre alarmin: Vrαsësi i dënuar me burgim të ρërjetshëm është arratisυr nga burgu!

Autoritetet në Pennsylvania, SHBA kanë ngritur alarmin pasi një vrasës 34-vjeçar i dënuar përjetësisht është arratisur nga qelia.

Braziliani Danelo Cavalcante u arratis nga burgu i Chester mëngjesin e djeshëm, një javë pasi kishte marrë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij me thikë. Cavalcante është gjithashtu në kërkim për vrasje dhe në Brazil.

I burgosuri ishte parë herën e fundit duke ecur në qytezën e Pocopson Toënship rreth një orë pas arratisjes nga burgu. Zyrtarët paralajmëronin rezidentët të tregoheshin të kujdesshëm nëse hasnin të arratisurin teksa kërkimet vijonin me qen, dronë e helikopterë.

“Nëse e shihni mos iu afroni, kontaktoni me autoritetet pasi konsiderohet shumë i rrezikshëm”, tha prokurorja e Chester, Deb Ryan.

Cavalcante i kishte marrë jetën të dashurës së tij në prill të vitit 2021, pasi e kishte masakruar me thikë. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në prani të fëmijëve të viktimës.