DjaIi nga Kukësi: Si e k.αρα në d υsh dύke b. ërë gjënë më të uΙët, gati e vr ava

Një djalë tregon se e ka kaput “mat” të dashurën e tij duke folur në dush me një tjetër. Djali thotë se nga tronditja e fortë ka qenë në limitet e vetëpërmbajtjes. Kjo është historia e rrëfyer .

“Kam qenë gati duke bërë një gomarllëk. Kam qenë gati duke lyer duart me gj.ak…

Përshëndetje të gjithëve. Jam një 34-vjeëar kuksian, që jeton në emigracion. Këtu jam njohur prej 3 muajsh me një vajzë kosovare. E nisëm shumë shpejt bashkëjetesën, sepse të dy nuk i kemi familjet këtu.

Ajo është një vajzë e bukur dhe të gjithë e shohin. Por s’kam qenë kurrë xheloz, përkundrazi më pëlqen që gjënë e bukur ta kem unë.

Ama atë natë ndodhi hataja krejt. Futet në banjë për të bërë dush kjo. E thashë po i bëj surprizë po shkoj e lahem me të.

Kur e kap brenda kabinës së dushit me telefon në dorë e fliste me dikë tjetër në kamera. Një jevg andej nga anët e saja.

E kap kapur për flokësh, Zoti e di si nuk më mbeti në duar.

Jam ndjerë super i poshtëruar. Ajo qante, e kërkonte falje…Por unë akoma nuk e kam kaluar atë tronditje.

Normal nuk jetoj më me të dhe nuk dua t’ja dëgjoj as emrin. Por kam marrë tm.err prej femrave tani.

Si mundet një femër të të bëjë një gjë kaq të ulët brenda murëve të shtëpisë??? Më lutet të kthehet, por edhe pse e ndjeja e kam ndarë mendjen…”, shkruan ai.

Nυsja nga Korça: E kα.m ραre b. υrrin dυke… në dhomën e gjυmit

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Vilma, një grua e cila prej vitesh është dh.un.uar nga burri dhe familja e tij.

Ajo ka duruar çdo ofendim dhe sharje nga ata dhe sërish nuk ka nxjerrë zë.

Një gjë që e ka mërzitur dhe lene pa fjale më tepër, është momenti kur e ka kapur burrin me një femër tjetër duke e tradhëtuar në dhomën e saj të gjumit.

Ishte një zhgënjim i madh për të, por sërish heshti, nuk dëshironte që familja e saj të dëmtohej.

Ardit Gjebrea: Pse nuk divorcoheshe?

Vilma: Kam pasur shumë arsye të forta për t’u divorcuar. Kur kam pasur çunin 1 vit e gjysmë, e kam gjetur bashkëshortin me dikë që më tradhëtonte. Ka qenë një skenë e paparë. I pashë me sytë e mi në dhomën time të gjumit.

Ardit Gjebre: Si reaguan ata?

Vilma: Nuk reaguan fare, as unë nuk reagova, vetëm kaq thashë si ka mundësi dhe kam ikur. Jam një tip që më shumë mbuloj të tjerët sesa veten time dhe i thashë jo se do të ta fal, por po e bëj për hatër të djalit dhe po hesht. Këtë histori ja tregoj mamit dhe mami më thotë merre çunin dhe hajde. Unë i thashë që kur doja të kthehesha ti nuk pranoje, kështu që tani unë do ta vuaj në vetëvete dhe unë do rrij këtu.

Ardit Gjebrea: Mamit ia tregove se me kë ishte bashkëshorti?

Vilma: Po dhe nuk e prishte, ngeli shumë e befasuar, por i jam përgjëruar unë që të mos bëjë asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Kjo gjë nuk është diskutuar më kurrë?

Vilma: Kur më shante dhe ofendonte bashkëshorti, i thoja të paktën unë nuk kam bërë këto gjëra që ke berë ti dhe ai më krenari më thoshte, më lumtë mirë kam bërë. Kur bëri djali 3 vjeç, kam lindur vajzën. Ishim 14 veta në shtëpi që jetonim. Motra me bashkëshortin dhe fëmijët, unë, kunati i vogël, kunata dhe dy prindërit e ish-burrit.

ZbυΙoi ράtaten 2 kg e 210 gr, fermeri nga Kukësi: Të nëntë fëmijët i kam..

Një patate gjigante me peshë 2 kg e 210 gr është zbuluar në Shishtavec. Fermeri Jelen Hoxha ka treguar se u surprizua kur në tokat e Kukësit gjeti pataten e madhe.

Ai zbuloi se është kujdesur çdo vit njësoj, por kjo patate ishte e rrallë.

Edhe pse pensionist, Jeleni vazhdon të punojë pa ndalim, duke edukuar fëmijët dhe nipërit. Ai tha se ka 9 fëmijë, shumica prej të cilëve jetojnë jashtë vendit.

E kemi shkulur me makinë dhe na bëri kurioz. Aty në fshat kemi një lokal dhe kush gjen pataten më të madhe keni një stimul prej 10 mijë lekësh.

Edhe në përfundim kur gjeta pataten e madhe u habitëm. Neve në fakt e kemi pasur kultivimin e patates si kulturë ndër breza. Tani jam bërë i famshëm me këtë patate deri në Amerikë. Unë i kam bërë shërbim si në të gjitha vitet e tjera, edhe këtë vit, por zoti e di. Nuk ka asnjë stimulim, është bio.

Në punë do lodhesh, do çlodhesh. Unë kam 9 fëmijë. Më të mëdhajat kam dy vajzat të martuara në Angli, kam djalin në Amerikë. Kam vajzën në fakultet në Bullgari për psikologe. Kam edhe djalin që do të shkoj në ndonjë shkollë profesionale, sipas dëshirës së tij”, u shpreh fermeri.

Këmbimi υαlutor/ Me sa bΙihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 95.5 lekë dhe shitet me 96.4 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 107.8 lekë dhe do shitet me 108.6 lekë.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 120.6 lekë dhe do shitet me 121.6 lekë.

“Dυa të iki” – Rikja shρërthen në lot pas debαtit me Meritonin: Ta tregoj unë bυrrërinë, do të vesh me fustan

“Dua të iki”/ Rikja shpërthen në lot pas debatit me Meritonin:

“Ta tregoj unë burrërinë, do të vesh me fustan”, degjohet t’i thote ajo Meritonit.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b3c9e58e-11b4-43ae-93e9-5c693c3eaa97&ig_mid=46C9408C-96B4-4336-8FB2-EE1FA0949B93

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 2 Mars 2024

Dashi

Pritet qe marrëdhënia juaj ne çift te ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Ka ardhur koha t’i shprehni me tepër ato qe ndjeni dhe te përkujdeseni me tepër për partnerin. Beqaret me ne fund do e gjejnë personin qe i kishte bere te ëndërronin aq shume dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar duhet te mos merrni hua dhe te riorganizoni buxhetin.

Demi

Do keni shume besim tek partneri juaj sot, por ne mbrëmje do zhgënjeheni mjaft nga ai dhe do ndiheni keq. Beqaret edhe pse nuk do e gjejnë princin e tyre te kaltër nuk do mërziten aspak. Se bashku me miqtë do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Ne planin financiar situata do jete mjaft e stabilizuar. Do vazhdoni t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te ardhurat.

Binjaket

Venusi do iu mbështesë sot ne çështjet e zemrës. Do e kuptoni se e keni lënë pas dore partnerin tuaj dhe do mundoheni te “shlyeni” gabimet e bëra. Beqaret nuk duhet te sforcohen shume për te krijuar një lidhje, por t’ia lënë çdo gjë kohës. Ekuilibri financiar nuk do ketë probleme nëse ju shpenzoni aq sa ua mban xhepi dhe kujdeseni për te ardhurat.

Gaforrja

Te gjithë planetët do ndikojnë sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj çdo gjë do jete e mundur. Nëse bëni pak me tepër lëshime ndaj partnerit ambienti do ngrohet me shume sesa mendonit. Për beqaret priten takime mjaft emocionuese te cilat do mund t’ua ndryshojnë jetën. Situata financiare do jete me e mire se kohet e fundit, por gjithsesi nuk duhet ta teproni me shpenzimet.

Luani

Ekuilibri do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me partnerin dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Për beqaret do ketë jo vetëm takime, por edhe dashuri me shikim te pare. Shfrytëzojeni ditën sa me shume qe te mundeni. Financat do kenë tronditje për shkak te pamaturisë qe keni treguar kohet e fundit.

Virgjeresha

Venusi dhe Marsi do ua bëjnë jetën ne çift edhe me te bukur gjate kësaj dite. Duke qene se te dy janë planet e ndjenjave, mbrëmja do jete edhe me e nxehte dhe emocionuese. Dashuroni ashtu si ta ndjeni. Beqaret duhet t’i mbajnë këmbët ne toke dhe te mos besojnë premtimet e pabaze te disa personave. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Peshorja

Dite përgjithësisht e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Do filloni te bëni edhe projekte ne çift ne mënyrë qe te siguroni një te ardhme te ndritur se bashku. Beqaret do kenë disa ndryshime ne jetën sentimentale, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar tregohuni sa me vigjilent dhe mos kryeni shpenzime vetëm për t’ia bere qejfin vetes.

Akrepi

Gjate kësaj dite do keni me shume nevoje për pavarësi ne çift. Flisni me partnerin tuaj për ketë gjë dhe mos merrni vendime te nxituara. Nga ana tjetër shmangni edhe gënjeshtrat sepse ato do e ndërlikojnë mjaft situatën. Beqaret do bëjnë çdo lëvizje te mundshme për te gjetur personin ideal. Financat fatmirësisht do jene gjithë kohës te mbrojtura, prandaj nuk priten probleme.

Shigjetari

Dite mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e thelloni edhe me tepër bashkëpunimin ne çift dhe nga ana tjetër do kaloni momente te paharrueshme. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te pranojnë çdo lloj ftese. Financat duhen menaxhuar me kujdes. Mos rrezikoni as duke shpenzuar shume dhe as duke dhënë hua.

Bricjapi

Ne krahët tuaja partneri do ndihet si ne ëndërr sot dhe do ua shprehe pa pushim ndjenjat. Ambienti do jete gjithë kohës i nxehte dhe mjaft sensual. Beqaret do kenë me te vërtetë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje jetën. Jupiteri do jete planeti qe do iu sjelle fat ne planin financiar dhe do iu ndihmoje ta përmirësoni buxhetin sa hap e mbyll sytë.

Ujori

Edhe pse nuk do keni shume kohe për t’ia kushtuar partnerit tuaj, duhet te flisni me te dhe t’ia sqaroni situatën. Vetëm ne këtë mënyrë ai do iu kuptoje dhe nuk do mërzitet. Beqaret do kenë dëshire vetëm te përjetojnë emocione, kështu qe nuk ka rëndësi edhe nëse fillojnë thjesht një aventure. Ne planin financiar situata do përmirësohet fale disa projekteve te rëndësishme qe do përmbyllni.

Peshqit

Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe do arrini t’i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te mos mbyllen ne vetvete, por te dalin me miqtë dhe te njohin persona te rinj. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe nuk do lodheni derisa ta gjeni zgjidhjen e duhur. Situata do jete e qete.

Vjehrri υret dhëndrin dhe më ρas i jep fυnd jetës

Një tragjedi familjare ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku një 64-vjeçar vrau dhëndrin e tij 39-vjeçar dhe më pas veten.

Sipas informacioneve, 64-vjeçari ka qëlluar dy herë dhëndrin e tij dhe më pas ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës.

Ky është krimi i dytë i ngjashëm që ka ndodhur kohët e fundit, pasi më 24 shkurt,

një 69-vjeçar qëlloi me armë zjarri dhe vrau dhëndrin e tij 57-vjeçar në vendin fqinj.

Kush e qëlloi babain? Ρritet eksρertiza balistike. Fotoja nga ρolicia me Hygertën duke haρur υarrin e të atit, një veρrim ma*abër

Për krimin më makabër në Shqipëri në vitet e fundit, në burg janë tre fëmijët, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta. Ata janë në qeli për vrasjen e babait dhe bashkëpunimin në fshehjen dhe groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë.

Nëna e tyre Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Ajo pretendon se burri e ka dhunuar gjatë gjithë kohës, ndërsa fëmijët flasin për një baba autoritar ku duhej të bëhej vetëm siç ai thoshte.

Vajza e madhe, Bedra e cila ishte në të njëjtën linjë kur e quan babain autoritar. Vajza e cila është shtatzënë, po qëndron në shtëpinë e gjyshërve së bashku me nënën e saj.

Hetuesit e Durrësit janë në pritje të ekspertizës balistike nga laboratori shkencor në Tiranë, për armën e krimit që i mori jetën Pëllumbit më 10 shkurt, me tre plumba. Kjo provë dhe ballafaqimi i dëshmive, pritet të çojnë Prokurorinë drejt autorit që ka shtënë me armë ndaj 50-vjeçarit në Shënvlash, në kushtet kur vajza dhe djali i madh i kanë ndryshuar disa herë dëshmitë, se cili mes të dyve qëlloi me pistoletë.

Në telefonat e qytetarëve po qarkullon një pamje filmike që tregon studenten 19-vjeçare, Hygerta Meta me lopatë në dorë, duke hapur varrin e të atit, ndërkohë që policët filmojnë me celular. Një veprim makabër, që vajzës mund ti ketë sjellë pasoja për gjithë jetën.

Rrezik për një tjetër shρërthim? Mbërrin në magazinën në Lushnjë njësia anti-eksρloziυ, dγshohet se…

Disa orë pas shpërthimit shkatërrues, në vendin e ngjarjes ka mbërritur njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën.

Kjo vjen pasi një bombël oksigjeni ka shpërthyer në momentin e ngjarjes së rëndë, ndërsa një tjetër dyshohet se ende nuk ka shpërthyer. Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim.

Ata po kontrollojnë zonën e magazinës, tashmë të shkatërruar totalisht.

Shpërthimi fatal ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë. Në vinç ndodheshin babai Roland Hoxha bashkë me djalin Elidion, të cilët humbën jetën brenda pak orësh.

Të plagosur kanë mbetur 8 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës. Objekti ishte në pronësi të deputetit socialist.

Ky është Roland Hoxha, hυmbi jetën nga shρërthimi bashkë me djalin që sapo ishte kthγer nga emigrimi

Personi në foto është Roland Hoxha, vinçieri i cili humbi jetën sot teksa punonte në një kapanon në ndërtim në Lushnjë

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Elidion Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

Dyshohet se një bombol oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Elidion humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.