Ήυmbën jetën në shρërthimin në Lushnje, i afërmi i viktimave rrëqeth me fjalët: Sot ishte dita e tyre e parë e ρυnës, sapo ishin kthγer nga…

I afërmi i viktimave babë e birë në një intervistë televizive shpreh se Roland Verçani dhe i biri sot kishin filluar punë në kapanon të Lushnjes.

Ai theksoi se i riu sapo ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në emigrim.

Mes tjerash ai shtoi se Rolandi ishte baba i tre fëmijëve, ndërkohë që dhe më parë bënte të njëjtën punë pra me vinç.

“Janë kushërinjt tonë, Landin e kemi fis. Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin. Punonte me kamion me vinç. Landi ka dy çuna dhe një gocë. Landi ishte 55 vjeç. Çuni ka qenë në Itali, djali kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga emigrimi. Punonin, mirë e kishin gjendjen ekonomike”-tha ai.

‘Një i ραnjohur hynte nga ρenxherja e shtëρisë’! Motra e Pëllumb Metës hedh akυza ndaj kunatës për trάdhti: Nëna e pa dhe ajo e mbγti!

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka hedhur akuza ndaj kunatës së saj, Blerina Meta se ka tradhtuar vëllain e saj, si edhe u ka vrarë nënën.

Në News24, ajo ka deklaruar se fqinjët e çiftit kanë parë një person të panjohur duke hyrë nga dritarja e banesës së 50-vjeçarit, kur ky i fundit ndodhej emigrant në Itali.

Sipas saj, kjo tradhti është zbuluar nga nëna e tyre, e cila jetonte në një banesë, ndaj Blerina Meta e ka mbytur.

“Kur ishte vëllai në Itali këta kanë parë një person lart e poshtë, të huaj. Pyesnin kush është ky që hyn e del. E kanë parë tek penxherja e vëllait tim. Nëna ime e ka nuhatur dhe ajo i ka marrë jetën nënës sime. Ajo është monstër, duhet të japë llogari dhe të nxjerrë të vërtetën.

Kam dyshime të forta që edhe nënën ma ka mbytur. Si vdiq nëna tak fak, ishte në pazar erdhi në shtëpi, e paketoi e vendosi pas sobës. Erdhi prej pazarit të Durrësit dhe tha hajdeni se është nëna sëmurë, kur erdhi e gjetëm nënën të paketuar. Kam dyshuar që në atë kohë, unë isha në kurbet, s’kam marrë pjesë në varrim sepse isha pa letra. Të gjithë kanë ngritur dyshime”, tha Lutfie Muka.

“Merma jetën o Zot”/ E afërmja e υiktimës së ngjarjes në Lυshnjë shρërthen në Ιot

Lushnja është tronditur mesditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm që i mori jetën një personi.

Fillimisht në spitalin qëndror të qytetit kanë mbërritur edhe të plagosurit, pjesë e tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

E afërmja e viktimës ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit.

“Merma jetën o Zot”, dëgjohet në video e afërmja e viktimës teksa mbahet në këmbë nga dy persona.

E denoncoi për ρërdh* nim/ 49-vjeçari përplas për υdekje gruan e tij, më ρas i shk*Ι zemrën

Mjë ngjarje tronditëse është regjistruar në Brazil ku një burrë 49-vjeçar ka vrarë gruan e tij.

Mësohet se bashkëshorti ka goditur në fillim gruan me makinë dhë më pas i ka shkulur zemrën. Sipas mediave vendase, katër orë para vrasjes brutale, viktima Milena Dandas Beretta Nistarda kishte denoncuar për përdhunim autorin, Marcelo Nistarda Antoniassi.

Policia arrestoi autorin në qytetin Tua në veriperëndim të Sao Paulos. Sipas informacioneve, autori ka pranuar menjëherë aktin e tij dhe ka kërkuar që të vritet. Mirëpo, kur u dërgua në komisariat, ai nuk pranoi të jepte përgjigje për krimin.

Ankesa që dyshohet se shkaktoi tërbimin vrastar të agresorit është bërë në orën 21:30 të së hënës mbrëma me vrasjen e kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës. Mësohet se 53-vjeçarja i tha policisë se burri i saj e mbante të burgosur në shtëpinë e saj dhe e detyronte të bënte seks me të pavarësisht refuzimit të saj.

Çifti ishte martuar 29 vite më parë dhe kishin një djalë ndërsa ku autori kishte një vajzë nga një lidhje tjetër. Abuzimi i 53-vjeçarit mësohet se është bërë më intensiv kur dy fëmijët janë larguar nga shtëpia disa muaj më parë.

“Babi po të υret”/ Ngjαrje tronditëse në Greqi, υjehrri υret dhëndrin në sy të të bijës dhe niρit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku një 39-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri përpara banesës, nga vjehrri.

Ky i fundit, menjëherë pas krimit, i ka dhënë fund jetës.

E gjithë skena është parë nga ballkoni i banesës nga vajza dhe ish-gruaja e autorit, si dhe nipi i tij i mitur. Referuar mediave greke, dyshohet se shkak për këtë krim është bërë divorci që autori kishte marrë nga gruaja e tij, e cila kohët e fundit kishte shkuar të jetonte në banesën e të bijës dhe dhëndrit, që mbeti viktimë.

Autori kishte udhëtuar nga Selaniku drejt Athinës, ku pasi kishte pritur disa minuta jashtë derës, në momentin kur dhëndri kishte dalë për të dërguar në kopsht të birin, e ka qëlluar atë më armë.

“Stelio, futu brenda, do të të vrasë”, ka bërtitur e shoqja e tij, pasi ka parë të atin me armë, por çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt.

Skenën e tmerrit e ka parë edhe vogëlushi i çiftit, i cili i ka thënë të ëmës se një ‘burri i keq, i vrau babanë’.

“Urgjent të αrmatoset Shqipëria e Kosova”, anaΙisti i njohur ngre aΙarmin: Rυsia do të…

“Mbrojtje gjithëpërfshirëse” është koncepti i ri në të cilin është duke punuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës. Ajo është ende në fazën e hartimit, por përbën prioritet kryesor për këtë ministri.

Analisti nga Kosova Ylli Hoxha tha në një intervistë televizive se Rusia kërkon të sulmojë në Ballkan përmes Serbisë, ndaj Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të humbin kohë për t’u armatosur.

Sipas tij, ky ishte edhe paralajmërimi që bëri në Tiranë dy ditë më parë president i Ukrainës, i cili kërkoi mobilizim më të madh ushtarak të rajonit për të qenë të përgatitur për një sfidë të mundshme.

“Që nga ‘Banjska’ trupat e NATO-s në Kosovë janë 4-fishuar, që tregon për riskun potencial që Serbia duke qenë vazhdimësi e politikës së Putin në Ballkan, të hapë një konflikt me Kosovën. Është mirë që Kosova të fillojë përgatitjet e veta dhe të njëjtë gjë duhet ta bëjë edhe Shqipëria. Vetë Zelensky paralajmëroi mundësinë e një plani real të Rusisë për të nisur konflikt në Ballkan duke apeluar për mobilizim shumë më të madh në Ballkan për t’u përgatitur për një sfidë shumë më të madhe që mund të na paraqitet”, tha analisti.

E la bυrri pas krimit në famiΙje, “zbërthehet” vajza e madhe e Pëllυmb Metës në ρolici

Vajza e madhe e familjes së Pëllumb Metës, i vrarë dhe groposur në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij në Durrës, ka deklaruar para hetuesve se babai ishte autoritar.

Bedra, e martuar, ka qëndruar me një linjë me deklaratat e pjesëtareve të familjes së saj lidhur me sherret e herëpashershme në familjen e tyre. Që në krye të herës ajo ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe e ka marrë vesh këtë kur ngjarja është bërë publike.

Por ajo ka deklaruar gjithashtu se babai i tyre ka qenë njeri autoritarist dhe kërkonte që çdo gjë në familje të bëhej si thonte ai. Ajo po qëndron te shtëpia e gjyshërve të saj ku gjendet dhe e ëma, në Gjorm të Laçit.

Ndërkohë lidhur me vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës në Shën Vlash të Durrësit, bëhet e ditur se pritet të vijnë rezultatet e ekspertizës balistike nga loboratori shkencor në Tiranë për armën e krimit. Ajo është një pistoletë mod-54 ose siç njihet ndryshe TT.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se përveç intervistave të kryera deri tashti, ku janë dokumentuar ato të familjarëve të viktimës(dy djemve, dy vajzave, bashkëshortes dhe 3 pjesëtareve të familjes Qatja që kërkonin të bënin shkesi me Metët) do të kryhen edhe disa veprime të tjera praktike për ta plotësuar dosjen hetimore.

3 fëmijët, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, u lanë në burg nga gjykata e Durrësit në 26 shkurt nën akuzën e vrasjes së të atit.

“Kam ραrë Erjola Doçin duke bërë s**s”- Roza Lati befason me dekΙaratën për moderatoren

Moderatorja, Roza Lati ka habitur me deklaratën e saj teksa u ka rrëfyer banorëve të Big Brother Vip, se ka parë prezantuesin Erjola Doçi duke bërë seks.

Roza Lati u shpreh se ka parë Erjolën në ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ishte e zhveshur, ndërsa kërkoi nga banorët e tjerë t’i interpretonin ëndrrën.

“Nuk e pashë vetëm unë, por e panë edhe shumë veta të tjerë në ëndrrën time”, tha ajo.

Ndërsa aktori Jul Deda iu drejtua se “mos të ka shkuar mendja ty?”, diçka që u mohua nga moderatorja.

Biseda:

Roza: Kam parë në ëndërr Erjolën duke bërë seks. Lakuriq. Nuk ishim këtu… Ça do të thotë në ëndërr ku je duke bërë seks?

Juli: Mendoj se të ka shkuar mendja ty

Roza: Nuk është fare kështu

Juli: Nuk është fare kështu, po është e vërtetë

Advertisements

Egla: Marrëdhënia në ëndërr është siklet

Roza: Nuk e pashë vetëm unë, por e panë edhe shumë veta të tjerë në ëndrrën time

Motra e Pëllυmb Metës bën dekΙaratën tronditëse: Blerina është monstër, ajo mund të ketë υrarë edhe nënën time

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka folur në lidhje me vrasjen e vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhej me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.

Motra e Pëllumbit, ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim.

Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të.

Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët.

Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna”.

Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit.

Motra e Pëllumb Metës, deklaroi se Blerina ua nxiu jetën prindërve të saj.

Sipas saj, Blerina nuk i ka shërbyer aspak babait të saj, aq sa i ati i saj është detyruar që të largohet nga banesa.

Advertisements

Më tej, ajo tha se Blerina ngjan me nënën e saj, e cila akuzohej se ka vrarë vjehrrën e saj.

“Blerina ishte një monstër, që detyroi babanë tim të ikte nga shtëpia. Nuk ia lante njëherë rrobat siç ishte për t’u larë. Babai im ka bërë kasolle, që të mos jetonte me të. Blerina ua nxiu jetën prindërve të mi. Ajo është monstër. Duhet të japë llogari për së paku 1 javë. Edhe nënën besoj se ajo ma ka mbytur.

Ndoshta ajo ua ka nxjerrë të keqen prindërve të mi, për shkak se ka qenë e pakënaqur, që prindërit e saj e kanë martuar me shkuesi. E ëma e Blerinës ngjante me të. Nuk shfaqin as pendesa se janë me probleme. Edhe arma që u gjet nuk është e Pëllumbit. Ajo është mësuesja e krimit, ajo është për t’u dënuar për shumë vepra, mori në qafë dhe kalamajt”, deklaroi motra e Pëllumb Metës.

Motra e Pëllumb Metës, i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj.

“Duke e ditur se çfarë sjellje kishte djali i madh. Në Europë nuk është fushë me lule, për çdo gjë do mund. Ai ishte mësuar me luks. Duke ditur se me ça merrej djali, ca pinte, direkt më shkoi mendja aty. Te djali më shkoi mendja, ai pinte drogë. Nuk donte të punonte. S’e di se ku i gjente lekët. I gjetëm shoferë kamioni, por nuk pranoi se iu duk rroga e vogël. Babai i kërkonte llogari fëmijëve, kjo nuk është bullizim. Jam shokuar. Nuk mundesha ta besoja. Isha jashtë, s’më treguan si fillim. Kemi qenë në shok total. Kur erdha e mësova. Nuk u lejonte që të shkoja te shtëpia. Kam shkuar një ditë më pas. Çfarë të shihja, (qan). Çështja duhet të hetohet deri në pikë të fundit, pse e kanë lënë nënën e vetë të lirë? Si mundet! Është e pamundur, një femër, Hygerta, aq e brishtë, s’ka mundësi që të bëjë të tilla krime një person me libra në dorë. Unë them s’e ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim. Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri. Nuk e kam parë fare Blerinën. Djali i xhaxhait më tha; Bëhu e fortë, është gjetur i vdekur. Me Blerinën nuk jam parë, se ka qenë në polici. Dje kemi mësuar diçka të re për vajzën e madhe. Që kur e kam parë atje, se ka lidhje me njëra-tjetrën. Edhe kur vdiq baba, ka ndenjur 5 javë në spital. Ka ardhur vetëm Amarildo dhe vëllai. E ëma ka ngulur këmbë që vajza mos të merrte pjesë në varrim, ajo ka ardhur nga krushqia me zor në varrim”, tha ajo për News 24.

Do ρrodhojmë armë për Ukrainën? Eksperti Karamuço zbardh ρrapaskenat e bujshme: Rusët e dinin planin e Shqiρërisë, erdhën në Uzinën e Gramshit për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se rusët që tentuan të hynin në Uzinën e Gramshit një vit më parë, ishin dërguar për të marrë informacione dhe për t’ia dërguar organeve inteligjente ruse.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Karamuço u shpreh se ata do të tregonin se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vizita e atyre tre personave që u kapën në Gramsh, unë e kam thënë në atë kohë, që ata erdhën për të parë dhe për të dërguar informacione në organet inteligjente ruse, se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

Rusët erdhen në Shqipëri për të parë nga afër çfarë bazash dhe teknologjie ne mund të rivëmë nëfunksjon. Pavarësisht se si do të trajtohet kjo çeshtje, ata kanë ardhur për këtë qëllim. Pas një viti ne marrim vesh se Shqipëria ka një plan të tillë dhe ky plan është ditur nga agjencitë inteligjente ruse. Në momentin që Shqipëria fuqwizohet, prodhon predha, armë, në bashkëpunim me NATO-n dhe në ndihmë për Ukrainën, Rusia nuk do të rrijë e qetë. Ata na e kanë dhënë një paralajmërim për këtë. Ne kemi dy uzina mekanike, e Poliçanit dhe Gramshit, nga 1962 kane prodhura arne, automatike, mina”, theksoi ai.