Vdekje e inskenυar? Pυblikohet VIDEO e re e Prigozhin: Gjithçka në rregυll!

Një video e pa shikuar më parë e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin u shfaq pas funeralit të tij në Shën Petersburg dhe ka ngritur spekullimet për një vdekje të inskenuar.

Videoja pa datë, e postuar nga këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenk, tregon Prigozhin duke iu drejtuar kamerës teksa ishte duke udhëtuar me një automjet dhe fliste për spekullimet nësë është gjallë apo jo.

“Për ata që flasin për pagën time, jetën private dhe të ardhurat apo çfarëdo tjetër, në mënyrë rigoroze, gjithçka është në rregull,” tha Yevgeny Prigozhin në video, duke shtuar, “Për këdo që diskuton nëse jam gjallë apo jo dhe si po ja kaloj, është një fundjavë në gjysmën e dytë të gushtit 2023. Unë jam në Afrikë”.

Kjo ka shkaktuar mjaft konfuzion në medie, nga të cilat kanë qenë ato ruse ku kanë thënë se uniforma që mban shefi i grupit mercenar në atë video është e ngjashme me veshjen në një video tjetër të publikuar më datë 21 gusht (para vdekjes së tij), gjatë fushatës në Afrikë.

Mundësia e inskenimit të vdekjes së Prigozhin ka dalë që kur avioni i tij u shkatërrua me të dhe disa anëtarë të grupit Ëagner në bord më 23 gusht. Qeveria e presidentit rus Vladimir Putin tha se nuk ka mundësi që komuniteti ndërkombëtar të shqyrtojë provat nga vendi i përplasjes.

Qeveria ruse tha se testimi i ADN-së në mbetjet nga skena e rrëzimit konfirmoi vdekjen e Prigozhin në avion. Vdekja e tij vjen vetëm dy muaj pasi ai udhëhoqi një kryengritje kundër regjimit të Vladimir Putin. Më pas, Prigozhin shprehu zemërimin se si ishin përdorur dhe trajtuar forcat e tij dhe urdhëroi një marshim drejt Moskës.

Zyrtarët rusë kanë injoruar kryesisht spekulimet e përhapura se Vladimir Putin qëndron pas katastrofës fatale, por Kremlini ka pranuar se loja e keqe mund të ketë luajtur një rol pasi rrëzimi mund të ketë qenë rezultat i “gabimeve të qëllimshme”.

https://twitter.com/Gerashchenko_en?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1697152491572416668%7Ctwgr%5E9f1213651c7b3ef19cbf7a15f318f90cd1d3adff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnewsbomb.net%2Fvdekje-e-inskenuar-publikohet-video-e-re-e-prigozhin-gjithcka-ne-rregull%2F

Komisioni Evropian del me ρlan të ri për anëtarësimin e νendeve kandidate në BE, Oliver Varhelγi: Në tetor ρritet…

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, thotë se në tetor do të prezantohen propozime thelbësore për zgjerim. Ai ka shpërndarë intervistën e tij dhënë për Euractiv, ku flet për hapat e mëtutjeshëm pas premtimit që iu dha vendeve aspiruese se anëtarësimi në BE mund të ndodhë deri në vitin 2030.

“Ne do të vendosim gjithçka mbi tavolinë që ta bëjmë të mundur zgjerimin, por vendimi është i vendeve anëtare”, shkroi Varhelyi në “X”.

Në tetor Komisioni Europian del me plan të ri për anëtarësimin e vendeve kandidate në BE

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, thotë se në tetor do të prezantohen propozime thelbësore për zgjerim. Ai ka shpërndarë intervistën e tij dhënë për Euractiv, ku flet për hapat e mëtutjeshëm pas premtimit që iu dha vendeve aspiruese se anëtarësimi në BE mund të ndodhë deri në vitin 2030.

“Ne do të vendosim gjithçka mbi tavolinë që ta bëjmë të mundur zgjerimin, por vendimi është i vendeve anëtare”, shkroi Varhelyi në “X”.

Ai i ka thënë Euractiv-it se zgjerimi i BE-së deri më 2023 është i realizueshëm, por vetëm nëse vendet kandidate dhe vetë blloku i “dyfishojnë përpjekjet e tyre”, transmeton Gazeta Express.

Vitin 2030 e dha si afat Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë kësaj jave, duke thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera kandidate duhen të jenë gati brenda shtatë viteve të ardhshme.

Komisioneri për Zgjerim, thotë se objektivi i dhënë nga Michel është i realizueshëm, megjithatë ai shton se nuk duhet të insistohet në afate të caktuara.

Sipas Varhelyit, zgjerimi deri në vitin e dhënë si afat nënkupton edhe përshpejtimin përpjekjeve për reforma në institucionet e BE-së.

Janë tetë kandidatë të njohur për anëtarësim në Bashkimin Evropian: Turqia (që nga viti 1999), Maqedonia e Veriut (2005), Mali i Zi (2010), Serbia (2012), Shqipëria (2014), Moldavia (2022), Ukraina (2022) dhe Bosnjë dhe Hercegovinë (2022). Kosova (pavarësia e së cilës nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së) dhe Gjeorgjia dorëzuan zyrtarisht aplikime për anëtarësim në vitin 2022 dhe konsiderohen kandidatë potencial nga Bashkimi Evropian.

Plani propozues në tetor

Varhelyi njofton se në tetor, kur Komisioni Evropian pritet ta prezantojë raportin e përvjetshëm të progresit për të gjitha shtetet në procesin e anëtarësimti, ekzekutivi i BE-së do të dalë me “propozime thelbësore”.

“Ne jemi të gatshëm që të dalim me propozime të reja dhe me ide të reja”, thotë komisioneri.

Sipas tij, plani do të përfshinte parimisht një “Plan të rritjes”, tashmë të zbuluar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në maj, përmes së cilës BE-ja kërkon t’i rrisë investimet në Ballkanin Perëndimor dhe të ulë ndikimin ekonomik të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Do të përfshijë gjithçka, nisur nga reformat në sundimin e ligjit, demokraci, reformat ekonomike dhe integruese, zhvillimin e klimës për investitorë dhe të sigurojë – kjo është gjithashtu e rëndësishme – mbështetjen e nevojshme financiare, për t’i mbyllur mungesat zhvilluese para se të bëhen shtete anëtare”, thotë ai.

‘Më pγetën cila është feja ime’! Rasti i të riut shqiρtar që nuk kaloi testin e nënshtetësisë haρ debαte në Francë

Dhjetë vjet qëndrim në Francë, një diplomë profesionale, dy punë “me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”… Por për prefekturën e Haute-Vienne, 25 vjeçari nga Shqipëria, Antoine* (emër që mediat franceze i kanë vënë të riut shqiptar për të mos i zbuluar identitetin) nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.

25 vjeçari shqiptar pas refuzimit më 25 korrik e ka apeluar rastin dhe historia i tij tashmë ka marrë vëmendjen e mediave franceze dhe është kthyer në një çështje politike.

Le Parisien, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda në të gjitha mediat duke hapur debat rreth pyetjeve që parashikon testimi për nënshtetësinë.

“Ai është një djalë 25 vjeçar i ardhur nga Shqipëria në Francë që në moshën 14 vjeçare. Me familjen e tij, ai fillimisht fjeti në rrugë për disa muaj, pastaj gjetën strehim në Limoges. Djali tashmë ka një diplomë franceze në një shkollë profesionale. Ka punuar si kamarier për një kohë në një restorant dhe në të njëjtën kohë krijoi biznesin e tij të pastrimit të makinave. Pas njëmbëdhjetë vjetësh në Francë, ai aplikoi për shtetësi dhe u thirr për një test me gojë mbi historinë dhe kulturën franceze, dhe për fat të keq për të, ai dështoi. Ai kërkoi shpjegime dhe prefektura ia ktheu listën e pyetjeve që nuk kishte mundur t’i përgjigjej. Dhe rezulton se ato nuk ishin pyetje aq të lehta. Ai u pyet se ku janë Arromanche (një nga plazhet në Normandi) dhe Nouméa (në Kaledoninë e Re). Ai u pyet se kush ishte Edith Cresson, kryeministre e Francës në 1988, etj.” shkruhet në Le Parisien, e cila saktëson se i riu shqiptar i rritur në Francë flet frëngjisht pa të meta dhe se është aktiv në jetën e komunitetit lokal.

Gazeta u bëri të njëjtin test dy studentëve francezë, dy djem mësuesish: Ata nuk mund t’i përgjigjeshin gjysmës së pyetjeve të testit. Ata nuk e njihnin Edith Cresson dhe nuk e dinin se ku ishte Arromanche.

Një aplikim për nënshtetësinë franceze përfshin një intervistë në prefekturë, në të cilën kandidatëve u kërkohet të demonstrojnë njohuri për historinë dhe kulturën e Francës, si dhe të demonstrojnë asimilimin e tyre dhe aderimin ndaj vlerave të republikës franceze. Ndryshe nga shumë vende të tjera, nuk ka test me shkrim përkundrazi është një intervistë personale me një punonjës në prefekturë.

“Pas disa pyetjeve për historinë e Francës – të cilave i riu përgjigjet mire – Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Napoleoni, Marseillaise, pyetje rreth Limoges dhe Limousin intervista ndryshoi papritur në një seksion që prek jetën e tij private. Zyrtari më pyeti se cila ishte feja ime, çfarë mendoja për Karim Benzeman apo edhe nëse preferoja Francën apo Shqipërinë. Më vjen keq që nuk arrita ta filmoj intervistën”, thotë i riu shqiptar.

Antoine pohon gjithashtu se pyetjes për numrin e shteteve që janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk i është përgjigjur asnjëherë “110”, por “27”.

“Është e drejta e tyre të refuzojnë që të më natyralizojnë, por nuk mund të pranoj që gjëra të rreme janë shkruar në procesverbal dhe që më bëhen pyetje të paligjshme ose të padrejta”, argumenton ai.

Gazeta i ka shkuar deri në fund hetimit të rastit dhe ka parë se ka shumë mospërputhje në procesverbale. Gazetarët i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme për të Huajt në Francë (DGEF) dhe prefekturës Haute-Vienne por ata nuk kanë dhënë përgjigje.

“Përballë këtyre mospërputhjeve, të dy autoritetet nuk dhanë përgjigje. DGEF përfundimisht na ktheu në prefekturën Haute-Vienne. Me gjithë kërkesat tona të shumta, prefektura u mjaftua duke na kujtuar dekretin që përcaktonte kushtet e intervistës, duke shtuar se “nuk ishte provim. Nuk pritet as një pyetësor standard dhe as një pikë minimale dhe pyetjet e bëra, të cilat marrin parasysh gjendjen e aplikantit (niveli i arsimimit, situata social-profesionale, kohëzgjatja e qëndrimit në Francë), më së shpeshti u referohen elementeve të përfshira në broshurën e lartpërmendur”, ishte përgjigja për Le Parisien.

Antoine ka bërë ankim ndaj vendimit të prefekturës, organet kompetente kanë dy muaj kohë për të dhënë vendimin e tyre.

“Shefi im do që unë të marr përsipër restorantin ku kam punuar për pesë vjet. Por nuk bëhet fjalë që unë të hyj në borxh deri në një milion euro duke blerë biznesin vetëm me leje qëndrimi”, argumenton i riu 25-vjeçar.

Edhe reagimi qytetar ka qenë shumë i fortë. Është krijuar një grup i madh njerëzish që mbështesin hapat ligjorë që ka ndërmarrë i riu shqiptar për ta ankimuar çështjen te autoritetet.

“Nuk është e rastësishme, është arbitrare. Rastësisht ka shumë njerëz që nuk i kushtojnë vëmendje politikës së vendit”.

“Kjo tregon rrugën e përshkuar (në drejtimin e gabuar) nga Franca vitet e fundit për të gjitha çështjet e emigracionit”

“Si mund të skualifikohesh për fenë? Laicizmi garanton të drejtën e adhurimit, nuk ka përgjigje të gabuar pavarësisht se çfarë përgjigjesh.”

“Në thelb, agjentit nuk i pëlqente fytyra e tij ose kishte inat ndaj shqiptarëve (albanofobia, nëse është një fjalë e vërtetë, është goxha e zakonshme në Ministrinë e Brendshme) ndaj ajo donte që ai të merrte këmbët në rrogoz.”, janë disa nga reagimet e qytetarëve për mediat.

Ρolitikanët tentojn t’ia mbαthin me νalixhet plot me para, ndalohen nga policia (VIDEO)

Një sasi e madhe parash është sekuestruar nga policia në Gabon të Afrikës, pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin Ali Bongo.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë valixhe të mbushura plot me kartëmonedha frangash, dollarësh dhe eurosh, që supozohet se janë sekuestruar në banesën e presidentit Bongo.

Ky i fundit fitoi zgjedhjet me 64.2% të votave, megjithatë një grusht shteti i organizuar nga ushtria që tashmë ka marrë pushtetin, i deklaroi zgjedhjet si të manipuluara dhe e vendosi presidentin nën masën “arrest shtëpie”.

https://twitter.com/BiafranAirlines?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1697287895957094640%7Ctwgr%5E7a2428380343be34ecb3031a29f6056a8096cc61%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Fpolitikanet-tentojn-tia-mbathin-me-valixhet-plot-me-para-ndalohen-nga-policia-video%2F

U përρΙas nga treni, para se të νdiste të riut italian iu shfaq krγqi

Michael Zanera, është punëtori që humbi jetën bashkë me katër kolegë të tjerë pasi u përplas nga treni në zonën e Torinos. Ata po punonin në linjën Torino-Milan, midis Chivasso dhe Brandizzo, kur u përplasën nga një tren që udhëtonte me 160 kilometra në orë.

Ndërkohë pak orë para vdekjes, Michael Zanera kishte postuar një video në TikTok me një koment ku pretendonte se është shenjë nga Zoti. Teksa po bënte punën e tij, i riu me profesion saldator ishte përballur me një simbol, konkretisht kryqin.

Këtë i ndjeri e kishte publikuar në rrjetet sociale, duke pretenduar se Zoti po kërkon t’i dërgojë atij një mesazh.

“Është hera e parë që më ndodh kjo, teksa po lidhja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit i lutem çdo ditë sepse nuk është momenti i mirë për mua”, ka shkruar punëtori.

Ήiqej si punonjës i depoνe farmαceutike dhe vidhte ilaçe, e pëson keq 34-vjeçari

Zbardhen 2 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë ditëve të fundit, vihet në pranga autori i dyshuar, i cili prezantohej si punonjës i depove farmaceutike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farma”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi K. Xh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.

2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:
– Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Florian Marku e kthen në “trend”/ Godet një tjetër kυndërshtar dhe i jep mesαzhin e ρrerë: Këtu fol sa të duash, por të shtunën do të shohësh…

Florian Marku do rikthehet në ring pas disa muajve mungesë, për shkak të një dëmtimi. Boksieri shqiptar do ndeshet me irlandezin Dylan Moran këtë të shtunë, në Manchester, duke nisur nga ora 19:00.

Si Marku dhe Moran janë paraqitur për peshimet zyrtare para duelit, ndërsa takimi mes tyre nuk ka qenë edhe aq miqësor. Duke shkëmbyer fjalë, Marku ka shtyrë kundërshtarin.

“Tani fol sa të duash, të shtunën do dridhesh”, dëgjohet të thotë Marku. Lushnjari Marku do e ketë paraqitjen e 14-të në boksin profesionist, teksa ka 12 fitore, shtatë nga të cilat me KO dhe një barazim.

“Prej një viti 21 νjeçarja ngacmohej s…ksυαΙisht nga 68 vjeçari”, detaje të reja nga ρlagosja me thikë në Vaun e Dejës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 68 vjeçarit mbrëmjen e së enjtjes në fshatin Dejë, Vau i Dejës nga një 21 vjeçari.

21 vjeçarja në deklaratën e saj në polici ka theksuar se kishte një vit që ngacmohej nga 68 vjeçari Zef Paloka me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me njëri tjetrin.

Ndër të thera mësohet se 21 vjeçarja Nikoleta Zefi ka sqaruar se mbrëmjen e djeshme ndodhej jashtë banesës së saj kur sërish 68 vjeçari e ka ngacmuar, dhe në atë moment ajo është future në banesë ku ndodhej vetëm motra ka marrë thikën dhe ka qëlluar disa herë Palokën.

Sipas informacioneve kanë qenë edhe banorët e lagjes të cilët kanë qenë në dijeni të këtij konflikti mes 21 vjeçares dhe 68 vjeçarit pasi ky I fundit e ngaçmonte herë pas here.

Menjëherë pas ngjarjes 21 vjeçarja është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës ndërsa 68 vjeçari ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes.

V αjzα shqiρtare që u mαrtυa me një iηdiαn, ja çfarë ndοdh në ditën e dα smës…!!

Në një intervistë në ” Rreze dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra, e cila prej disa vjetësh jeton në Indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:

” Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte diçka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliwoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim e po ashtu edhe unë isha duke u marrë me disenjimet e mia si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që ia kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:

” Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte diçka për mua shumë e çuditshme, por edhe këtu bëmë dasmën me ritualet e fesë hindu’’, shprehet Elsa Nilaj.

Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:

” Fisi vjen te shtëpia 7 ditë, jeton aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është diçka shumë e gjatë. Edhe tri ditë duhet të vishësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej, por janë disa gjëra të veçanta që t’i veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato i kanë ato gjërat e veta, por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’, thotë ajo.

Më e veçanta është veshja e nuses me flori, për të cilën Elsa thotë që është gjëja e parë që bëjnë në Indi.

” Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë i thash nuk e përdor, por për atë ditë të dasmës unë do i vendosa nuk e kam problem, por të mos vijë keq mbrapa nuk do t’i vendos’’, thotë ajo.

Elsa jeton prej disa vjetësh në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj, i cili është një aktor Bolliwoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma, por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.

Çfarë po ndodh në Itali? Mαkinat e ροΙicisë ‘flυturojnë’ në ajër (VIDEO)

Në qytetin e Torinos në Itali po zhvillohen xhirimet e filmit “Fust and Furious X”, ku kanë tërhequr jo pak vëmendjen e qytetarëve.

Në video shihet një pjesë e sekuencës së xhirimeve, ku disa makina policie të cilat janë duke ecur përgjatë lumit “PO” fluturojnë në ajër të shtyrë nga pistonat.

Kujtojmë që “Fust and Furious” është një nga filmat më të ndjekur nga publiku në botë, si dhe më të vlerësuar.