“La 15 mijë euro në bixhoz, u kthγe me αrmë”, si shqiptari ekzekυtoi pronarin serb të Ιokalit në Gjermani

Gazeta gjermane Bild, ka zbuluar detaje nga vrasja e 32-vjeçarit serb Aleksandër Stefanoviç, i cili u ekzekutua në Duseldorf të Gjermanisë nga një 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Autori Rrustem Llapi, është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” sipas një vendimi të gjykatës gjermane.

Sipas medias gjermane, dyshimet e para janë që konflikti ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë eurosh.

Llapi dyshohet se ka humbur një shumë prej 15 mijë eurosh në bixhoz dhe është rikthyer në restorantin e 32-vjeçarit serb i armatosur.

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

Sipas dëshmive, në ambientet e jashtme të lokalit ka pasur një përplasje mes 52-vjeçarit shqiptar dhe pronarit serb.

Më pas debati ka vazhduar në një konfrontim me armë, ku shqiptari e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

“Vajte në Kenia kur nisi skandαΙi i Bashkisë, mos të censuron Sandri?!”/ Rakiρi ‘ia ρlas në sy’ Blendi Fevziut, ja si përgjigjet moderatori

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua edhe për aferat në Bashkinë e Tiranës dhe heshtjen e shumicës së mediave, të cilat kur bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliajn, censurojnë edhe lajmet.

Ylli Rakipi e pyeti Blendi Fevziun lidhur me këtë fenomen, përfshirë edhe median ku ai punon dhe emisionin e tij.

Fevziu tha se e kishte prerë biletën për të vajtur në Kenia që në shkurt dhe kjo nuk lidhet me skandalin në Bashki, që shpërtheu pikërisht në momentin kur ai u largua drejt Afrikës dhe nuk mund të bënte emisionin.

Ylli Rakipi: Grabitja e parave publike në Bashkinë e Tiranës u censurua nga shumica e medias. Përfshirë edhe televizionin tuaj. Nuk dua të të vë në pozitë, por kështu ka ndodhur me median.

Blendi Fevziu: Ma thanë këtë gjë, e kërkova dhe ma çuan linkun e lajmit që ishte dhënë.

Ylli Rakipi: Pjesa dërrmuese e mediave nuk flasin për Erion Veliajn. Televizionet bëjnë vetëm larje shpëlarje për Veliajn. Si ka mundësi që ky ka kaq shumë pushtet mbi median, më shumë se edhe vetë Rama? Tani ne jemi miq dhe i themi gjërat fare hapur. Edhe kur ndodhi kjo ngjarje, thanë iku Fevziu në Kenia se nuk e linte Sandri…

Blendi Fevziu: E kisha planifikuar që në 17 shkurt, sepse mund të njihej Kosova nga Kenia por u shty. Atë ditë do të merresha me këtë tëemë, por kisha Gazment Bardhin që do të bënte një denoncim të fortë, i cili nuk u transmetua në një pjesë të madhe të televizioneve.

Ylli Rakipi: Kam idenë që edhe ai denoncim u bë për të mbuluar këtë të Veliajt. Të jesh i sigurt që disa ngjarje janë hedhur me qëllim për të mbuluar Veliajn.

Blendi Fevziu: U mora të hënën, të enjten, etj. Emisionet tona nuk dalim dot të mbajmë fjalime. Edhe të gjejmë njerëz që të flasin për këtë, nuk është shumë kollaj.

Ylli Rakipi: Fevzi, unë them se pronarët janë problemi.

Blendi Fevziu: Edhe pronarët kur ka gazetarë me një lloj peshe nuk i ndalojnë.

Ylli Rakipi: Bëjnë të gjithë përpjekjet.

Blendi Fevziu: Sot tentativa për të censuruar nuk mund të bëhet, sepse ka rrjete sociale. Tentativa për të monopolizuar informacionin është marrëzi. Nga ana tjetër, mediat online vendosin në vështirësi edhe televizionet.

Ylli Rakipi: Megjithatë, jemi duke folur për median kryesore të vendit, konkretisht për televizionet kryesore, të cilët janë një larje-shpëlarje, bythelëpirje të Erion Veliajt, me qëllim dhe është shumë e dukshme.

Blendi Fevziu: Në përgjithësi media në Shqipëri është katastrofë. Në cilën kohë del ministri ecën në rrugë, flet dhe kjo jepet e gjitha në lajme?

Ylli Rakipi: Të fshehësh lajmin në këtë kohë, është turp dhe marrëzi e madhe. Ty Fevzi nuk të ndërhyn Sandri?

Blendi Fevziu: Sandi nuk merret fare drejtpërdrejt me televizionet. Sandri nuk më ka ndërhyrë sepse unë kam raporte të drejtpërdrejta me njerëzit. Ty të ndërhyn pronari?

Ylli Rakipi: Jo, por unë kam ikur nga disa televizione për këtë arsye.

Blendi Fevziu: Nëse unë do ta shoh që interesi i pronarit është në përplasje me interesin tim, do të largohem, por unë nuk kam patur ndërhyrje. Ti e di shumë mirë që mua nuk më ndërhyn, ndoshta mbrapa mund të ketë diskutime.

Ylli Rakipi: Rasti i Veliajt ishte shumë flagrant.

Blendi Fevziu: Unë kam një raport me Erion Veliajn, flas herë pas here. E di që Veliaj mua nuk më telefonon kurrë?

Ylli Rakipi: Fevzi nuk po ngre akuzë për ty, por po të them se pjesa dërrmuese e mediave janë të paguar.

“Shiko çdo gjë”/ Meritoni këshiΙΙon Romeon: Bëj kujdes se duan të të nxjerrin jαshtë (Video)

Meritoni dhe Romeo i kanë rregulluar përsëri marrëdhëniet e tyre dhe janë duke e mbështetur njëri-tjetrin dhe në lojë.

Sakaq pasditen e sotme, teksa qëndronin në ambientet e jashtme me njëri-tjetrin, Meritoni ka ‘këshilluar’ Romeon lidhur me lojën dhe konkurrentët përreth tij.

Ai i tregon banorit se ka shumë konkurrentë të tjerë të cilët po mundohen ti bëjnë keq dhe duan ta nxjerrin nga loja për këtë arsye Romeo duhet të bëjë kujdes.

“Ki kujdes, pak ka rëndësi nga kush. Duke nisur prej vetes ki kujdes sepse duan të të nxjerrin nga loja. Kur them nga loja e kam për situatat që ti ke krijuar deri tani. Dëgjo vëllain tënd dhe ki kujdes. Ti e kupton sepse je më inteligjent se kaq. Ki kujdes vëlla sepse është një pikë e lojës që po duan të të nxjerrin”, shprehet Meritoni.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4d41f725-24fb-42a9-89c2-58177313b296&ig_mid=5FA0C375-7229-4A05-B59E-07B2C24B1743

https://www.instagram.com/reel/C6WgdAvs_0a/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4d41f725-24fb-42a9-89c2-58177313b296&ig_mid=5FA0C375-7229-4A05-B59E-07B2C24B1743

https://www.instagram.com/reel/C6WgdAvs_0a/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fshiko-cdo-gje-meritoni-keshillon-romeon-bej-kujdes-se-duan-te-te-nxjerrin-jashte-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A999%2C%22ls%22%3A318%2C%22le%22%3A987%7D

Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Nga: Bajram Peçi

Jerusalemi dhe shqiptarët, ç’lidhje mund të kenë mes tyre?

Asnjë! Janë jo pak, por 1736 kilometra larg njëri-tjetrit.

Por… mos u nxitoni! Prisni aq sa të keni kohë të shfletoni historinë mijëravjeçare të qytetit të Davidit dhe Solomonit, të Jezu Krishtit dhe profetit Muhamed dhe do të shihni se Qyteti i Shenjtë ka qenë zotërim i shqiptarëve nga viti 1831 deri në vitin 1840.

Sulltani i perandorisë që shtrihej në tre kontinente, asaj Otomane, Mahmudi II, ndonëse me masakrën e 10 qershorit të vitit 1826 mendoi se do t’i jepte fund pushtetit të jeniçerëve, ku shqiptarët kishin pozitat sunduese, nuk mund ta parashikonte dot se një ditë, tetë vjet më pas, shqiptarët do të ishin përsëri kërcënimi më serioz i fronit dhe po të mos i kish ndalur Evropa, ushtria e Mehmet Aliut, këtij ushtari shqiptar, do të ishte futur triumfuese në Stamboll.

Kush ka lexuar libra biografiko-historikë mbi Napoleon Bonapartin, e ndesh atë pothuaj në shumicën e tyre, të shpjeguar në pak faqe dhe lidhet me ngjarjen në kështjellën e Xhafas (Jaffa), shumë afër Jerusalemit. Ishte periudha e fushatës në Egjipt, kohë kur, ngadhënjyese, ushtria prej 35 mijë luftëtarësh e Napoleonit, doli nga Kajro e Aleksandria dhe mori rrugën për pushtimin e “Tokave të shenjta”. Kapërceu lehtësisht e theu rezistencat e dobëta që hasi rrugës në Gaza, derisa ngeci para murit të një kështjelle, Xhafas, që as thyhej dhe as dorëzohej. Ishin nizamë shqiptarë ata që e mbronin. U premtoi jetën, por ata pas katër ditë luftimesh të përgjakshme në rrethim, kërkuan të merrnin dhe armët. Kështu u ra dakord, por, siç thonë historianët, pas një nate të tërë pa vënë gjumë në sy, Napoleon Bonaparti urdhëroi pushkatimin e të dorëzuarve, pothuaj të gjithë me origjinë shqiptare.

Sipas autorit të biografisë “Napoleoni”, shkrimtarit rus Evgeny Viktoroviq Tarle, të therur e vrarë mizorisht më 6 dhe 7 mars 1799 ishin 10 mijë. Burime të tjera përmendin herë 2,440 ushtarë, si Simon S. Montefiore, dhe herë 4,100 ushtarë. Vetëm “Enciklopedia e Historisë Botërore” e William L. Langar jep shifrën më të ulët – 1,200 ushtarë shqiptarë të vrarë.

Më vonë, në ishullin e internimit Shën Helenë, Napoleoni shkroi: “…për të mbajtur në ruajtje një numër të konsiderueshëm të burgosurish, do të ishte e nevojshme që të shkëputeshin roje të mjaftueshme për ta, të cilat do të zvogëlonin rëndë rreshtat e ushtrisë së tij dhe në qoftë se ai do t’i kishte lejuar ata që të largohen si njerëz të lirë, ishte e arsyeshme që të besonte e të kish frikë se ata mund të rrisin radhët e trupave të Ahmed al- Jazzar”.

Kur vjen puna te Jerusalemi dhe tokat e tjera “të shenjta”, nuk ngelet për ne shqiptarët që të përmendemi si protagonistë. Mëtimet për sundimin e këtij qyteti kanë përfshirë gjithë perandoritë euro-aziatike, gjithë kombet më të mëdha, ata të cilët më pas edhe do ta shkruanin historinë. Interesat politike dhe fetare kanë bërë që për këtë qytet, kryeqytet i dy popujve, epiqendër e tre besimeve, të flitet e të shkruhet më tepër se për çdo qytet tjetër. Për praninë e shqiptarëve në këto territore, ka qenë i njohur vetëm një episod i rëndësisë historike, të cilën ia vlen ta përmendim paraprakisht.

Po ja ku, 30 vjet më vonë, shqiptarët shfaqen përsëri në këtë rajon si protagonistë. Përsëri si ushtarë, por tashmë me pushtetin e sunduesit të Egjiptit. Me këta nizamë shqiptarë, jeniçerë të tmerrshëm, Perandoria Otomane ia kish mundur ta shtrinte pushtetin e saj në tre kontinente. Një prej këtyre ushtarëve “otomanë”, sipas burimeve enciklopedike, shqiptar nga Kavalla, por me shumë gjasa nga Zëmblaku i Maliqit të Korçës, dy vjet pas ngjarjes së Xhafas, duke shfrytëzuar me trupat e tij shqiptare boshllëkun ushtarak e politik që ish krijuar me largimin e Napoleonit, kish filluar të shtrinte autoritetin e tij ushtarak. Në një natë të 1 marsit 1811 ia kish mbërritur t’i shfaroste gjithë krerët dhe elitën e luftëtarëve Mamlukë të ftuar në kështjellën e Kajros “për kremtimin e ditëlindjes së djalit” dhe kish vendosur regjimin ushtarak, të cilin, pasi sulltani e caktoi si valiun e Egjiptit, ai e shndërroi në sundim absolut të tij. Sundimi që zgjati më se 150 vjet, në historinë e Egjiptit njihet si periudha e “pushtimit shqiptar”.

Mehmet Aliu kishte kohë që u ishte larguar frikshëm ekspeditave ushtarake në Arabi e Greqi dhe arritjes së fitoreve për llogari të sulltan Selimit e Mahmudit II. Ekspeditën në Palestinë e Siri e filloi për llogari të tij. Kjo luftë në tekstet e historisë e ka marrë emrin “Lufta turko-egjiptiane”, por në të vërtetë trupat ushtarake të Mehmet Aliut përbëheshin nga shqiptarë. Pashai në kohërat e para të sundimit pati 6,000 trupa shqiptare, të cilat me kalimin e viteve i disafishoi. Justifikim për ekspeditën ishte një grindje me veliun Abdullah, pashën e Akrës, për strehimin e 6,000 fshatarëve egjiptianë, të larguar për t’u shpëtuar taksave. Mehmeti e pushtoi Palestinën dhe Sirinë me lehtësi. Rezistenca e vetme iu bë në qytetin port të Akrës, që përfundimisht u dorëzua më 27 maj të vitit 1832. Jerusalemi ishte pushtuar që në dhjetor të vitit 1831.

Pas rënies së Akrës, ushtria e Mehmet Aliut marshoi drejt Anadollit. Në betejën e Konyas, më 21 dhjetor 1832, i biri, Ibrahim pasha, shkatërroi ushtrinë osmane dhe para tyre nuk kishte tani asnjë pengesë ushtarake që të pengonin forcat e Ibrahimit për të marshuar përpara. Kur Mehmet Aliu shpalli qëllimin për largimin nga froni të sulltanit, Mahmud II, i alarmuar, pranoi ofertën e Rusisë për ndihmë ushtarake, gjë që nuk u pranua nga qeveritë britanike e franceze. Ata ndërhynë drejtpërdrejtë me trupa dhe diplomaci. Ndërmjetësuan një zgjidhje në maj 1833, e njohur si Konventa e Kutahias. Mehmet Aliu do të tërhiqte forcat e tij nga Anadolli në këmbim të Kretës; do të merrte të drejtën e sundimit të trashëguar në Egjipt e Arabi dhe Ibrahim Pasha do të emërohej vali i Sirisë. Ndërkohë, i biri i pashait prej kohësh ishte sistemuar me trupat e tij dhe jetonte në Jerusalem. Zot i ri i Jerusalemit ishte Ibrahim Kuqi.

“Zaptimi shqiptar 1830-‘40” quhet kreu 36 i pjesës së tetë, “Perandoria”, e jetëshkrimit “Jerusalemi”, ku historiani Simon Sebag Montefiore përshkruan hyrjen e shqiptarëve në qytetin e shenjtë. “…ushtria marshoi përmes qytetit si jerusalemas ‘të lumtur dhe të kënaqur’, duke festuar plot drita, kërcim dhe muzikë në rrugë. Për pesë ditë, myslimanët, grekët, françeskanët, armenët e, madje, edhe hebrenjtë qenë në qejf”. Po pse u gëzuan kaq shumë banorët e qytetit nga ardhja e shqiptarëve? Kishte më se 30 vjet që Jerusalemi shtypej nga Abdullah pasha, nipi i “Kasapit” me emrin Mustafa Krimineli dhe Haim Fahri.

Me Ibrahimin si guvernator në Siri dhe Izrael, zotërimet që u përkisnin shqiptarëve morën formën e një perandorie. Ai i tronditi myslimanët e Jerusalemit kur zëvendësoi uljen në shiltetë e jastëkët me karrigen evropiane, por sidomos me pirjen e verës hapur, nga ai vetë dhe kushdo tjetër që tani ishte i lejuar. Biri i Mehmetit, që kish fituar nofkën “Kuqua” për shkak të mjekrës së tij të kuqërremtë, sa kohë ndenji në Jerusalem u kujdes të vendoste barazi para ligjit për tërë racat; lehtësoi shtypjen e hebrenjve e të krishterëve; ata mund të kalëronin rrugëve dhe të vishnin tesha që vishnin edhe myslimanët si dhe nuk duhej ta paguanin më taksën jizaya.

Jerusalemi kishte shekuj që ndodhej nën pushtimin turk dhe për herë të parë, nga këto reforma, po shijonin lirinë. Jerusalemi i zhytur thellë në kulturën lindore të jetesës, atë arabo-persiane, gjatë dhjetë vjetëve të sundimit shqiptar, filloi të shijojë lirinë dhe mënyrën evropiane të jetesës, atë mënyrë që kishte mbi 25 vjet që po kultivohej në Egjipt. Felahinët myslimanë nuk i përtypën dot format e reja të lirisë dhe u çuan në revoltë, e cila, nga vetë Mehmet Aliu dhe i biri, Ibrahimi, u shtyp, duke i dërrmuar rebelët dhe duke rimarrë Jerusalemin. Ibrahimi ftoi evropianët të vendosnin konsullatat në Jerusalem dhe për të parën herë që nga kryqëzatat, lejoi të binin kambanat e kishës.

“Shqiptarët”, shkruan Simon Sebag Montefiore, në veprën ‘Jerusalemi’, “qenë modernizues entuziast, që u duhej mbështetja evropiane, nëse donin të zaptonin perandorinë osmane. Ibrahimi lejoi pakicat të rindreqnin ndërtesat e tyre të shkatërruara; françeskanët rregulluan Shën Saviourin; hebrenjtë sefardë nisën rindërtimin e sinagogës ben Zakkai, një ndër katër sinagogat në lagjen hebreje; ashkenazët u rikthyen në sinagogën Hurva, të shkatërruar në vitin 1720”.

Në 1838-n, Mehmet Aliu njoftoi Britaninë dhe Francën se ai do të shpallte pavarësinë e Egjiptit, Sirisë dhe Palestinës nga Perandoria Osmane. Franca e përkrahte, por ishte Britania ajo që vendoste. Asaj i prishej status quo-ja e Perandorisë Osmane. Rusia kishte synimet e saj, në kuadër të Perandorisë Ruse. Në Stamboll, komandanti turk, Hafiz Pasha, e siguroi sulltanin Mahmud II se ai ishte në gjendje të mundte ushtrinë “egjiptiane” të shqiptarëve. Pasi mori pëlqimin, urdhëroi forcat e tij për të përparuar në kufirin sirian, sulmoi trupat e Ibrahimit dhe u shkatërrua në betejën e Netsibi, afër Urfa, më 24 qershor 1839.

Nga momenti në moment, Stambolli mund të binte në duart e Mehmet Aliut, por kjo gjë nuk u lejua. Mahmud II vdiq pothuajse menjëherë pas betejës dhe u pasua nga Abdylmexhidi 16-vjeçar. Fuqitë evropiane dhe Qeveria britanike ndërhynë energjikisht, duke rënë dakord me Austrinë, Prusinë dhe Rusinë të nënshkruajnë Konventën e Londrës. Konventa i afronte Mehmet Aliut sundimin e trashëguar të Egjiptit, si pjesë e Perandorisë Osmane, si detyrim për t’u tërhequr nga Siria, Jerusalemi, rajonet bregdetare e malin e Libanit. Mehmet Aliu fillimisht ngurroi, duke besuar se kishte mbështetjen e Francës, gjë që i kushtoi shumë se mbështetja franceze nuk arriti kurrë ndërsa forcat detare britanike lëvizën kundër Sirisë, Jerusalemit dhe Aleksandrisë; anijet austriake bllokuan deltën e Nilit dhe bombarduan Bejrutin. Mehmet Aliu ra dakord me kushtet e Konventës. Më 27 nëntor 1840 shqiptarët ishin larguar nga Jerusalemi e Palestina, toka që britanikët i mbajtën pas kësaj nën diktatin e tyre deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria e mundur u reduktua me vetëm 18 mijë trupa dhe Mehmet Aliut e pasardhësve të tij ju njoh e drejta të gëzojnë sundimin trashëgimor mbi Egjiptin dhe Sudanin, si mëkëmbës otomanë.

Gjurmët e këtyre ngjarjeve dhe ndikimi dhjetëvjeçar shqiptar në qytetin e Jerusalemit e territoret Siri-Palestinë, pothuajse nuk ekzistojnë në tekstet e tyre të historisë. Edhe kur përmenden, ato u atribuohen egjiptianëve, të cilët nga ana e tyre, janë kujdesur të shkulin e shuajnë çdo gjurmë të 150 vjetëve zotërim, me përjashtim të emrit të ishullit dhe lagjes më të shquar të Kajros, Zamalek. Ajo vazhdon të mbajë me pak ndryshim në shqiptim, emrin e fshatit shqiptar të origjinës të të madhit Mehmet Ali, Zëmblak, të cilin nuk ia kanë mundur ta ndërrojnë edhe pse nuk ia dinë origjinën. Andej nga mesi i shekullit XX, fytyra hyjnore e një princeshe shqiptare, Fevzia Fuat Ali, bijë e mbretit Fuad, motër e mbretit Faruk, grua e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi, e shpallur nga Hollivudi si “Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave”, ishte i fundmi rast kur përmendej e flitej si princeshë shqiptare e jo egjiptiane. Ishte e fundit e famshme e asaj familjeje që la gjurmë të thella në europianizimin e Egjiptit dhe Jerusalemit, kohë që tani në islamin e saj kujtohet si ëndërr, “…na ishte njëherë!”. Me këtë princeshë mbyllet loja ëndërrimtare e jetës njerëzore shqiptare tej vatrës së saj. Kjo histori shqiptare e Jerusalemit dhe Egjiptit mbetet edhe sot në caqe të pastërtisë së një miti. Ata ishin të vetmit që nuk thanë asnjëherë se janë otomanë dhe kurrë nuk harruan të parathonë se janë shqiptarë. /Telegrafi/

Mali i Zi u bë nga shqiptarët në tokat shqiptare

Tokat shqiptare para pushtimeve sllave*

“Deri ne historinë më të re në Mal të Zi ,shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënje shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja ndër veti ,a u bë kur malazezët filluan te “sllavizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazëria shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase,dhe disa në të vërtetë a janë Shqiptar të shndërruar në malazias apo e kundërta.? E lexova këtë pyetje me mjaft kujdes. Pyetje që nuk është vështirë t`i përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë dhe gjakëtoftë.

Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë ortodoks ) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga ata dhe ato atyre u takojnë.Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të) ai shkruante se i ka shkatërruar të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke ia vuar zjarrin kishave lokale katolike dhe dhe librave gjindeshin në to.”

Ju kujtohet Shasi Ilir i 365 kishave.?

E kisha cekur Zonjën Edith Durham ( Some tribal Laws and Customs of the Balkans ,Londë,1928) shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit( Shqipëri dhe Mal të Zi f.xh.) gjatë vitit 1913 ( pra shek 20) ,nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemt e Kastratëve “ se janë të një gjaku”. Por për këtë më vonë.
Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit;Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga kisha e tyre ortodokse,.Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar ortodoks ende i pa sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja,Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit.,Stefani ishte kusheri i par i princit Shqiptar Dhimitërit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasëve.Stefani është i varrosur në Manastirin Hilendar ne Greqi në mali Atos, dhe ne varr eshtë epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.Por të kthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . Shkrimi do të jetë i fragmentuar ,që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e Shqipërisë në gjiun e saj.Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda.I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishin të afërm e dhe me KastratëtFisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias.Është i njohur Mark Milani Popoviqi, armiku dhe asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkruante për sllavët ,na është e njohur,por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte Arbanishtja? Sepse a i dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave .Shkijet e Vrrakës ( Shqiptarët ortodoks të Vrrakës) jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndër veti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët.Rol tjetër asimilues të arbanasve të malesisë kishte edhe Turku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkaq, te “Kamus-ul alam” (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, , Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak “në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht, por dinë edhe shqip( dinë shqip se ishin shqiptarë f.xh.) dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet”. Pra në veshje ,doke dhe zakone ishte ishin të njejtë. Pra?Por si flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik ) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të.? Sigurisht që shqip.Humbja në gjiun sllav ishte ishte e pakthyeshme si humbja në gjiun turk e grek.Por kur jemi te Malesia të cekim edhe këto ndërrime të fiseve nga e folmëja shqipe në atë sllavishte : Gjuka –Gjukiq ,Gjukanoviq ; Boja – Bojoviq,Bojiq ;Bojku- Bojkoviq, ; Gashi- Gashiq,Gashanin ; Berisha- Berishiq; Burri- Buriq ; Shoshi- Shoshkiq; Shala-Shaliq , Shalanin, Shalunoviq; ( E njohur në një fshat të Plavës ku jetonin të tri palët: si shqiptar shala, si boshnjak Shalunin ,dhe si malazez Shaliq) ; Gjurka – Gjurkoviq,; Gjoka- Gjokiq ,Gjokonoviq ; Gjeli – Gjeloviq ,Gjeliq ; Gruaja – grujiq ,Gruda- Grudiq , Zogu –Zogoviq, Balaj- Baliq ,Baloviq” peshku- Peshkoviq ; Lulaj- Luliq,Luloviq; Nikqi- Nikqiq; Brala- Braliq;Daci- Daciq , Dashi- Dashiq; Bardhi- Bardiq ,Preni- Preniq ; Kola- Koliq. etj etj etj.Po Vasojeviqet ( Vasa), Bjellopavliqet ( Palabardhë) , Drekalloviqët ( Ndrekajt) ?Njeni shkruante në nje rast: Pa më thuaj oj Shqipëri kur do i mbledhësh bijt e tu në gjiun tënd ?Qëllimi i shkrimit nuk ishte t`i mbledhim në gji (Pse,Jo?) ,të gjithë ata që për arsye të ndryshme e zvogluan numrin tonë ,por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre.E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe çfarosës ,fajet janë të spjegueshme. Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi.Pyetjes se kur shqiptarët u bën malazias, kur malësoret u sllavizuan ,apo kur u islamizuan ? ,iu kisha përgjigjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve , ndër shtypjen e furtunave historike. Pra ka te bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarjes se kishës,.sepse ne një moment historik, gjatë kohës se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetëm dy mundësi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpëtoj nga sllavizimi..Pra ,shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve ortodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .Pra si e thashë edhe më lartë ,nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose muhamedanë. Ishim gjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”.Por mos të na duket qudi se miliona shqiptarë ortodoks të Malit të Zi ,Serbisë ,Maqedonisë dhe Greqisë e humben kombin për shkak të fesë ; sepse e njejta gjë ndodhi edhe me miliona shqiptarë musliman që për shkak të fesë e harruan shqiptarinë; Sanxhaku i Novi Pazarit dhe shqiptarët e Turqisë./Fahri Xharra

Dinastinë 500-vjeçare osmane e rrëzoi një shqiptar! Flet studiuesi Sokol Kika

Studiuesi Sokol Kika ishte sot në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për të folur për jetën e Esat Pashë Toptanit. Kika foli për kontributet e Esat Pashës për Shqipërinë, anëtarësinë e tij në parlamentin turk etj. Studiuesi tregon po ashtu se ishte Esat Toptani që ia dha lajmin sulltanit të Turqisë se e kishin rrëzuar nga froni.

Sokol Kika: Në vitin 1908-1912 Esat Pashë Toptani bëhet anëtar i parlamentit turk. Është një moment shumë i rëndësishëm historik. Në 1909-ën kemi revolucioni gjonturk. Sulltan Abdul Hamiti pas shpalljes së Kushtetutës, zgjedhjeve parlamentare dhe debateve në parlament në 1909-ën disa muaj pas krijimit të parlamentit bën një dekret për shpërndarje të parlamentit sepse thotë: “Ju nuk jeni të përgatitur për demokraci, për parlament. Në këtë moment parlamenti rri i pashpërndarë, merr një vendim për rrëzimin nga froni teësulltan Abdul Hamitit. Meqenëse ishte një veprim, ose grusht shteti që donte guxim, një nga katër personat që shkon të ndalojë sulltan Abdul Hamitin ishte Esat Toptani. Ai shkoi dhe iu drejtua direkt Abdul Hamitit duke i thënë: “Asambleja e popullit të ka rrëzuar nga froni! Unë të garantoj sigurinë tënde dhe të familjes, por nuk je më sulltan dhe i plotfuqishëm sepse asambleja të ka rrëzuar nga froni.”

Dritan Hila: Pra një dinasti 500-vjeçare e ka rrëzuar një shqiptar, ai që shqiptoi fjalët të paktën, pra Esat Pashë Toptani./K.C/dritare.net

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është një hetim pasuror. Gazetari tregon shumën marramendëse të pasurisë që ka vënë Monika Kryemadhi që nisi me një kredi 50 mijë euro kredi.

“Jo rastësisht u mor në pyetje nëna e Monika Kryemadhit. Deklarimi i saj është i dyshimtë për shkak se pasuria që ka prodhuar ajo tokë për të cilën u thirr ajo në SPAK, është marramendëse. Kryemadhi ka marrë një tokë 1900 metra katrorë. 1200 i ka blerë me një kredi 50 mijë euro, ndërsa 700 metra deklaron se ia ka dhënë vëllai. Ajo lidhi një kontratë me një biznesmen-oligark, i cili e ndërtoi pallatin dhe Kryemadhi ka përfituar 35% të pallatit. Në deklarimin e pasurisë Kryemadhi thotë se është përfituese 100% e këtij 35%-shi. Pra deklarimi i nënës së saj para SPAK-ut që; unë kam qenë pronare e pronës që ia ka dhënë për ndërtim, është i dyshimtë pasi nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë pallat tjetër, ose tokë tjetër, apo bëhet fjalë për këtë pallat që Kryemadhi e ka deklaruar në emër të saj. Pjesa tjetër që është e pabesueshme është që nga ky pallat që buron me 50 mijë euro që ka blerë tokën, Monika Kryemadhi ka siguruar vilën në Gjirinë e Lalëzit e cila ka një vlerë disa milionë euro. Por ashtu ka blerë dhe një superapartamen te Kodrat e Diellit me sipërfaqe rreth 500 metra katrorë që mund të ketë një vlerë rreth 1 milionë euro. Dhe ka shitur disa apartamente me vlerë mbi 1 milionë euro. Pra ka krijuar një pasuri përrallore me mbi 10 milionë euro duke nisur nga 50 mijë euro kredi.”, tha Doçi në DritareTV./K.C/dritare.net

Alfabeti më i vjetër i gjυhës shqipe në 300 tυlla, të cilat na i vodhën Rusët!..(VIDEO)

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, studiuesi bjellorus Aleksandër Novik rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” një nga zbulimet më të mëdha në Rusi të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes…

Por ja, në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla. Në fillim, kur arkeologët zbuluan objektet me mbishkrimet shqipe, i krahasuan me Alfabetin e Elbasanit dhe u mendua se ishte një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete.

Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur. Për shumë vite, kjo histori ka qenë e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse, por edhe për shkencëtarë dhe specialistë në fusha të ndryshme të disiplinave humanitare.

Zbulimi i 200 tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe ka tronditur tashmë opnionin shkencor, ndërkohë që sot në muzetë ruse numërohen rreth 300 copë të ngjashme. Fakti që për dy shekuj mërgimi në Rusi dhe tre shekujt të tjerë në Bullgari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur identitetin, traditat dhe gjuhën shqipe, nuk ka befasuar vetëm studiuesin e njohur Aleksandër Novik, por edhe albanologë të tjerë të huaj.

Nëpërmjet kësaj interviste Aleksandër Novik zbulon një faqe të panjohur të trashëgimisë shqiptare, një monument që ruhet përtej këtij vendi dhe larg syrit të studiuesve shqiptarë apo vëmendjes së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Dhe me sa duket këtë vit, pas përpjekjeve për reformimin e Akademisë, trashëgimia e shqiptarëve të Ukrainës po merr vëmendjen e merituar. Aleksandër Novik u nderua pak ditë më parë në Tiranë me Çmimin Kombëtar të Akademisë së Shkencave për vitin 2017, për studimet e tij për shqiptarët e Ukrainës.

Për “Shqiptarja.com”, Aleksandër Novik ka rrëfyer se në Rusi ccështja e studimit të diasporës shqiptare është shumë e rëndësishme. Sipas Novik gjatë shekullit të 20-të në Rusi janë bërë zbulime dhe analiza shkencore me nivel të lartë për të folurën shqipe në vendbanimet e jugut të Ukrainës, në rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit të kolonisë së parë të “Karakurtit” që i takon fillimit të shekullit të 19-të, më saktë vitit 1811.

Intervista

Zoti Novik, çfarë ju ka nxitur ju për të pasur një kontakt me shqiptarët e Ukrainës dhe të nisnit studimet për këtë minoritet etnik?

-Në jug të Ukrainës ka katër fshatra shqiptarë. Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga krahina e Korçës dhe zonat rreth saj afërsisht. Ne supozojmë se kanë ikur pesë shekuj më përpara. Ata kanë ikur në lindje të Bullgarisë. Në rajonin e Varnës në Bullgari shqiptarët kanë jetuar afërsisht tre shekuj, edhe në fillim të shekullit të 19-të ata kanë ikur në territoret e perandorisë ruse për shkak të luftrave ruso-turke. Deri tani ata kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Kuptohet që shqiptarët që janë atje flasin shqip, kuptohet në gjuhën arkaike. Ata flasin “klisha” dhe jo “kisha”, ata flasin “gluha” e jo “gjuha”, ashtu siç flasin edhe arbëreshët e Italisë.

-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. Në fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur në Rusi, në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkollën e mesme e kam mbaruar në Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia në Petërburg, në Universitetin shtetëror të San Peterburg dhe pas mbarimit të Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare në muzeun Punskamera dhe punoj në këtë muze tani. Jam drejtor i Departamemetit të Studimeve Europiane, dhe vazhdoj të jap ligjërata në Universitetin e Shën Petërburgut.

Cili ka qenë shkaku që ju frymëzoheni nga tradita të harruara të popujve ose të vetë popujve të harruar?

-Është profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe për mua është interesanate dhe e rëndësishme që të zbulojë të studiojë ruajtjen dhe traditën e popujve ballkanikë.

Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

-Në Shqipëri? Shumë interesante kjo. Për herë të parë unë isha në trojet shqiptare në Kosovë në vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjetësh në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.

E dinit mirë shqipen që në atë kohë?

-Normale, natyrisht që e dija sepse shqipen unë e kam studiuar në Universitetin e Shën Petërburgut.

Kur ratë në kontakt me gjuhën shqipe të folur, vutë re ndonjë diferencë me atë që kishit mësuar?

-Jo. Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me pedagogë shumë të mirë në Universitetin e Petërburgut. Për shembull Gertruda Intrei ka jetuar këtu në Shqipëri në vitet ‘50 dhe pastaj vazhdonte të punonte në Universitetin e Petërburgut. Unë isha student i saj. Këtu në Shqipëri ka filluar studimet në fund të viteve ‘50 edhe Irina Horonina. Kur isha për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë unë kam komunikuar pa problem.

Shqipëria ka jetuar në diktaturë dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit në vendin tonë?

-Jo vendet tona ishin ndarë për shkak të politikës dhe para viteve ‘90 nuk mund të vija. Nuk ksistonin marrëdhëniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore

Kur i takoni shqiptarët e Ukrainës, çfarë gjërash të veçanta keni zbuluar në karakterin e tyre dhe që u bënë përshtypje më shumë?

-Për mua është çudi që së pari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen pothuajse për pesë shekkuj, në një kohë që nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për dy shekuj, kur u zhvendosën në Rusi dhe për mua kjo përbën një rast të veçantë dhe me shumë interes në shkencat që unë studioj. Ata kanë ruajtur gjuhën amtare dhe vetëdijen etnike.

Para tre vjetësh në një seminar të Kosovës ju shpallët se kishit zbuluar mbishkrime në një alafabet të veçantë të shqipes rreth 500-vjeçare dhe kjo më la shumë mbresë. “Shqiptarja.com” bëri një lajm që ngjalli interes të madh tek lexuesit. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan këto dokumente?

-Këto dokumente nuk u zbuluan në territorin e Ukrainës, por në territorin e Rusisë së sotme në brigjet e detit Azov në fshatin Margaritovo. Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të sheklullit të 18-të në këtë vend ishin në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i Albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes.

I keni ju fotografitë me këto tulla?

-Po po kemi i kemi, dhe janë zbuluar rreth 200 tulla ku janë ruajtuar shenjat e sistemit të shkrimit të vjetër të shqiptarëve, ndërsa duke i mbledhur të gjitha zbulimet janë rreth 300 kopje të tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo është Margaret Bllazon, dhe për të ka pasur diskutime se është edhe me origjinë greke, por kjo ngatërrohet, sepse kanë ardhur në Rusi shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë të Greqisë, që i quanin “Arvanutë të Greqisë” dhe “Arvanutë”. Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe unë mendoj se ai do të bënte fare mirë ndërtime me tulla me shenja të shkronjave greke, po të ishte grek, dhe s’kishte arsye t’i bënte në një gjuhë që s’ishte e askujt aty në Rusi.

Aty para disa vjetësh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar një sistem të shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe. Në korrik do shkojmë përsëri në atë zonë dhe ndoshta do të zbulojmë artefakte të reja. Në zonën e Detit Azov nuk flitet më në gjuhën shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime për arnautët të cilët janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimet përreth.

Kur u bë lajmi për alfabetin e rrallë të zbuluar në letër, kureshtje të madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, që më pyeti për burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund të bëhej fjalë për Alfabetin 400-vjeccar të Elbasanit. Keni biseduar për këtë ju me Elsie?

-Këto mbishkrime që janë ruajtur në këto tulla, unë mendoj se janë pjesë e sistemit të vjetër të shkrimit të shqipes. Në fakt nuk është Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua në fillim, por është një alfabet tjetër. Jemi duke vijuar studimet dhe në korrik ne do të shkojmë sërish në Margaritovo për ekspeditë me kolegët. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojmë se është një alfabet tjetër edhe më i hershëm, me më shumë shkronja. Ideja për një alfabet më të hershëm ishte e Elsie. Kështu që do të vijojmë zbulimet tona.

I mbetυr në bankën e Italisë, çfarë ndodhi me 2 tonë ar shqiptar, ja si u zbυΙua në minierë

Historiani Artan Lame ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë e arit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lame tregoi se me largimin e mbretit nga vendi, 2.3 tonë ar mbeti në Bankën e Italisë në Romë.

“Në 8 shtator 1943 kapitullon Italia, Në Romë hynë gjermanët dhe një nga gjërat që bënë ishte dhe bllokimi i arit shqiptar në Banca d’Italia ku ishin 55 arka të vogla që u gjetën në bodrumet e bankës me siglën ari i Shqipërisë.

Operacionin për bllokimin e arit shqiptar e ndoqi Herbert Kapler e hoqi nga banka dhe e kyçi në një vend tjetër. Qeveria shqiptare kërkonte ose të kthehej në Shqipëri ose të dërgohej në një vend tjetër. Rreth 1 vit vijuan tratativat.

Në 6 Prill 1944 një nga gjërat që gjermanët morën ishte dhe ari ynë, që e çuan në Gjermani. Shqipëria u çlirua, Italia u çlirua, flori nuk u gjet gjëkundi”, tregoi Lame.

Më tej, në vijim të historisë Lame tregoi se ky ar u gjet në vitin 1945 në një minierë kripe i fshehur në Gjermani.

“Në prill të vitit 1945 ishte vala e aletaëve që pushtonin Gjermaninë. Pushtojnë një qytet të vogël në qendër të Gjermansië dhe aty gjejnë një minierë kripe nja 800 metra në tokë dhe në këtë minierën gjejmë këtë që po shohim ne. (Foto) Gjithë ari i Europës. Çdo thes ka një etiketë. Nga vjen, ça ka brenda, ku është marr”.

Por përsë shteti shqiptar nuk arriti ta merrte arin që I përkiste dhe që sot përllogaritet në një vlerë prej 100 milionë eurosh?

Lame pohoi se gjithçka ndryshoi me incidentin e kanalit të korfuzit, kur për dëmin që ju shkaktua anijes angleze gjykata ndërkombëtare e Hagës vendosi dëmshpërblimin ndaj Britanisë me një vlerë prej 844 mijë stërlinash. “Anglezët thanë që ne po bllokojmë arin derisa ju të paguani shpërblimin”, tha Lame i cili shtoi se në vitin 1996 në një marrëveshje me shtetin shqiptar vlera e arit u barazua me vlerën e dëmshpërblimit, duke e mbyllur këtë histori.

Milioneri υishet si υarfanjak dhe shkon të hajë në restorant/ Stafi e nxjerr jashtë- Ajo që ndodhi pastaj i la të gjithë me gojë haρur

Një 23-vjeçar që i ka fituar paratë përmes videove që publikon në Youtube.

Ai i ka dhënë një kuptim të ri shprehjes së urtë popullore “Tjetrit mos i shih gunën, por shihi punën”

Në një përpjekje për të provuar se paraqitja gjithmonë mund të mashtrojë, Coby Persin, u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në New York.

Në fakt ndodh ajo që shumë vetë e prisnin, një nga kamarierët afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.


Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një Rolls Royce.

Bashkëpunëtori i Coby Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.