Zbαrdhen detajet trόnditëse, ja si nisi zjarri që i mori jetën 113 dαsmorëve

Të paktë 113 njerëz humbën jetën dhe 150 të tjerë u lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një dasmë në veri të Irakut.

Pamje të reja të tragjedisë së ndodhur në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh, mbrëmjen e 26 shtatorit tregojnë se gjithçka nis pas vallëzimit të çiftit në pistën e një lokali luksoz ku fishekzjarret e ndezura për këtë moment i kanë vënë flakën tavanit të lokalit duke shkrumbuar më tej çdo gjë.

Autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”.

Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ato.

“Disa pjesë të tavanit ranë si pasojë e zjarrit, për shkak të materialit të lirë dhe tejet të djegshëm”, sipas autoriteteve.

Rania Waad, një mysafire në dasmë, e cila pësoi djegie në dorë, tha se ndërsa dhëndri dhe nusja “po vallëzonin dalëngadalë, fishekzjarrët filluan të preknin në tavan dhe se tërë sallën e mori flaka”.

“Ne nuk mund të shihnim asgjë. Na zihej fryma dhe nuk dinim si të dilnim jashtë sallës”, tha 17-vjeçarja.

Kaos në Nju Jork/ Stuhia kthen rrυgët në lυmenj, paraΙajmërohen përmbγtje

Qyteti i Nju Jorkut u godit nga një stuhi e fuqishme të premten herët në mëngjes. Rrugët dhe rrugët u kthyen në lumenj, rrugët për në aeroportin LaGuardia u mbyllen dhe disa stacione të metrosë së qytetit.

Sipas guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hohoul, në disa zona gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes ranë deri në 13 centimetra shi, ndërsa gjatë ditës pritej të binte deri në 18 centimetra. “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën,” tha ajo për NY1. Në fakt, në videot që qarkullojnë në X, ujërat e vrullshëm hynë edhe në autobusë dhe makina.

Vihet re se Autoriteti i Transportit Metropolitan, i cili është edhe menaxheri i linjave të metrosë dhe periferisë, ka këshilluar banorët e metropolit amerikan nëse mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Thuajse, pothuajse të gjitha linjat e metrosë u anuluan, u ridrejtuan ose funksionuan me vonesa, ndërsa dy nga tre linjat Metro-North ishin jashtë funksionit. Përmbytje u raportuan gjithashtu në Brooklyn dhe New Jersey.

Ndërkohë, më shumë se 8 milionë qytetarë kanë marrë paralajmërime për dukuritë e rënda të motit, për të kufizuar lëvizjet e tyre, por edhe për të treguar kujdes të veçantë. Edhe shërbimi amerikan i motit foli për një kërcënim të përmbytjeve në të gjithë Nju Jorkun.

Moti ekstrem pritet të prekë rreth 25,000,000 njerëz në të gjithë verilindjen e SHBA-së të premten, dhe zona e Nju Jorkut përballet me një rrezik “të moderuar” të nivelit 3 të përmbytjeve të shpejta, thanë ekspertët.

“Ne u bëjmë thirrje banorëve të Nju Jorkut të përgatiten për reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të mundshme gjatë të premtes dhe deri në mëngjesin e së shtunës,” tha Komisioneri i Menaxhimit të Emergjencave të Nju Jorkut Zach Iscol, duke shtuar se “të gjithë njujorkezët duhet të jenë të kujdesshëm”.

https://twitter.com/NYMag?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1707772922947866910%7Ctwgr%5E3c39190743e67aa8ae11c26e271eead100733551%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F09%2Fkaos-ne-nju-jork-stuhia-kthen-rruget-ne-lumenj-paralajmerohen-permbytje%2F

https://twitter.com/simonateba?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1707772035147989353%7Ctwgr%5E3c39190743e67aa8ae11c26e271eead100733551%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F09%2Fkaos-ne-nju-jork-stuhia-kthen-rruget-ne-lumenj-paralajmerohen-permbytje%2F

“Grindja ka nisur në bαnesë”, gazetarja e njohur zbuΙon detajet e bυjshme të vrasjes së shqiptares nga bυrri: Mbi 1 vit të ndarë, por jetonin…

Casterlfiorentino i Firences në Itali është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë ku një 35-vjeçare me origjinë shqiptare Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb nga bashkëshorti i saj.

Për të folur për këtë ngjarje tronditëse gazetarja Alba Kepi, e cila zbuloi disa detaje të reja.

Ajo tha se çifti përveçse kishin probleme dhe grindje të vazhdueshme, ata edhe ishin ndarë para një viti, por vazhdonin të jetonin bashkë.

“Dyshohet se vrasësi është bashkëshorti, pasi ai është zhdukur edhe pse po kërkohet. Ai kërkohet në të gjithë territorin e Toskanës dhe në të gjithë Italinë. Shkak për këtë krim mendohet të jetë xhelozia, grindjet që ky çift kishte prej kohësh. Fakti është se ata kishin mbi një vit që ishin ndarë, por vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, herë bashkëshorti vinte dhe herë nuk vinte në shtëpi, por asnjëherë nuk e kishte pranuar kërkesën e Klodianës për t’u ndarë”,-tha gazetarja.

Ajo shtoi se Kodiana është gruaja e psetë që është vrarë në Itali nga një i afërm pasi edhe në raste të tjera ato janë vrarë o bashkëshorti, o nga vëllai, o nga babai.

“thuhet se grindja ka nisur fillimisht në banesë, por për t’u ndier e sigurt ajo ka zbritur në rrugë dhe aty ka ndodhur gjithçka. Dëshmitarët e parë tregojnë se është një ekzekutim i menjëhershëm pasi plumbi e ka marrë menjëherë në fyt dhe pse janë përpjekur ta ndihmojnë nuk ia kanë dalë dot”,-tha gazetarja Alba Kepi.

EMRAT/ Kυsh janë anëtarët e familjes shqiptare që u kαpën me mbi 500 kg kokαinë në Selanik

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i një familjeje shqiptare në Greqi, pasi akuzohet se ishin të përfshirë në trafikun e kokainës.

Mësohet se në pranga ka rënë Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit, kreu i grupit, Lutmira Xhafaj 42 vjec, bashkëshortja e tij, si dhe dy nipat e 50-vjeçarit, Klevis Muskaj dhe Avelino Feimaj, të cilët u arrestuan në flagrancë duke drejtuar dy automjete ku kishte kokainë. Në banesën e çiftit u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke

Operacioni është zhvilluar dje rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht nga ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira. Drejtuesi i mjetit ishte 21-vjeçari Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë.

10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”, që drejtohej nga Feimaj. Në tentativë për t’u larguar, ky i fundit përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle.

Pas kontrolleve në shtëpinë e çiftit, u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

U kαp në shtëρinë e barit, 19-νjeçari shqiptar kërcen me ρantofla nëpër çati për të shρëtuar nga policia (Video)

Arrestimi i një shqiptari në Britaninë e Madhe është kthyer në kryefjalë për mediat vendase, për shkak të rrethanave në të cilat u krye.

Sipas Daily Mail, 19-vjeçari nga shqipëria u gjet duke punuar në një shtëpi bari, ndërsa sapo pa policinë, u përpoq të kapërcente çatinë i veshur me pantofla.

19-vjeçari doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë, e cila kishte ndërmarrë një aksion pas një informate se në banesë kultivohej kanabis.

I riu u detyrua të kalonte mbi çati për të shmangur arrestimin, por shumë shpejt u arrestua në një kopsht aty pranë.

Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Ëorcestershire, të cilat vlerësoheshin rreth 50,000 paund. Ata mundën të sekuestronin edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të kishin vlerën 1000 paund secila.

https://m.facebook.com/westmerciapolice/videos/1361202237813768/?ref=embed_video

“Jαm prej betoni dhe xhαmi…”! Postimet e fυndit të gruas që burri e vrau në rrugë

Një 35-vjeçare shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në Firence, Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të së enjtes.

Viktima është Klodiana Vefa, nënë të dy fëmijëve në proces divorci me burrin. Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë” shkruante në një postim në Instagram më 17 shtator.

“Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre” thuhej në një postim tjetër.

“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi” shkruante në një tjetër postim.

Dyshohet se autori i këtij krimi është bashkëshorti Alfred Vefa. Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere.

Aksident i ρazakontë në Fier, i moshuari ρërfundon me makinë mbi νarre

Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit.

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda ambienteve të varrezave.

Në drejtimin e mjetit ishte një i moshuar, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

‘’ Vrαpo, mami ka νdekur’’, thirrja rrëqethëse e vajzës së vogëΙ kur pa trυρin pa jetë të nënës

Vajza e vogël e Klodiana Vefës ishte dëshmitarja e parë e vrasjes së saj.

Fëmijët e gjetën trupin e së ëmës të vdekur në rrugë pranë banesës. Vajza kur pa nënën e saj të shtrirë përtokë i është drejtuar të vëllait me fjalët “Vrapo, mami ka vdekur”.

Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences.

Ajo kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç. Prej disa kohësh ishte në Itali dhe kishte një leje qëndrimi të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku është qëlluar me një plumb në kokë. Dyshimet janë se autori i ngarjes është ish-bashëshorti saj, Alfred Vefa.

Baba për herë të parë në moshën 59-vjeçare/ Rrëfehet eρidemiologu shqiptar: Nga gruaja e ρarë u diνorcova sepse…

Mjeku shqiptar Skënder Murtezani i cili është bërë baba në moshën 59-vjeçare, ka qenë në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, ku tregoi emocionet dhe eksperiencën e tij.

Ai jeton në Amerikë, ku ushtron edhe profesionin e tij si epidemiolog. I pyetur se pse mori vendimin që të bëhej baba në një moshë kaq të vonshme, Skënder Murtezani u shpreh se në martesën e parë nuk patën fëmijë sepse ish-bashkëshortja e tij nuk dëshironte. Ajo ishte e kënaqur me jetën që bënte dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse u ndanë. Epidemiologu shprehet se ka një respekt të madh për të, por ai duhet të vazhdonte jetën që dëshironte, të krijonte një familje me fëmijë.

Epidemiologu tregon se pasi u nda, u njoh me Linditën nga Korça, të cilët u martua dhe kanë sjellë në jetë një djalë i quajtur Bersantin.

“Linda kishte një lindje të vështirë, por të vlefshme për të dy ne, jemi lidhur shumë me Bersantin dhe është shumë i veçantë. Ndoshta kam bërë të mira në këtë jetë, që Zoti ma solli në jetë fëmijë të tillë dhe i uroj shumë shëndet. Të gjitha sukseset që kam pasur qoftë në sport kur isha i ri, pastaj më vonë me profesionin, me masterin që mora, isha entuziast por 50% u plotësova, por lindja e djalit plotësoi dhe 50% tjetër, që ishte një gjë shumë e madhe. Inkurajoj të gjithë që të mos e mendojnë dy herë njerëzit të lindin fëmijë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është i shqetësuar se çfarë do ndodhë me fëmijën pas 10-20 vitesh kur ai të moshohet, doktori shprehet se çdo fëmijë e ka fatin e vetë dhe nuk duhet nisur me këtë ide. Madje ai është tepër aktiv me sportin dhe përpiqet të kujdeset mirë për veten e tij që të jetë në gjendje të merret me të birin dhe të jetë në formë.

Jeni kυrioz ta shihni kush është? Këngëtarja e fαmshme zbυlon fγtyrën e “Aldo Morning Show”

Të gjithë e njohin si zëri misterioz që na shoqëron çdo mëngjes në emisionin në TvKlan, “Aldo Morning Show”. Ndërkohë që shumë pak mund të dihet për jetën e tij private, nga personazhi që fshihet misteriozisht pas mikrofonit të mëngjesit e që arrin të nxjerrë sekretet e shqiptarëve që telefonojnë.

Aldon Lipe fshihet ngado për të mos e zbuluar fytyrën, por me zhvillimin e teknologjisë e aksesit të lehtë në internet, po e gjen të pamundur.

Së fundmi është “ thyerë akulli” dhe ka qenë një nga pjesëtarët e stafit i cili ka filmuar Aldon, jo vetëm zërin e tij, por dhe fytyrën duke shuar kështu kureshtjen e mijëra shqiptarëve se si duket moderatori i cili i zgjon me zërin e tij çdo mëngjes.

Gjithashtu, edhe këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila ka qenë e ftuara e ditës së sotme në “ Aldo Morning Show” ka publikuar momentin kur iu bashkua studios lëvizëse së moderatorit, risi kjo e këtij sezoni, si dhe nuk ka nguruar të shprehë emocionet dhe kënaqësinë nga kjo intervistë.

“#AldoMorningShow super program dhe risi ne Shqiperi, une u kenaqa aq shume sa çanten e mora ne shpine”, shkruan Orgesa.