Ngjarje e rëndë/Nëna bashkë me ραrtnerin e saj tortυron djalin 12-vjeç, e dhυnoi dhe më pas e futi në koliben e qenit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Austri ku një, ku një djalë dymbëdhjetë vjeçar, u torturua nga nëna e tij dhe partneri i saj për disa muaj, ndërsa ata e rrahën, i lidhën gojën dhe e mbyllën në një kolibe qensh.

Sipas Spiegel, të dy po përballen me ligjin,

Në një gjykatë austriake, ka nisur një proces gjyqësor për një rast të abuzimit të rëndë të fëmijëve. Të akuzuarit janë nëna 33-vjeçare e fëmijës dhe një partner i saj 40-vjeçar.

Advertisements

Ata akuzohen se e kanë torturuar djalin prej disa muajsh, ndërsa krahas krimeve të tjera, nëna akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.

Sipas aktakuzës, nëna dyshohet se ka abuzuar me djalin e saj dymbëdhjetë vjeçar nga shtatori deri në nëntor 2022.

Ajo dyshohet se e ka lidhur, e ka rrahur dhe i ka zënë gojën.

Ajo thuhet se e mbylli atë në një kolibe qensh, e lau me ujë të ftohtë dhe më pas hapi dritaren për disa orë. Fëmija i dobësuar rëndë, sipas prokurorit, është lutur për ushqim, por nëna ka qëndruar “krejt e palëkundur”.

Sipas informacioneve, fëmija ka shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e një punonjësi social. Në atë kohë, në nëntor 2022, temperatura e trupit të tij ishte pak më shumë se 27 gradë Celsius.

Sipas prokurorit, fëmijës i është kërcënuar rëndë jeta. Dyshohet se e akuzuara me veprimet e saj ka kërkuar ta nënshtrojë fëmijën.

Gjykimi, pas të cilit do të ndërmerren veprime,pritet të zgjasë tre ditë.

Doje t’më jeρje mbiemrin, Xhensila Myrtezaj dedikim Besit pas ndαrjes?

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë një copëz nga projekti i saj i ri, duke u shprehur se mezi pret që të gjithë ta dëgjojnë.

Në situatën e jetës personale që këngëtarja ndodhet aktualisht, vështirë që kjo këngë të mos lidhet drejtë për drejtë me Besart Kallakun.

“Mos ma përmend emrin,
doje me më dhënë ti mbiemrin
Vet kam për t’ja dal,
jetën ti s’ma ndal”…

Është kjo pjesë e tekstit që ka zgjdheur të ndajë Xhensila dhe ka bindur ndjekësit se kjo këngë është një dedikim.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, kanë zgjedhur të heshtin për gjatë gjithë kësaj kohë që flitet intensivisht për divorcin e tyre.

Por veprat flasin më shumë se fjalët. Ata kanë fshirë çdo gjurmë të njeri-tjetrit në rrjetet sociale, fotot dhe kujtimet e madje nuk ndiqen më.

https://streamable.com/e/p4zctq?quality=highest

Ρυblikohet VIDEO e grαbitjes së suρermarketit me kallashnikov në Kavajë

Policia e Kavajës thotë se ka gjetur armën e zjarrit tip kallashnikov me të cilën 25-vjeçari Everest Shala grabiti një supermarket mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Në videon e publikuar nga policia, shihet teksa i riu me kapuç në kokë, ka kërcënuar me kallashnikov shitëset e supermarketit dhe më pas është larguar me një shumë parash me vete.

Njoftimi i Policsë:

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.

Video Player

Shρërthimi i fυqishëm në Lushnjë ku u ρΙagos edhe deρuteti i PS-së, ja çfarë dγshohet se e shkaktoi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Lushnjë, ku për pasojë ka patur viktima dhe të lënduar.

Sipas News4, nga shpërthimi ka mbetur një viktimë dhe 4 të lënduar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një vinçier ka prekur linjën e tensionit te lartë.

Shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Emri i Heidit ρërmendet në “Grande Fratello”, për çfαrë po e komentojnë?

Banorja e “Big Brother Vip Albania 3” Heidi, vazhdon të përflitet në “Grande Fratello” edhe pse nuk është më konkurrente atje, por në “Big Brother Vip”.

Në një bisedë në oborr, banorja Letizia Petris, e kujton Heidin si një konkurrente të fortë që godiste kur fliste.

Ajo ndër të tjera thotë se i mungon, ndërsa e komplimenton si një femër tërheqëse me të cilën banori që kishte do të dashurohej me të.

“Një konkurrente që nuk e mendoja që do më mungonte kaq shumë është Heidi. Ti do ishe dashuruar me atë, ajo ishte një femër e vërtetë. Heidi ishte dhe është shumë tërheqëse, super femër, si Marilyn Monroe. Ajo qeshte por të godiste me fjalët. E vetmja që e bëri Anitën për të qarë”, tha ajo.

Dronët Baγraktar mbërrijnë në Shqipëri, ja mesazhi i ministrit PeΙeshi

Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë kanë zbarkuar në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ Peleshi ka shpërndarë edhe foto të dronëve.

“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha Ministri, duke shtuar se ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

“Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shton Ministri Peleshi.

https://web.facebook.com/nikopeleshi/posts/960315998786444?ref=embed_post

Shqiρëria në kohën e Skënderbeut ishte katër herë më e mαdhe se Serbia

Shqipëria në kohën e pushtimeve të para osmane e deri në vdekjen e mbretit të shqiptarëve Skënderbeut, ishte për tre-katër herë më e madhe se Serbia, pa llogaritur këtu, siç shihet në hartë edhe në krahinën e Rumelisë si pjesë e perandorisë osmane.

Ishte një pjesë e konsiderueshme e territoreve të banuara kryesisht me shqiptarë, që shkonin deri në Edrene (Edirne) në kufijtë e dardaneleve.

Në atë kohë, territori shqiptar si njësi më vete, ishte më i madh, ose përafërsisht i barabartë me Bizantin.

Harta përshkruan madhësinë e territorit shqiptar të paktën në katër vjetët e sundimit të tij, të cilat u zgjeruan në jug në Greqi dhe në Maqedoni.

Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banυαra nga ροpullsi me rrënjë shqiρtare

Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare.

Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë. (Studimi i BE-së më 1987)

Fjala çam është një evoluim i termit “t’chiam” dhe përkon me emrin e një lumi të vjetër që kalonte përmes krahinë së Çamërisë. Fjala “T’chamis” haset në shumë harta të vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Çamëri” është më i vjetër se Epiri dhe është përdorur vetëm nga popullsia shqiptare ndër shekuj. Ajo që është më e rëndësishme të thuhet këtu është se, popullsia çame ka një etnitet, traditë dhe zakone të mirëfillta shqiptare.

Gjuha shqipe e folur në Çamëri, mund të theksojmë se është pikëtakimi, apo pikëpjekja e dy dialekteve tona, gegë e toskë, me elemente të lashtësisë historiko-linguistike, si gërshetim dialektesh e nëndialektesh shqipe, si një gjuhë e ruajtur me elemente origjinale të rrënjëve ilirishte.

Kultura çame është shprehëse e vlerave të një popullsie me histori të lashtë, bart shtresëzime të hershme, të formuara në epoka të ndryshme. Siç mund të jetë vënë në dukje nga studiuesit e ndryshëm, ajo është formuar nga elementë të lashtë parailirë (Pellazgë, Ilirë e që u trashëguan në mesjetën e hershme në kohën e formimit të kombësisë shqiptare. Nuk është e rastit një nga përfundimet e studiuesve gjermanë në librin “Këngët e çamëve“ se ky gjurmim muzikologjik dhe tekstologjik dhe botimi i materialit të mbledhur na tregon qartë se te këngët çame kemi të bëjmë me një shtresë arkaike të muzikës shqiptare. Atje nga trojet tona të braktisura, lëviz dhe gjallon shpirti i Çamërisë dhe i popullsisë së saj, gjallon bota e miteve, bota parapagane e pagane, bota e perëndive. Ato janë zot në shtëpinë e tyre.

Një tjetër vlerë të trashëgimisë kulturore të popullit çam është veshja kombëtare, për të cilën kanë folur studiues e shkrimtarë, si nga vendi edhe të huaj. Ndër të tjera, me interes të veçantë është dhe përshkrimin që i bën diplomati dhe shkrimtari François Pouqueville, i cili në vitet 1820 kishte bërë një ekspeditë në viset shqiptare dhe ndër të tjerash, kishte bërë një përshkrim rreth veshjes çame dhe elegancën që u jep ajo banorëve të asaj krahine: “…Udhëtari që do të shikojë ata çamë, që do të kenë shpëtuar nga sundimi feudal i sovranit të Janinës dhe një rënie mortaje, do të njohë me vështirësi ata burra të bukur, me ato qëndisma të bukura lara-lara të veshur me kostume të shkëlqyera dhe të ngarkuar me ar të çmueshëm, që ngjasin sikur të ishin një koloni ushtarësh të Pirros, të pasur me plaçka të Trojës, që kanë zbarkuar sërish në Epir…”.

Mjaft të bukura e të larmishme janë veshjet popullore të përdorura nga popullsia e krahinës së Çamërisë.

Deri në fund të shek. XIX veshja më e përhapur për burra si tek ata të besimit mysliman dhe tek ortodoksët, ishte ajo me fustanellë e shoqëruar me stoli të qëndisur me fije argjendi me gjunjakë, xhamadan, mëngore, këmishë të shkurtër me mëngë të gjëra, qeleshja me majucë, opingat me xhufka të kuqe dhe çorapet e bardha. Pjesë tjetër shoqëruese e kësaj veshje konsideroheshin zbukurimorja e gjoksit e punuar nga argjendarët e qytetit të Janinës si dhe silahu i zbukuruar me fije argjendi i cili i vendosur mbi brez, shërbente për të mbajtur armët e brezit si dhe koburet.

Çamëria ka dhënë një trashëgimi të madhe kulturore për popullin shqiptar duke filluar nga gjuha, veshja, këngët e zakonet dhe të gjitha këto janë vlerat që populli shqiptar duhet t’i ruajë dhe t’i mbrojë si thesar të çmuar.

Copëtimi i Shqipërisë u përcoll vazhdimisht, prej shumë medieve të huaja. Një ndër to, gazeta në gjuhën frënge “La Jeune Turquie”, ka botuar deklaratën në shtator, të delegatit shqiptar, Filip Noga, për gazetën “Neue Frei Presse” në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, sidomos në zonën jugore.

Çfarë ka thënë më konkretisht, patrioti shqiptar, për medien austriake

Një nga delegatët e Shqipërisë, Filip Noga, që sapo ka ardhur nga Londra në Vjenë, deklaroi për “Neue Frei Presse”:

“Kuptohet fare lehtë, se shqiptarët nuk mund të jenë të kënaqur me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Që në 1880, Anglia propozoi të formonte një Shqipëri autonome që përbëhej nga katër vilajete, Janina, Kosova, Manastiri dhe Shkodra, pra, një Shqipëri shumë më të madhe se ajo e krijuar në Konferencën e Londrës.

Shqiptarët e konsiderojnë dhënien e territoreve me popullsi të pastër shqiptare ndaj Greqisë dhe Serbisë, si një padrejtësi që Evropa u bëri atyre. Ndihemi të lënduar që Krahina e Çamërisë, e cila shtrihet deri në Prevezë, me një popullsi prej 80 mijë shqiptarësh, iu dha Greqisë.

Konferenca e Londrës ka miratuar, në parim, si kufi jugor të Shqipërisë linjën e Kepit Stylos deri në Korçë dhe dhe i ka lënë komisionit ndërkombëtar detyrën për të vënë këtë vendim në ekzekutim, si dhe të vendosë përfundimisht kufirin pas një vizite në këto vende.

Komisioni duhet t’i caktojë çdo fshat Shqipërisë ose Greqisë sipas popullsisë. Ky komision ndërkombëtar, ku do të përfaqësohet nga vendimarrës të Fuqive të Mëdha dhe të Shqipërisë, ende nuk është formuar. Anëtarët ende nuk janë emëruar. Por, formimi i komisionit nuk mund të presë më, sepse afati i nisjes së tij është caktuar në ditët e para të shtatorit.

Shqiptarët i janë mirënjohës Evropës, për atë pak gjë që ka bërë për ta dhe shpresojnë se ajo do të riparojë dëmin që i ka shkaktuar Shqipërisë gjatë demarkacionit. Shqiptarët janë veçanërisht mirënjohës ndaj Austro–Hungarisë për mënyrën se si monarkia mbrojti Shqipërinë dhe kontribuoi në çlirimin e saj. Perandorin Franz–Jozef, ne e thërrasim “xhaxha” dhe “Çlirues i Shqipërisë”.

Noga shprehu gjithashtu, falënderimet e tij për shtypin austro-hungarez dhe kërkoi të bëjë publike lutjen e shqiptarëve që Greqia, t’i tërheqë trupat nga territoret që i përkasin Shqipërisë: Korça, Gjirokastra, Himara.”

Arυanitasi nga KaΙkidha, Jorgo Miha: Ja cfαrë ju bënë grekët Shqiρtarëve

Jorgo Miha është një arvanitas nga Kalkidhas afër Athinës, bashkëpunëtor i ngushtë i Aristidh Kolës, si dhe ka qenë disa vite kryetar i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Me Jorgo Mihën jam njohur në vitin 1998, jemi takuar disa herë, dhe i kam qenë dy herë për vizitë në shtëpinë e tij.

I përket grupit të arvanitasve intelektualë të cilët duan një miqësi dhe vëllazëri të sinqertë greko-shqiptare. Jorgo Miha është autor i disa librave dhe shkrime publicistike. Ka dhënë një kontribut të madh në çështjen e Kosovës.

Për këto aktivitete ai e ka paguar me presione dhe karrierën e tij si profesor. Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Korgo Miha në një kometn të fcb.

Shpresojmë që ky shkrim nuk do të keqkuptohet nga ana e Greqisë, por edhe të keqpërdoret nga ne.

“Grekët duhet më në fund të shohin të vërtetën në fytyrë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë si më poshtë:

Nga ana e tij shtetit i ri Grek, bëmë gjithçka për ti shërbyer motos “një popull, një udhëheqës, një fe”. Për ti shërbyer kësaj motoje “të shenjtë”, bëmë reprezalje kundër të gjithë atyre që ishin mysliman pavarësisht nga kombësia, d.m.th përzumë, shqiptaro-folësit dhe vllako-folësit si dhe greko-folësit mysliman dhe i ndoqëm “si një sëmundje e keqe”.

Më së fundi, ndaluam mësimin e çdo gjuhe tjetër përveç greqishtes dhe më pas vërtetuam që jemi më të këqinjë edhe se sa Otomanët, të cilët lejuan kristianizmin dhe funksionimin e mësimit të gjuhës greke.

Për sa u përket Shqiptarëve, Allvanus ja disa nga ato të cilat ju bëmë.

  1. 1.) Shfarosëm menjëherë mbas fitores së revolucionit (1. 4. 1821) të gjithë të pa armatosurit myslimanë, burra, gra, fëmijë nga Logadhia e Poloponezit.
  2. 2.) Përndoqëm Lalët dhe Bardhuniotët mysliman të Moresë nga shtëpitë e të parëve të tyre.
  3. 3.)Therrëm e shfarrosëm të gjithë myslimanët burra, gra, fëmijë të Tripolit
  4. 4.) Shfarosëm të gjithë shqiptarët e pa armatosur që ishin të mbledhur në brendësitë e Agjio Spiridhona të Pireas, të cilët ishin grumbulluar dhe ishin gati për tu larguar.
  5. 5.) Lamë tek 25.000 ushtarët dhe të 1.000 oficerët që shërbenin në Selanik (të cilët u mbajtën rob mbas dorëzimit të qytetit në duart e ushtrisë grekeve, nga komandanti shqipëtarë i tyre) të vdisnin nga kushtet e mjerueshme në Makroniro.
  6. 6.) Përzumë të gjithë Çamët mysliman nga shtëpitë e të parëve të tyre.

Në krejt të kundërtën me shtetin e ri grek, shteti shqiptar është i vetmi shtet në Ballkan, i cili nuk ka bërë spastrime etnike, por në brendësinë e tij bashkë-egzistojnë Katolikë, Mysliman, Ortodoks, Allvani, Grekë, Sllav, Vllah. Pakicën greko-folëse si dhe mësimi i gjuhës së tyre, nuk e ka ndaluar kurrë askush.

Ne grekët themi dhe është e vërtetë që shqiptarët, na urrejnë dhe na frikësohen. Por kjo urrejtje dhe kjo frikë është sigurisht e vërtetë, sepse ushqehet nga bëmat dhe qëllimet që ne kemi për tokat e këtij vendi. Vërtet kush mund të gjej justifikim dhe të gjejë kuptueshmërinë e këtyre thënieve “I shikoni ata, i quajnë Allvanus, rrobat e mia do i bëj me lëkurën e tyre.

Këto janë fjalët e këngës që këndohet nga forcat këmbësore në paradë në Athinë.

Unë besoj se vetëm kjo ishte e mjaftueshme për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Jorgo Miha, Arben Llalla, Babis Malësia, Athinë 2000

Ήisen Tairi, i 3-ti në botë si mjeshtër i ρicave në Kamρionatin Botëror të Picaυe në Itali

Hisen Tairi para disa ditësh ka qenë pjesë e Kampionatit Botëror të Picës që mbahet në Itali ku edhe fitoi vendin e tretë. Është kampionati më i rëndësishëm në botë, në të cilin marrin pjesë mbi 600 pjesëmarrës nga i gjithë globi. Ky djalosh na ka përfaqësuar denjësisht duke marrë trofeun e rëndësishëm i cili po hap një kapitull të ri në jetën e tij. Me këtë rast, për lexuesit e Portalb.mk e lutëm të na përgjigjet në disa pyetje për të cilat mbase të gjithë e vrisni mendjen. Çka quajmë një picë të mirë? A hahet pica me dorë, apo me pirun? Me çka nuk hahet pica? Përgjigjet i gjeni ne vazhdim!

Çka do të thotë një picë e mirë ?

Një picë e mire do të thotë të jetë e gatuar në standardet e nevojshme të fermentimit te brumit dhe ingredientëve kualitativë.

Ku ke mësuar të gatuash pica?

Kam kryer kurse intensive ne Maqedoni për pica dhe pastaj kam punuar në shumë vende të ndryshme në Maqedoni dhe Evropë.

Sa kampionate ke të fituara?

⁠Kam të fituara tre kampionate, një vend të parë dhe dy vende të treta . Ky i Riminit ishte më I rëndësishmi deri më tani që kam fituar, pasi ishte kampionat botëror.

Cila është pica më e dashur për ty?

⁠Pica më e dashur është ‘’Pizza Marinara’’.

Juria si e vlerëson një picë?

Brumi është pjesa më e rëndësishme te një picë, pastaj produktet dhe në fund është pjesë po e rëndësishme edhe  prezantimi i saj .

Ne shqiptarët i duam shumë picat, a ke një shpjegim pse?

Ndoshta se është vend ynë fqinj edhe pse na ndanë deti Adriatik dhe gjithmonë kemi qenë të lidhur me Italinë.

Pica e mbushur me përbërës apo ka një rend se çka m çka shkon?

⁠Si në çdo gjë edhe te pica ka një rregullore për një picë të shijshme, sa më pak ingredientë aq më e shijshme është pica .

Si hahet pica? Me pirun apo me dorë?

Pyetje interesante. Në vendin ku ka lindur pica nuk duan t’ia dinë për pirun e thikë, por nuk ka rregullore se duhet te hahet me dorë , është vetëm një mit.

Pica dhe birra shkojnë bashkë me shumë se pica dhe vera ?

Me të dyjat është një kombinim fantastik. Varet nga ingredientët qe janë ne picë, dhe kombinohet dhe pija.

Me çka nuk hahet përfundimisht një picë?

(qesh) Kjo është 100% përgjigja nga italianët dhe ne ‘’Pizza Chefa’t’’ që pica me ananas ‘’it’s a no, no’’ .

Çka ke vendosur të bësh pas këtij kampionati? Cilat janë planet tua?

Një piceri me standarde të larta, njejtë si prezantimi në Rimini , Italy .

Për fund, si ka mundësi që je beqar, në ndërkohë vajzat vdesin për pica?

Jemi rrugës, shumë shpejtë do të merrni një ftesë për dasmë. (qesh)