Ish-grυαja sυΙmon ish-burrin dhe të dashύrën e tij

Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se ai dhe e dashura e tij janë sulmuar fizikisht nga ish-gruaja dhe vajza e tij.

Policia bën me dije se gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij).

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raportin e policisë.

Tronditese/ Babai e lau automjetin me benzinë dhe i vυri flakën, gjendet i vdekur 9-vjeçari brenda në mαkinë

Një djalë 9-vjeçar u gjet i vdekur brenda një makine të djegur pasi babai i tij e lau automjetin me benzinë ??dhe i vuri flakën në një shkollë të mesme në New Jersey pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë e tyre.

Manuel Rivera, 43 vjeç, nga Sayreville u akuzua për zjarrvënie, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Middlesex.

Policia e Sayreville shkoi në shtëpinë e familjes rreth orës 22:45 të së enjtes dhe iu tha se Rivera ishte larguar nga banesa me djalin, emri i të cilit nuk u bë i ditur. Rreth të njëjtës kohë, një zjarr u raportua në zonën e shkollës së mesme të luftës Sayreville.

Kur policia mbërriti në shkollë, gjetën 43-vjeçarin pranë makinës që digjej, duke thënë se ai kishte mbushur me benzinë.

Trupi i djalit u gjet në automjet, por ende nuk dihet nëse ai ka vdekur nga zjarri apo para se të vendosen në makinë.

Ishte në një romancë para se të fυtej në BBV, kush është vajza VIP që Meriton Mjekiqi braktisi për Ilnisa Agollin! Si e priti trαdhtinë ραrtnerja e tij e famshme

Që në hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”, Meriton Mjekiqi kërkoi që të kishte vajza të bukura në lojë. Natyrisht që me natyrën e tij prej “playboy”, lidhjet do të ishin të parashikueshme. Si një prej beqarëve më të pëlqyer, shpesh jeta e tij private ka qenë në qendër të vëmendjes, para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother” dhe sigurisht që interesi do të ishte më i lartë kur ta shihni 24 orë në lojë.

Por, nuk kaloi shumë dhe Meritoni, ashtu edhe si pritej, gjeti dashurinë. Ai dhe Ilnisa, prej gati 2 muajsh janë çift dhe nga ato çfarë thonë të dy janë mëse të dashuruar me njëri-tjetrin. Meriton Mjekiqi e ka përjetuar keq momentin kur partnerja e tij, Ilnisa Agolli, doli në një përballje në nominim me gazetaren Lediona Xheladinaj.

Pasi ajo u nis për në studion e BBV, ku edhe do t’i komunikohej vendimi i televotimit, moderatori u betua se nëse Ilnisa nuk rikthehej në shtëpi, do të linte garën. Gjithashtu, i premtoi gazetares se do të vazhdonin jetën së bashku dhe do të shkonin te djali i tij, Loari në Austri.

“Ta premtoj, po nuk erdhe do të vijë unë. Po ta premtoj. Mos hajde të më takosh se dalim në nominim kokë më kokë. Nëse nuk vjen, do të vij tek ti, do ikim në Austri, do takojmë Loarin dhe do të vazhdojmë jetën tonë, ik”, i tha moderatori.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Ledion Liço, lidhur me vendimin, ai u shpreh: “Kemi kaluar ditë të vështira, ka qenë në tension, ka përjetuar edhe pjesën time ku tregova rrëfimin tim. I premtova dhe do e pres këtu, besoj që do të vijë”.

Meriton Mjekiqi qëndroi i ulur i vetëm në korridor, duke pritur vendimin e publikut se kush do të ishte banorja që do të largohej nga BBV. Por, Ilnisa i shpëtoi televotimit dhe u rikthye në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ndërsa Lediona Xheladinaj u eliminua. Ishte ky dhe momenti, ku në publik u duk se kjo lidhje sa shkonte dhe bëhej më e fortë, duke u bërë fjalë për dashuri, jo për një flirt kalimtar.

Por, ajo që deri më sot nuk dihej rreth moderatorit nga Kosova është pikërisht lidhja që ka lënë pezull. Ashtu si miqtë e afërt flasin, kur ai u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, kishte një raport të saponisur jashtë. Vajza në fjalë është një emër i njohur i rrjeteve sociale, që shpeshherë e kemi parë edhe në ekrane. Vajza në fjalë dhe Meritoni kanë pasur disa kohë së bashku, por mjaftueshëm sa miqtë e afërt t’i njohin si çift.

Megjithatë, vetë Meritoni nuk ka thënë asgjë për këtë histori, duke zgjedhur mos të flasë. Nga ana tjetër, ai nuk ka treguar asnjë histori që ka patur, përveç asaj me nënën e djalit të tij.

Ndonëse shpesh i pyetur nga banorët, reperi nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është “single” apo në një lidhje. Të paktën deri në momentin që u lidh me Ilnisën, pasi më pas, historitë e lëna jashtë për të tashmë kanë përfunduar njëherë e mirë.

Duket se nga vajza që Meritoni ka lënë jashtë, nuk e ka pritur aspak mirë këtë sjellje të partnerit, ku që në javët e para të lojës, e ka larguar nga “Instagram”-i, duke mbyllur kështu këtë raport të nisur muajt e fundit.

Ndërkaq vitet e fundit, një raport të tensionuar, moderatori ka patur edhe me nënën e djalit të tij. Meriton Mjekiqi e ka përmendur shumë herë djalin e tij, Loarin, në shtëpinë e “Big Brother Vip” ku shprehet se i biri është gjëja më e rëndësishme për të. Madje, ka deklaruar se nëse do të bënte një tatuazh do kishte lidhje me imazhin e djalit.

Por, ish-partnerja e tij në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Meritoni nuk ekziston në jetën e të birit. Ajo ka deklaruar se kujdestaria e Loarit i takon vetëm asaj, duke hedhur poshtë pretendimet e moderatorit.

“Për të gjitha portalet, gazetat, dhe ‘tv shows’, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë! Dje pashë prapë një tjetër foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua me përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin. Fytyra duhet të fshihet/ censurohet, përndryshe do të marr masa ligjore! Është diçka për t’u marrë parasysh, se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese. Nuk është as moralisht as ligjërisht e justifikueshme dhe ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe është absurde me përdor për ‘show’”, shkroi Egesta.

Pak ditë më parë, moderatori Meriton Mjekiqi foli për marrëdhënien me djalin e tij me ish-partneren, Egesta, teksa u shpreh se e ka marrë malli për të birin. Gjatë një bisede me gazetaren Ledjona Xheladinaj në BBV, ai u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Kujtojmë që ndarja e moderatorit me ishpartneren e tij nuk ka qenë paqësore, pasi Egesta disa vite më parë hodhi akuza se Meritoni ishte vetëm babai biologjik i fëmijës dhe se nuk e kishte takuar asnjëherë të birin. Madje, Meritoni pranoi t’i jepte atësinë djalit, vetëm pasi i bëri dhe testet përkatëse, duke e çuar këtë konflikt edhe më tej. Historia e Meriton Mjekiqit vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia që përsëritej në “showbizz”-in e Kosovës.

Në atë kohë vetëm 23 vjeç, Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance with me” si partner i Rovena Stefës, u nda nga e dashura shtatzënë, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram”. Ai postoi në rrjetet sociale një foto të partneres në muajt e fundit të shtatzënisë, duke marrë shumë urime në një ditë, edhe për historinë sekrete të dashurisë, por edhe për faktin që do të bëhej baba për herë të parë në moshën 21-vjeçare. Por, ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka qenë e paqartë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish-partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ishpartnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.

Ai ndër të tjera deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ishpartnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba. Por, në lidhje me këtë rrëfim, reagoi ish-partnerja e Meritonit për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish-e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ‘live’. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Vjen një sυρer lajm për fυtbollistët shqiptarë në Itali

Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.

Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

Βiznesmeni Erolld Belegu në një rrëfim ndrγshe, tregon si i rrëmbeu zemrën në takim të parë Diola Dosti

Lidhja e biznesmenit Erolld Belegu me nutricionisten Diola Dosti, kan qenë kryefjala e medieve këto ditët e fundit.

Çifti bënë publike lidhjen e tyre përmes fotografive që ndanë në Instagram pranë njëri-tjetrit.

Në një intervistë nga Prive, Erolld Belegu tregoi shumë rreth vetes, nga bisnesi deri te jeta personale.

“Të tregoj drejt ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk kam ditur për ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk ka ditur për mua.” – filloi rrëfimin Erolldi.

Më tutje ai vazhdoi: “Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat”.

Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.

Dhe për komentet pozitive, ai shprehet shumë mirënjohës, ndërsa komentuesve negativë, u uron që edhe ata ta përjetojnë dashurinë një ditë.

Merrte rrogë nga Teatri i Elbasanit edhe pse ishte në Big Brother VIP, Egla Ceno hύmb ρυnën! E vërteta e ραgesave të aktores

Egla Ceno është padyshim një nga personazhet më të spikatura në këtë “Big Brother”. Aktorja, e cila shpesh etiketohet si antagoniste në këtë edicion, ia ka dalë që të jetë ndër banoret pretendente të këtij edicioni.

Por, teksa brenda ajo ka ndërtuar lojën e saj, jashtë gjërat duket se janë komplikuar disi. Rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit. Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka luajtur në BBV, drejtori i Teatrit “Skampa” vijon ta paguajë atë si aktore.

Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e “Big Brother”.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i Teatrit “Skampa”. I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores. Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej datës 1 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës.

Megjithatë, të ftuarit në panel kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit. Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive. Megjithatë, gjithçka që ka thënë është fakti se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”.

Aktorja shqiptare Egla Ceno, e cila ka luajtur role të shumta në teatër, një nga të cilët edhe te shfaqja “Burri dhe gruaja” me aktorin Elvis Pupa ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj kohë më parë. Në një intervistë aktorja ka treguar edhe një pjesë nga fëmijëria e saj e vështirë, ku i është dashur të flejë në teatër, pasi nuk kishin shtëpi.

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë grimi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, paskuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me teatrin”, tha aktroja Egla Ceno.

Tashmë që është pjesë e “Big Brother”, ajo ka treguar një tjetër dimension të sajin. Duke preferuar që të përqendrohet te loja brenda shtëpisë, Egla ka zgjedhur mos të japë shumë detaje rreth karrierës së saj, apo edhe rreth jetës private. Gjithçka që është mësuar nga jashtë, është bërë e mundur nëpërmjet miq

“Ήajde, po e rrahin”- Dy persona me maska e dhυnuan LIVE në TikTok, reperi shqiptar përfυndon në spital! E motra tregon tmerrin: E goditën me grusht, u rrëzua dhe… (Video)

Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy ka përfunduar në spital pasi u dhunua brutalisht nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie. Sin Boy ishte live në TikTok teksa po lyente flokët dhe u filmua i gjithë momenti i agresionit ndaj tij.

E motra e reperit në një intervistë për “Hello” është shprehur se i vëllai ka dhimbje koke dhe është i trullosur, ndërsa shtoi se e ëma po qëndron në spital me të.

“Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”, ka treguar motra e tij.

Më pas ajo ka përshkruar sulmin ndaj të vëllait.

“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha në oborr. Papritur, dëgjuam zhurma, gjërat që bien. Thotë një shoqja ime “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra me maska që shkuan drejt tij dhe e goditën me grusht. Ai u rrëzua dhe e goditën me shkelma. Fytyra e tij ishte skuqur. U ngrit i trullosur dhe vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një farmaci. Autorët ikën më vrap”, tha ajo.

https://www.instagram.com/_u/greeklyrics_0fficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8352c6f3-2227-4f3d-851d-16cd94e6bbc5&ig_mid=1C91A3DB-0ED2-4BD7-A964-959DA2EF3B1A

Ja si u kundërυihet Kadare tezaυe greke e serbe për Skënderbeun

Është i njohur fakti që historia e Skënderbeut ka qenë frymëzuese për shkrimtarin më të madh të epokës sonë, Kadarenë. Një figurë që e ka çuar shkrimtarin tonë të madh në një piedestal. Tezat greke dhe ato serbe, për të përvetësuar figurën tonë legjendare, kanë sjellë dhe reagimin e shkrimtarit tonë të madh. Ja çfarë ka thënë ai kundër këtyre tezave dhe mendimet e tij mbi Skënderbeun…

“Gjergj Kastrioti ishte prijësi më i madh i Ballkanit, absolutisht më i madhi i epokës së vet. Ai ishte i pari që përpunoi me mendje të hekurt, dhe vizion madhështor rrugën e Shqipërisë, nga do të ecte ajo, nga Lindja apo Perëndimi. Nuk janë të rastit lëvdatat ndaj tij, ai qe themeluesi i idesë shqiptare me tërë ndërlikimin e saj. Prandaj ka marrë kaq famë në Evropë ai, nuk e mori për sytë e bukur. Ka më shumë famë se Shqipëria vetë. Ai ishte prijësi më i madh i Ballkanit, që i dha vendit të tij një orientim drejt Evropës deri në fund, sa vdiq.

Ai ishte testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve. Testamentin e tij e zgjoi rilindja shqiptare. Ky është një rrugëtim shumë i gjatë. Tani kanë dalë lloj-lloj sofistash që thonë, po jo turqit s’kanë qenë aq të këqinj. Thuhet, po pse qëndruam ne 500 vjet me ta? Pesëqind vjet e patën të gjithë ballakanasit Turqinë në qafë, jo vetëm ne shqiptarët, e pati greku, që mbahet si flamurtar kundër Turqisë, serbët, bullgarët, gjithë Ballkani. Nuk është teori, kjo është e vërtetë!

…Para ca kohe u përhap se jo vetëm djepi, por dhe kurora e Serbisë është Kosova, por edhe heroi ynë, Skënderbeu, është serb. Doli më vonë një sulm mbi Skënderbeun. Nga mund të jetë sllav ai? Nëna mund të jetë ose është dhe s’do të thotë asgjë. Feudalët e mëparshëm martoheshin ashtu. Dhe as na turpëron fare ne një gjë e tillë. Kjo s’ka të bëjë fare. Po vete më tutje, edhe babai i Skënderbeut mund të ishte sllav, punë e madhe! Emri i tyre ishte i lidhur vetëm me Shqipërinë. S’ka asnjë rëndësi, vetëm idiotët mund të mbahen pas këtyre tezave.

E quan historiani Schmidt Ivan Kastrioti babanë e Skënderbeut, sepse ka gjetur diku në dokumente sërbe, ne e morëm me shumë nxehje këtë gjë. Problemi është t’i thuash: more zotëri sërb, a ishte sërb Skenderbeu? Po pika të raftë, ai të braktisi, s’donte të ta dëgjonte emrin ty, ai erdhi e u dashurua me një atdhe tjetër, ta zëmë se, në qoftë se! Ju jeni turpëruar, jo ne.

…Familja Gjon Kastrioti, Gjergj Kastrioti, janë të lidhur me Shqipërinë në mijëra e miliona dokumente e pikë. Miti ishte i keq, se në vulgun botëror pi ujë kjo gjë edhe sot. Po ne duhet të dinim të shpjegonim, e jo te druhemi se obobo e bëri një zviceran, gjerman dhe s’duhet kundërshtuar. Ia thua dhe gjermanit dhe austriakut dhe kujtdo. Ç’do të thuash me këtë, le që s’është e vërtetë, po përse i jep kaq bujë të madhe?…(I.Kadare, Köln, 12.12.2010)

…Skënderbeu, siç ndodh me personazhet e mëdha mbështjell rreth vetes gjithçka thelbësore që ka të bëjë me kombin shqiptar. Sot, pas 600 vjetësh, ai mbetet personazhi numër një, më aktual se kurrë, i lidhur drejtpërdrejt me problemin themelor të kohës: rikthimin e Shqipërisë në Evropë.

Ai është programuesi i parë i këtij projekti. Ka 600 vjet që himnizohet për këtë projekt dhe po aq vite që sulmohet pikërisht për të. Në këtë pikë ai është i pamposhtur dhe do të dilte i pamposhtur, qoftë edhe kundër vetë Shqipërisë, në rast se ajo do ta humbte përkohësisht orientimin, siç i ndodhi gjatë komunizmit. Duke e pranuar Skënderbeun si një personazh të madh të saj, Evropa ka pranuar në të vërtetë thelbin shqiptar, atë që rastis të jetë më i fortë se Shqipëria fizike. Nuk ishte as pjellë e ndonjë miti, e as e ndonjë besimi fetar.

U gjend në qendër të historisë dhe kjo s’është aspak një metaforë. Ideja e mbrojtjes së Evropës nga mësymja osmane ishte ideja e parë e kohës. Shumë popuj u rreshtuan për mbrojtjen e saj: ballkanasit, hungarezët, polonezët, austriakët, por Kastriotit i qëlloi të gjendej pikërisht në rrugën e mësymjes së parë, asaj më të tmerrshmes. Arbëreshët e cilësojnë si “të pafat”, ngaqë nuk arriti dot të tërhiqte plotësisht Evropën, për të luftuar në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, ai bëri të pabesueshmen: bashkoi aq sa mundi ushtrinë dhe kështjellat e tij me evropianët, sidomos me afrimin e fundit të jetës. Do të mjaftonte vetëm ky akt, në të vërtetë kjo ide, për ta bërë të pavdekshëm. ( I.Kadare, Prishtinë, 06.2014, për “Zërin e Kosovës )

Poezia e Kadaresë mbi Skënderbeun

Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.

Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.

Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndanë
Në mijëra varre ata u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.

/konica.al/

E υërteta e υdekjes misterioze të Sandër Prosit në sheshxhirim, flet i biri: Na thanë se u rrëzua nga shkallët, por dyshoj se u υetëvra

“Unë do të doja të flitej për veprat individuale që ka bërë babai im. Flitet kaq shumë për vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vetë dhe me këto mediat mund të bëjnë publicitet…”. Këto ishin fjalët e të birit, ndërsa u patën mbushur plot 33 vjet nga vdekja e aktori të madh Sandër Prosi.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Shqiptarja.com”, violoncelisti Aristidh Prosi, djali i Sandër Prosit rrëfen të vërtetën e vdekjes në sheshxhirim të aktorit më të madh shqiptar, të një figure të papërsëritshme e skenës dhe ekranit.

Vdekja e tij e papritur në sheshxhirim ka lënë pas shumë enigma. Është e natyrshme që çdo emër të madh ta shoqërojnë legjendat: vdiq, u vetëvra apo e vranë. Kjo ka qenë tema më e diskutuar që kur regjisori Muharrem Fejzo botoi një libër për aktorët shqiptarë dhe ka përshkruar atë ditë kur aktori Sandër Prosi vdiq në sheshxhirimin e filmit me regjinë e tij, duke e lënë megjithatë të dyshimtë çështjen e vdekjes së tij. Xhirohej filmi “Pranverë e hidhur”.

Muharrem Fejzo lë një hije pas vdekjes së tij kur shkruan se: “Ai aktori me shpatulla të gjera, me një ballë të lartë e rrudha fisnike, mundohej nga kaq shumë të pathëna: që nga rroga e vogël që nuk i dilte për të mbajtur dy djemtë e tij në shkollë, te frika e të qenët i përgjuar në çdo kohë.” Ndërsa ndryshe nga regjisori Fejzo, i biri flet për alternativën e vetëvrasjes, por përjashton çdo aspekt politik.

“Varianti zyrtar është që u rrëzua nga shkallët”, rrëfen Prosi, por mund të ketë qenë edhe vetëvrasje, thotë ai pasi rrëfen periudhën e depresionit që kishte kaluar në vitet e e fundit të jetës aktori i madh Sandër Prosi. Pak është folur për këtë pjesë të vështirë të jetës së tij.

Aristidh Prosi hedh dritë në jetën e një ikone të kinematografisë shqiptare, aktorit që prej rolit u njësua me themeluesin e pavarësisë, Ismail Qemalin. Përmes dhimbjes Aristidhi rrëfen edhe kujtime të bukura, siç është edhe pjesa që Sandër Prosi ka rruar një pjesë të flokëve mbi ballë që të ishte ballëlartë si heroi që kishte për zemër. Kujtoi shkëlqimin e tij në skenën e teatrit me rolin e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë, të cilin me vetëm 18 ditë e realizuan edhe film falë realizmit që i bëri Sandër Prosi rolit kryesor.

Modest dhe i përmbajtur në rrëfim Aristidhi, djali i aktori të madh, rrëfeu të panjohura nga jeta dhe karriera e një shkëlqimtari në skenë, në film në mendjen dhe në zemrën e publikut shqiptar. Hijet e zeza të depresionit që ia vështirësuan punën dhe ia rënduan shpirtin Sandër Prosi I morri me vete në varr, duke lënë jashtë tij vetëm shkëlqimin. Dhimbja dhe krenaria do të shoqërojë zemrën e çdo lexuesi në këtë rrëfim të sinqertë të artistit Aristidh Prosi:

Kanë kaluar vite nga ndarja nga jeta e babait tuaj. Një vdekje jo e zakonshme. Ndërkohë që i rikthehemi jetës dhe veprës së tij, është lënë një hije dyshimi nga regjisori i njohur Muharrem Fejzo për paqartësinë e rrethanave të vdekjes?

– Unë do të doja të flitej për veprat individuale që ka bërë babai im. Flitet kaq shumë për vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vetë dhe me këto mediat mund të bëjnë  publicitet…

Natyrisht, por ka shumë të panjohura nga jeta e një artisti të madh. Le ta nisim nga fillimi. Nga cila zonë e Shqipërisë është familja juaj, çfarë traditash trashëgonit në familje?

-Babai im ka qenë vlleh nga i ati. Më duket se kanë ardhur nga Voskopoja në Tiranë. Gjyshi ka qenë këpucar, zanatçi, por nuk ishte një temë që flitej shpesh në shtëpi për origjinën tonë; nga je ti, nga vjen, nga kemi ardhur. Profesioni familjar ka qenë stomatologjia, vëllai i madh i babait ishte stomatolog.

Po babai yt ishte stomatolog, sepse kështu e kam parë të shkruhet shpesh?

-Babai pati studiuar në Univesitein e Vjenës dy vjet për Mjekësi të përgjithshme dhe nuk e ka përfunduar. Nuk e di për ç’arsye, por më duket se për arsye të pagesës, sepse ishte me pagesë shkolla. Meqë kishte marë njohur mjekësore ai ak punuar në klinikën e të vëllait si asistent. Im atë ka studiaur edhe për violinë dhe ishte shumë i talentuar. Në dy konkurse që bëheshin në atë kohë ka dalë fitues, dhe i jepej një instrument violine dhuratë. Kemi pasur në shtëpi dy violina të tijat, që ishin trofe të këtyre konkurseve dhe qëndronin varur në mur.

Ky hyri në gjimnaz aty ku është sot “Qemal Stafa”, ai luante dhe në teatër. Shumë pasione ka pasur, Ndërsa në kinema ai u kthyre pas dy viteve të studimeve në Vjenë. Nuk i ka mbaruar studimet, dhe ka ardhur në Tiranë më 11 janar të vitit 1946, ditën që Shqipëria u bë Republikë. Babi erdhi nga Bari dhe sheh se në Portin e Barit kishet shumë shqiptarë nacionalistë që po largoheshin nga Shqipëria. “Po ti ku vete?- i thanë ata”. “-Në Shqipëri përgjigjet babai”. “-Po atje e kanë marë pushtetin komunistët, ç’të duhet ty të shkosh?, -i thonë. Por babai erdhi megjithatë sepse kishte nënën këtu dhe ajo kishte shumë mall për të.

Po nëna e Sandër Prosit nga ishte?

-E ëma Aspasia ishte ortodokse nga Shkodra, dhe babai im ka lindur në Shkodër në vitin 1920. Prindërit e tij jetonin në Tiranë, por kur nëna shtatzanë me të shkoi tek prindërit, e lindi atje, duke të ketë qenë lindje e parakohshme për shkak të një udhëtimi të vështirë me kuaj siç ishet ën atë kohë. Kështu që Sandër Prosi është regjistruar në Skodër në kishën ortodokse kur lindi. Pas 6 muajsh ai ka ardhur së bashku me nënën në Tiranë. Babi nuk fliste shumë për jetën e tij.

Pasi vdiq, shumë gjëra i kam marrë vesh nga xhaxhai. Xhaxhai më tregonet se babai e kishte pasion kinemanë që fëmijë. Në vittet ‘20-‘30 kishte filma interesantë në kinema nga bota, dhe babi e kishte aq passion sa i mblidhte koleksion negativët e fiilmave, por xhaxhai rrëfen se “unë u detyrova dhe ia mora e ia dogjja koleksionin, se mos mbetej mbrapa me mësime nëse luante gjithë ditën me to, dhe xhaxhai tregon se ai u bë shumë keq kur u dogjën. E vuajti shumë.

Ju kujtohet roli i parë që keni parë nga babai juaj?

-Rolin e parë nuk di ta them. Ai ka nisur punën si aktor duke bërë shkollën e skenës, nuk bëri shkollë për aktrim. Ka bërë ca kurse përgatitore që bëhenshin në kuadrë të shfaqjeve dhe aty zgjidheshin edhe për rolet. Por më kujtohet që shkonin shpesh teatër, jo vetëm për të parë, por edhe kur linin orën kur mbaronte shfaqja që e prisnin me mamin tek oborri i Galerisë Kombëtare.

Për çfarë vitesh bëhet fjalë?

-Ishin vitet ’60-62. Në atë kohë ai përgatitej për Otellon. Dhe ishte aq shumë i pasionuar sa studionte pjesët me orë të tëra në shtëpi, aq sa unë e kisha mësuar përmendësh të gjithë tekstin e Otellos, sepse e dëgjoja atë përditë në shtëpi.

Të pëlqente vetëm poezia apo mendoje të bëheheshe aktor?

-Unë aktor jo. S’e kam menduar kurrë. Por poezia më tërhiqte, dhe isha i vogël atëhere, futesha nën tavolinë dhe recitoja monologët e Otellos.

Babai të tha ndonjeherë që të provoje të bëheshe aktor?

-Jo s’kishte nevojë të më thoshte. Ai e dinte mirë çdo të thotë të jesh një aktor. Nuk e shihte tek unë. Pastaj aktori do një moshë madhore mbi 20 vjeç që të shihet nëse vertetë ka vlera, ndryshe nga muzikanti që përcaktohet që i vogël. Unë u futa të studioja për voilonçel.

Sa vjeç ju la babai?

-Në ’85-n, unë kam qenë 28 vjeç dhe tani kam kaluar plot 38 vjet pa të. Unë që e kisha përditë në shtëpi isha mësuar isha mësuar at shihja çdo gjë si normale. Por kujtoj se në profesionin e aktorit sidomos në atë kohë kur jetoi ai kishte shumë më shumë rëndësi. Dhe kolegët e tij e vlerësonin shumë sepse ai ishtë shumë pasionant e shumë këmnëgulës. Shumë nga rolet që i mbaj mend unë i ka bërë me shumë dëshirë, sepse kujtoj disa moment dhe duhet thënë, sepse nuk është ndonjë sekret i madh, pati një periudhë depresive në vitet e fundit të jetës.

Por ai luftonte fort të përqendrohej tek roli dhe ia dilet me sukses. Dhe ai luajti personazhet të larmishme. Madje ai arriti të luante edhe fshatarin, edhe pse në fshat nuk kishte qenë kurrë. Ndosha edhe ai formin që kishte edhe muzikë, ishte një element plus ndihmës, siç më tergojnë artistët. Ishte shumë punëtor. Shumë nga rolet që mbaj mend unë i ka bërë edhe në periudha të vështira. Mendo çfarë force e madhe i duhej të ekulibronte mendjen dhe të realizonte personazhin.

Cilat ishin arsyet e depresionit? Ka pasur ndonjë histori përndjekjeje apo persekutimi në komunizëm?

-Jo ne në familje nuk kemi pasur persekutime, ose ndonjë problem. Por jeta kështu është askush nuk e di çdo të ndodh më vonë.

Thuhet se vdekja e tij në sheshxhirim ka lënë pas shumë enigma. Cili është mendimi juaj?

-Shiko varianti zyrtar ishte se u rrëzua nga shkallët dhe u dëmtua në kokë. Ky ishte varianti zyrtar. Natyrisht hetime pati. Mund të kishte qenë edhe vetëvrasje, por edhe të këmbëngulësh se ka qenë e tillë, kjo nuk është e mirë. Në atë kohë vetëvrasja ka qenë tabu, dhe meqë ishte një figurë e vlerësuar e lanë me variantin që u rrëzua. Unë bazat të dyshoj për vetëvrasje i kam, sepse e dija që vuante nga depresioni.  Nuk jam i sigurtë nëse bëj mirë që t’i them këto gjëra kur mendoj titujt e gazetave.

Mendoni se është problem kur ju po më thoni të vërtetën e hidhur të jetës së tij?

-Sigurisht këto që po të them janë të vërteta, por kolegët e tij që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të e dinin, sepse edhe në ‘72 –shin ai kishte bërë një tentativë vetëvrasje. U shtrua në spital duke u kuruar atje, sepse në shtyp nuk jepeshin këtë gjëra atëherë, se shihje edhe dëmtim i imazhit, dhe vetëvrasja ishte një tabu nuk gjykohej për mirë në komunizëm. Ndaj mua nuk do më pëlqente të flisja për këtë temë.

I qëndruan pranë kolegët?

Kolegët po. Kishtë shumë miq, Vikotor Gjikën e kishte shumë mik, kishtë mik edhe Bujar Lakon, edhe pse ishte natyrë pak rebele. E megjithatë rrinte me të shpesh. Me Viktor Gjikën ka 9 filma shumë të mirë. Por ai nuk ishte natyrë që të kishte marrëdhënie të pasionuara miqësore. Kishte miqësi që i lidhte puna, korrekte, por nuk kishte miqësi shumë të ngushta. Ishte natyrë e tillë. Unë në pozicionin e të birit, e di që kohët e fundit para se të vdiste ai vuante nga depersioni i madh, të cilin nuk mudn ta shpjegosh me shumë aspekte të politikës, si jo diktatuar apo ndonjë gjë tjetër. Nuk mund ta justifikosh depresionin me vendin ku jeton, sepse edhe shumë aktorë apo artistë të shëuar në perëndim kanë bërë vetëvrasje dhe nuk janë pak.

Cilin film po xhironte kur vdiq?

“Pranverë e hidhur”.  Roli i tij ishte i vështirë, ndaj i ishte besuar. U zëvendësua nga Rikard Larja. Njëherë u diskutua të mbahej regjistrimi i babait, por pastaj u la si ide dhe nisën xhirimet nga e para.

Sa i lidhur ishte me karrierën tënde si violonçelist, kur është emocinuar për herë të parë nga ju, nëse keni pasur ndonjë koncert?

-Në periudhën kur ai ishte gjallë unë nuk kam pasur koncerte të veçanta, as në diplomë nuk ka qenë, sepse ka qenë më xhirime. Tani unë i shoh ndryshe lidhjet e me të. Sa më shumë kalon koha mendoj ndryshe. Imazhi i tij largohet si puna e ylberit që sa më larg të jesh aq më mirë ja sheh madhështinë.

Ikte shpesh me xhirime, mungonte gajtë në shtëpi?

-E vërteta është se ai ka qenë me një kast aktorësh shumë të mirë, dhe vetë atë çdo regjisor donte ta kishte në filmin e tij, por ai u tregua inteligjent edhe për karrierën, edhe për të ruajtur staturën që kishte edhe bënte seleksionime dhe nuk është se merrte çdo rol, sepse ai ishte dhe aktor në teatëa, dhe krahas një premiere në teatër, bënte një film. Kjo sigurisht ndikonte.

Nëna çfarë profesioni ka pasur. Sa fëmijë jeni?

-Ekonomiste. Vitet e fundit ka punuar edhe në maternitet. Jemi dy djem unë dhe vëllai që është violinist në Teatrin e Operës.

 Cili ka qenë një nga rolet e babait tuaj Sandër Prosit të cilin ju e adhuroni jo si djali i tij, por si shikues?

-Rolet e tij kur i shoh më krijojnë distancë nag ideja se ai është babai im. Dhe më duken shuëm të veçantë. Ai më befason se si ka pasur mundësi që si rralë ajtorë të tjerë shqiptarë të vinte me role kaq të pasura e me figura kryesore. Kujtoj që kur bëri rolin e Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, një personazh të adoptuar nga Ismail Kadareja me regjisorin Vladimir Prifti në film, më parë këët rol e luajti me një sukses të madh në teatër me regjisorin Pirro Mani dhe meqë roli ishte i përgatitur falë tij, u xhirua film në një kohë record për 18 ditë.

Rreth viteve ‘70, ishin ishin tre kandidatura për këtë rol së bashku me Sandër Prosin: Kadri Roshi e Sulejman Pitarka dhe ata ishin aktorë të medhenj. Dhe vedosën që këtë rol ta bëjë Sandri. Dhe sandri ka ëbrë një punë të madhe për këtë rol, ku ka krijuar një figurë mbresëlënëse, në një film ku ishin tre figura qendrore si Ndrek Luca dhe Bujar Lako. Në këtë kohë Gjenerali mori shumë famë, ku u bë edhe një variant frances me Mishel Pikolinë.

Sa herë kujtohet pavarësia, ilustrohet me filmin ku luan babai juaj në vend të Ismail Qemalit. Duhet të jetë një ndjenjë krenarie për ju?

-Më kujtohet se kur do të luante Ismail Qemalin ai ka rrojtur një pjesë të flokëve për të dal balli i lartë si i tij. Aspekti fizik ishte shumë i rëndësishmë për një figurë historike kaq madhore dhe u mundua që Sandër Prosi të bënte një figurë sa më të afërt me origjinalin.

Kush ishte Sandër Prosi

Sandër Prosi u lind në Shkodër, më 6 janar 1920. Ai ka krijuar mbi 85 role në skenë dhe interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Mënyra e intepretimit të Sandër Prosit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve, si një model i rallë për shkollën e aktrimit. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhëra e medalje. Sandër Prosi vdiq më 24 mars 1985

SULIOTI KIÇO XHAVELLA, ndër burrat më të ρërmëndur e të shqυar që ka nxjerrë ajo familje shqiρtare ndër shekuj

Suliotët janë njohur që prej disa shekujsh dhe disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe në Gardën e Heroit tone Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Që nga ajo kohë e deri në shekullin e XIX, ata qëndruan në Sul si zotër të asaj krahine.

Ndër burrat më të përmëndur e të shquar që ka nxjerrë ajo familje shqiptare ndër shekuj, kanë qenë Foto dhe Kiço Xhavella të cilët në vitet e para të shekullit të XIX dhanë një kontribut të çmuar në fitoren e kryengritjes greke të vitit 1821.

Krahina e Sulit shtrihet në një zonë tepër të thyer malore në zemër të maleve Murga, Zabruku, Kurila etj, atje ku buron lumi Akreon. Ajo ndodhet rreth 45 km në Jug të qytetit të Janinës e rreth 30 km nga deti Jon. E gjithë krahina ka një gjatësi prej 42 km dhe gjerësi prej 26 km. Në fillimin e shekullit të XVIII, popullsia e Sulit arriti deri në 7000 vetë dhe pushtetin aty e kishte në dorë Këshilli i Sulit i cili përbëhej prej 47 vetësh nga krerët e fiseve më të dëgjuara të vëndit, si Xhavellat, Boçarët, Ohrojkat, Nikajt, Dangëllinjtë, Fotomarajt etj. Këshilli kishte vulën e vet me mbishkrimin Këshilli i Atdheut. Bashkësia e Sulit e cila vetëqeverisej si e pavarur nga Stambolli, ishte e organizuar ushtarakisht dhe mbante të gatshëm rreth 2500 ushtarë, por kur ajo sulmohej nga turqit pothuaj të gjithë suljotët, burra dhe gra, futeshin në ushtri. Dora d’Istria e ka quajtur Sulin Republikë për arsye se që në shekullin e XVII aty ishte formuar një farë republike qytetare.
Kiço Xhavella lindi më 1801 në Sul dhe u rrit në ishullin e Korfuzit ku kishin emigruar të parët e fisit. Në vitin 1820 ai u rikthye në Sul pas marrëveshjes që kishin bërë Xhavellat me Ali Pashanë dhe në atë kohë në moshën 19-vjeçare, ai mori titullin Kapedan. Pas kësaj ai shkoi në Itali për të marrë një sasi armësh dhe kur u kthye që andej, Aliu ishte vrarë e suliotët ishin larguar për së dyti nga Suli. Në atë kohë Kiço Xhavella u bashkua me Marko Boçarin dhe luftoi së bashkë me të. Në vitin 1835, Mbreti Othon e caktoi atë si adjutant të vet duke e bërë nën gjeneral dhe mbikqyrës së përgjithshëm të ushtrisë.

Pas vdekjes së Ministrit të Mbrotjes së Greqisë, Karaskaqit (një tjetër Shqiptar i shquar) në vitin 1844, Kiço Xhavella shërbeu si prokuror dhe kryegjeneral, ndërsa në vitet 1847-1848 ai mori postin e kryeministrit të Greqisë. Kiço Xhavella vdiq në Mesolongj në vitin 1855 dhe po atë ditë gjeneralët e huaj sulmuan ushtrinë turke në Falirë, pranë Athinës, por u mundën keq. Ajo gjë e dëshpëroi pa masë komandant Kiçon, sepse u bë pa e pyetur atë dhe në fushën e luftës kishin mbetur të vrarë rreth 1500 luftëtarë, gati të gjithë suljotë. Kur Greqia fitoi pavarsinë në vitin 1829, aty nuk kishin mbetur më shumë se 200 luftëtarë suliotë dhe krahina e Sulit që kishte qenë për më shumë se 350 vjet e lirë dhe e pavarur pushoi së ekzistuari e mbeti nën vartësinë turke. Shpallja e pavarësisë së Greqisë, i gjeti suliotët të shpërndarë në ujdhesat e detit Jon, në Greqinë veri-perendimore dhe pjesërisht në Shqipëri e në ndonjë vënd tjetër.

Fisi Xhavella e më pas Tasho e ka pasur si traditë të hershme që për çdo datë 6 Gusht të mblidhej në Kishën e Shën-Sotirit që ndodhet në një shkëmb të Melesinit. Më 6 Gusht të këtij viti, u mblodhëm aty në kishën e Shën-Sotirit në Melesin afro 250 vetë nga ky fis. Kështu pas afro 200 vjetësh nga koha kur të parët tanë u vendosën në Sul, u mblodhëm përsëri pasardhësit e tyre që jetojmë në Shqipëri, Greqi, Australi, SHBA e disa shtete të tjera. Pasi u mblodhën dhe festuan aty në Kishën e Shën-Sotirit rrëzë Melesinit, të gjithë siç ishin kaluam në tokën shtetërore greke dhe festuan përsëri aty në ato trojet ku ishin vendosur dikur të parët e tyre.