Tjetër skandαΙ në BBV, Françeskës ‘i shρëton goja’: Bυrri im ka marrë çdo ditë në telefon…! Romeo: Kujdes mikrofonin… (Video)

Të shumta kanë qenë videot që po qarkullojnë në rrjet të banorëve, teksa tregojnë hapur nëpër shtëpi komunikime që kanë pasur me familjarët e tyre, ndërsa supozohet se janë totalisht të izoluar.

Këtë herë ka qenë Françeska ajo që e ka ‘zbuluar’ diçka të tillë.

Gjatë një momenti të ditës, Françeska i drejtohet Romeos duke i thënë se bashkëshorti i saj ka telefonuar çdo ditë i shqetësuar në TCH për Françeskën, pasi ka parë gjendjen e saj.

“Ti nuk e di që Ervisi (bashkëshorti i Françeskës) ka marrë çdo ditë në telefon këtu në Top i shqetësuar për mua se ka thënë o zot mos, ça ka ndodhur me Françeskën.” – ka thënë Françeska ndër të tjera ndërsa Romeo i thotë “mos u viktimizo se të thanë kujdes mikrofonin.”

Europa aΙarmohet nga ρΙuhuri afrikan! 180 mijë tonë rërë mbuluan qiellin e Zvicrës. Nesër në Shqipëri…

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.

“Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një rënie të dritës së diellit dhe dukshmërisë . Ka gjithashtu një rritje të përqendrimeve të grimcave të imta,” thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X.

Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas të llogaritjes, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo .

Ditën e djeshme, një erë e fortë jugore kishte bartur rërë nga Sahara nga Afrika veriore në Zvicër.

Saharaja është burimi më i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60 deri në 200 milionë ton në vit, dhe ndërsa grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë nëpër Europë.

Franca juglindore është vënë gjithashtu në alarm për shkak të rërës nga Saharaja dhe përqendrimeve të grimcave të imta.

Sa i përket vendit tonë, Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri./tch

Nuk ndαΙen debatet në BBV, Julia ‘ia ρΙas në sy’ Romeos: Atje jashtë mbase je i suksesshëm, këtu je hυmbës! (Video)

E teksa po qëndronin në oborr, duket se biseda mes Julias dhe Romeos ka agravuar.

Banorja i është drejtuar Romeos duke i thënë se ai nuk është një lojtar i dobët ama në atë format është humbës, duke e krahasuar gjithashtu dhe me suksesin që aktori gëzon jashtë ambienteve të shtëpisë.

“Po i dobët nuk je. Në këtë lojë je humbës, atje jashtë mbase je i suksesshëm. Nuk është bukur të dalësh me kokën ulur që ktej, se hyre si legjendë…”- është shprehur Julia.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=adc43032-a0e6-4996-97bb-92f47bda9119&ig_mid=9324BA67-CA07-4BE7-AFBA-903856E45207

Besi bën dekΙaratën e ραpritur pasi konfirmoi ndαrjen nga Xhensila

Besi konfirmoi pak ditë më parë ndarjen nga Xhensila duke folur për herë të parë në Ferma VIP.

Por sot teksa Elsa Lila rrëfente momentet më të vështira të jetës së saj, që ishte arrestimi në Itali, Besi u ndal sërish tek ndarja e tij.

Ai tha se ai e ka ndier dhe po e ndien në lëkurë atë që ka përjetuar Elsa Lila nga mediat, pasi çfarë nuk po lexon për veten.

“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time. Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni. E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.

“Ferma VIP”, Dijonisi flet për “raρortin” me Sokolin: Do e marr me vete kur të dal

Dijonisi është shprehur se do ta marrë me vete Sokolin, pasi eksperienca e tij në “Ferma VIP” të përfundojë.

I pyetur nga opinionistja, Armina Mevlani, nëse do e ‘adoptojë’ Sokolin, ai tha që e ka shprehur edhe më herët këtë dëshirë.

“Po patjetër e dua me vete kur të dal”, tha ai.

Sokoli është pagëzuar me këtë emër nga Dijonisi, teksa kjo mace është kthyer në më të famshmen në Shqipëri./albeu.com

Zbαrdhet e vërteta misterioze e νr* sjes së Pëllυmbit nga fëmijët, eksρertiza tregon që…

Arma e gjetur në pellgun me ujë, sipas ekspertizës balistike është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës. Një krim që vijon ende me mistere, dhe që tronditi thellë vendin për nga mënyra sesi një baba u vra dhe u varros në kasollen e bagëtive.

Në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi.

Dy djemtë e viktimës, Hysen dhe Amarildo Meta qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.

Që të tre vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas qëndrimit të tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta.

Që prej arrestimit e deri më sot, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore, ndaj po kryhen hetime intensive për zbardhjen e autorit kryesor. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore.

Nuk përjashtohet as konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industriale të Durrësit.

Dy të rinjtë që hύmbën jetën në aksident

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Kërçovë. Sipas raportit të parë të policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 04:50.

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga SPB Ohër.

Siç mësohet nga mediat lokale viktimat janë Kelmend Abazi 32 vjeç dhe Alban Sadiku 20 vjeç nga fshati Trapçindoll i Kërçovës.

Hije skandαΙi mbi “Big Brother Vip”! Pasi Ilnisa Agolli rrëfeu se kishte dalë nga shtëpia dhe ishte rikthγer, edhe Rike Roçi është takuar me familjarët jashtë kamerave?

Shpesh në “Big Brother” ka pasur edhe dyshime se në fakt banorët kanë komunikim me familjarët e tyre jashtë shtëpisë. Mjafton të kujtojmë vetëm vitin e shkuar, ku Olta Gixhari, shpeshherë linte vente për aludime, se kishte kontakt me të afërmit e saj.

Videot në atë kohë ishim bërë mjaft virale, duke lënë vend për aludime. Por, duket se hija e skandalit i ka shoqëruar edhe këtë vit, ku banorët, ndonëse pa dashje, shpesh e lëshojnë gojën, duke zbuluar detaje që publiku nuk i di.

Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi. Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë. Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Teksa bisedon në tavolinë me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja shprehet se “dje unë ika”, duke shtuar se është rikthyer në mëngjes nga dhoma e rrëfimit. Ndërsa moderatori i ka kërkuar që të mos flasë më duke i psherëtirë “shshshshsh”.

“Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes nga dhoma e rrëfimit (qesh). Kam ardhur në mëngjes (qesh sërish)”, u shpreh ajo. Por teksa ka parë reagimin e Meritonit, ajo ka ndryshuar menjëherë fjalimin e saj. Ndërkohë, gazetarja nis të qeshë sërish dhe vendos kokën mbi duar në tavolinë. Por, duket se ky skenar është përsëritur përsëri dhe këtë herë ka pasur për protagoniste pikërisht Riken.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë. Ajo tregon se ky komunikim mes tyre ka ndodhur në dhomën e kuqe me ndihmën e produksionit, por nuk është transmetuar në kamera. Madje, Juli e ka pyetur nëse ka folur në telefon me ta dhe Rikja i përgjigjet “Jo, aty, me produksionin”.

Kaq ka mjaftuar që video të bëhet virale dhe komentet të shpërthejnë se në fakt, konkurrentët kanë kontakte me familjarët e tyre, ndryshe nga sa thuhet. Nd ërkohë, të shpeshta janë edhe rastet, ku banorët nisin që të tregojnë diçka, por është ndërhyrja e produksionit ajo që i ndalon.

Në “Tik-Tok”, shpeshherë qarkullojnë video, ku banorët duket se nisin të tregojnë sesi janë porositur nga produksioni që mos të tregojnë rreth detajeve të ndryshme, por në momentin që e nisin rrëfimin, menjëherë dëgjohet edhe komunikimi “Kujdes mikrofonin”, çfarë edhe nënkupton se banorët duhet të ndalojnë me njëherë së thëni atë çfarë ishte duke u diskutuar.

Me gjitha ndërhyrjen e stafit, edhe këtë vit është bërë e pamundur që mos të ketë hije skandali, ku dyshohet se në fakt realisht disa prej banorëve kanë takime apo telefonata me familjarët e tyre, duke qenë kështu të favorizuar në momente të caktuara. Megjithatë, gjithnjë këto kanë mbetur në kuadër të thashethemeve, pasi vetë organizatorët kanë zgjedhur mos të reagojnë.

SimboΙ i kësaj dite, si lindi trαdita e vezëve të Pashkëve

Vezët e pashkëve janë një traditë që shtrihet nëpër shumë vende të botës, dhe kanë një histori interesante dhe të pasur. Më poshtë, do të eksplorojmë historinë e vezëve të pashkëve dhe origjinën e tyre.

Në kulturën e krishterë, pashkët janë festa më e rëndësishme fesë, që festohet në gjithë botën. Në këtë festë, vezët e pashkëve janë një traditë shumë e njohur dhe e përdorur nga shumë njerëz. Origjina e vezëve të pashkëve nuk është e qartë, por ka shumë legjenda dhe histori që flasin për origjinën e tyre.

Një legjendë thotë se vezët e pashkëve filluan si një traditë mes hebrenjve, të cilët i përdornin ato në ceremonitë e tyre të pashkëve. Hebrenjtë i përdornin vezët në mënyra të ndryshme në kulturën e tyre, duke i shndërruar ato në një simbol të ringjalljes dhe rilindjes.

Në kulturën e krishterë, vezët e pashkëve fillojnë të përdoren që në shekullin e dytë, dhe janë bërë një rutinë tradicionale e festës së pashkëve. Disa historianë besojnë se origjina e vezëve të pashkëve vjen nga murgjërit në Mesjetë, të cilët përdornin vezët si një simbol të lindjes së re dhe fillimit të një jete të re.

Ndërkaq, në Evropën Lindore, vezët e pashkëve filluan të përdoren në ceremonitë e krishtera, si një simbol i rilindjes dhe ringjalljes. Në kohët moderne, vezët e pashkëve janë një traditë e njohur nëpër botë, dhe janë bërë një simbol i festave të pashkëve në shumë kultura

Vezët e pashkëve janë bërë një traditë tërheqëse për tregjet dhe dyqanet, dhe shumë prej tyre dekorohen me ngjyra dhe motive të ndryshme. Një traditë e zakonshme është dekorimi i vezëve me ngjyra të ndryshme dhe figura, që përfaqësojnë simbole të ringjalljes dhe rilindjes. Shumë njerëz i përdorin vezët si një mënyrë për të shfaqur kreativitetin dhe dekorin e tyre, duke krijuar një shumëllojshmëri të madhe të dizajneve dhe motiveve të ndryshme.

Zhegroυa show, sulmuesi “dardan” dërgon Lille në zonën Chamρions, “SofaScore” e vΙerëson me 8,2 (VIDEO)

Edon Zhegrova është padyshim njeriu i momentit te Lille, teksa me dopietën në ndeshjen direkte ndaj Lens, i dha skuadrës së tij tri pikë mjaft të rëndësishme.

Sulmuesi dardan shënoi nga një gol për çdo pjesë ndaj Lensit dhe tashmë Lille e sheh veten në zonën Champions të renditjes, pozitë të cilën dëshiron ta mbajë deri në fund të sezonit.

Nuk kishte dyshime për më të mirin e ndeshjes, që ishte pikërisht Zhegrova, i cili u vlerësua me notën e lartë 8.2 nga sajti i specializuar “SofaScore”. Natyrisht peshojnë dy golat, por edhe shumë momente interesante që 25-vjeçari krijoi gjatë qëndrimit në fushë për 77 minuta.

Edon Zhegrova ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionat këtë sezon me Lille, teksa performanca e tij gjithnjë e në rritje po bie në sy edhe të klubeve të më mëdha europiane.