Pezullimi i fondeve për vendet e huaja nga SHBA, Sekretari i Shtetit Rubio njofton rikthimin e ndihmave humanitare

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sot miratimin e një përjashtimi që do të lejojë vazhdimin e ndihmës së huaj humanitare që shpëton jetë gjatë periudhës së rishikimit të ndihmës së jashtme nga administrata e Presidentit Trump.

Kjo masë vjen si pjesë e Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit për Rishikimin dhe Riorientimin e Ndihmës së Huaj të Shteteve të Bashkuara.

Rubio theksoi se implementuesit e programeve ekzistuese të ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë janë të autorizuar të vazhdojnë ose të rifillojnë aktivitetet e tyre nëse kanë ndaluar, në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në këtë përjashtim.

Sidoqoftë, ai sqaroi se ky rifillim është i përkohshëm dhe se, përveç rasteve të kufizuara, nuk do të lejohen kontrata të reja.

“Kjo vendimmarrje ka si synim të sigurojë që ndihma humanitare të vijojë për ata që kanë nevojë, ndërsa administrata vazhdon të rishikojë dhe riorientojë ndihmën e huaj për të maksimizuar efektivitetin e saj. Ndihma e huaj është një komponent i rëndësishëm për të mbështetur vendet që përballen me kriza humanitare dhe sfida të tjera”, thuhet në njoftimin e Sekretarit të Shtetit.

U tha që do hynte në BBVA/ Xheneta Fetahu reagon për herë të parë, poston foto nga…

Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania – Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale. Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë. E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother të Shqipërisë për t’iu bashkangjitur Gjestit.

Madje pati aludime se do të hynte në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, gjë që nuk ndodhi. Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë.

“Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi.

Xheneta ndërkohë nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që atje ka krijuar me banoren Egli Tako.

Pas largimit të Gjestit në “shpellë”, Egli e mërzitur i shkon tek dera: “O jeta ime, jam tap…”

Mbrëmjen e djeshme Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G Bani kanë shkuar të bashkëjetojnë në një ambient tjetër të shtëpisë së “BBV” pasi kanë thyer rregullat. Pasi largimit të tyre, Egli e mërzitur nga mungesa e Gjestit i ka shkuar tek dera duke i thënë:

Merri cigaret shpirti, jeta ime. Jam shumë e mërzitur. Do i terrorizoj nesër, mbaje mend çfarë do i bëjë. Jam tap, kam pirë. Më shiko pak poshtë të lutem.

E RËNDË/ Avioni bie gjatë nisjes, VD ESlN 18 ρersona

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan me 21 persona u rrëzua në Sudanin e Jugut të mërkurën, tha një radio e drejtuar nga OKB.

Avioni me 21 persona, duke përfshirë anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua ndërsa po nisej nga Fusha e Naftës Unity e Sudanit Jugor, duke vrarë 18 persona dhe duke lënë tre të tjerë në “gjendje kritike”, raportoi Radio Miraya, duke shtuar se piloti dhe ndihmëspiloti ishin mes të vdekurve.

Më herët, Gatwech Bipal, ministër i informacionit dhe komunikimit i Unity State, kishte thënë se avioni mbante 20 persona dhe u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga një aeroport në rajon.

Avioni ishte planifikuar të udhëtonte për në kryeqytetin Juba.

Berisha: Kur Të Vij Në Pushtet Do Të Shpall Non Grata Aleksin Dhe Do I Mbyll Fondacionin Soros!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është prej më shumë se një viti nën akuzë nga SPAK për dosjen e aferës “Partizani”, mblodhi sot Grupin Parlamentar, ku në fjalimin e hapur sulmoi ashpër Xhorxh Soros dhe kryeministrin Edi Rama, duke bërë edhe një premtim publik se pasi të fitonte zgjedhjet e 11 Majit, dekretin e parë që do firmoste do ishte desorosifikimi dhe dëbimi i fondacionit Soros nga Shqipëria.

Por ish-kryeministri duket se i prekur nga ‘demenca politike’ ka harruar kohën kur drekonte me filantropin Xhorxh Soros.

Ai paralajmëroi Aleks Soros që të mos vinte më në Shqipëri dhe se grupet po punojnë për hartimin e një ligji të veçantë për këtë qëllim, si pjesë e programit elektoral të PD-së. Gjithashtu Berisha akuzoi qeverinë për krime elektorale, duke ngritur të gjithë administratën në fushatë.

Akuzave nuk i shpëtoi as kreu i SPAK, Altin Dumani, për të cilin tha se është në një klan me kryeministrin Rama, në lidhje me moshetimin e tenderave abuzive të AKSH-it.

“Kemi projekt madhor desorosifikimin e vendit. I bëra thirrje Aleks Sorosit që të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën që në javën e parë, do mbyllet pas 11 Majit me dekret-ligj që të mos të shkelë më në Shqipëri. Ka bërë të këqija të mëdha në Shqipëri, një fondacion i ekstremit të majtë, marksist dhe shkatërrimit të familjes. Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe kulturës marksiste.

Ndaj do përgatiten akte dhe ligje që sjellin desorosifikimin e tij. Me doktrinën e tij ushtron censurë në mbarë botën. Financojnë Fatmir Xhafën, Erion Braçen dhe zyra të tilla. Zotohemi se duke ruajtur standardet më të mira të lirive njerëzore, Kushtetutës dhe drejtësisë së pavarur, për desorizimi do jetë objektiv madhor”, tha Berisha për çëshgtjen Soros.

Më tej shpjegoi se PD ka detyrim ‘përgatitjen e të gjitha akteve edhe ligjeve që sjellin desorifikimin e Shqipërisë, duke e krahasuar me censurat e Putin në Rusi dhe Xi Jinping në Kinë.

Më tej Berisha kaloi te fushata zgjedhore për 11 Majin, duke akuzuar qeverinë për krime elektorale.

E rëndë në këtë shtet/ Vr*. ten 4 efektiνë të ρolicisë, zbardhen detajet e para

Katër efektivë policie u vranë të martën gjatë një sulmi nga persona të armatosur në një qytet në shtetin jugor meksikan të Oaxaca.

Mes viktimave ishte Victor Morales, shefi i policisë bashkiake në Tuxtepec, siç njoftoi ministria e Sigurisë në Oaxaca. Sulmi u krye në mëngjes kur policët me uniformë që hipnin në një makinë civile u vunë nën zjarr.

Një tjetër polic dhe dy civilë u plagosën. Një ekip special u dërgua në Tuxtepec për të kryer një hetim në lidhje me autorët.

Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania, reagon Xheneta

Dëgjo këtë artikull tani…Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania – Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale

Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë.

E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother të Shqipërisë për t’iu bashkangjitur Gjestit.

Madje pati aludime se do të hynte në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, gjë që nuk ndodhi.

Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë.

“Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi.

Xheneta ndërkohë nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që atje ka krijuar me banoren Egli Tako.

Speci djegës, si ta përdorni sa herë keni këmbë të ftohta

Ekspertët besojnë se këmbët janë shumë të lidhura me pjesën tjetër të trupit tuaj, me 72,000 mbaresa nervore në secilën këmbë që korrespondojnë me zona të ndryshme.

Ndërsa plakemi, qarkullimi në këmbët tona nuk është aq i mirë sa dikur dhe mund të na duhet ndihmë për t’i mbajtur komod.

Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është duke përdorur spec djegës.

Kur hamë spec djegës, i gjithë trupi ynë ngrohet, përfshirë këmbët.

Sipas “Bright Side”, kjo është shumë e dobishme gjatë netëve të ftohta të dimrit dhe ja cilat janë arsyet.

Specat djegës mund të ngrohin këmbët.

Të gjitha specat përmbajnë një përbërës të quajtur kapsaicinë. Kur hani diçka që përmban këtë përbërës, ajo rrit qarkullimin e gjakut në trupin tuaj.

Gjithashtu, kur ky përbërës bie në kontakt me lëkurën, bën që enët e gjakut të zgjerohen, duke nxitur rrjedhjen shtesë të gjakut dhe duke siguruar ngrohtësi në atë zonë.

Për disa njerëz, ndjesia e ngrohjes mund të ndodhë menjëherë. Për të tjerët, nxehtësia rritet gradualisht me kalimin e kohës.

Ky truk është veçanërisht efektiv gjatë të ftohtit ekstrem.

Cilësia e gjumit mund të përmirësohet vetëm duke manipuluar temperaturën e këmbëve gjatë gjumit. Nëse keni provuar shumë gjëra për t’ju ndihmuar t’i mbani këmbët të ngrohta gjatë dimrit, por asnjëri prej tyre nuk ka funksionuar, kjo mund të jetë e vlefshme.

Ç’PO NDODH? Kapen tinguj nga hapësira, mbërrijnë nga 100 mijë km larg Tokës

Kapen tinguj që mbërrijnë nga 100 mijë km larg Tokës.

Janë valë kozmike, ndoshta të gjeneruara nga shpërthime plazme, që vijnë me frekuenca që hyjnë në spektrin e dëgjimit human, dhe ngjan me cicërimë zogjsh.

Zbulimi i tyre është falë satelitëve Magnetospheric Multiscale të Nasës, dhe studimi është publikuar në revistën shkencore Nature.

Sipas astrofizikantëve, janë rryma elektromagnetike që janë kapur disa herë në Tokë nga antenat radio.

Këto valë që janë në kor dhe etiketohen si ndër më të fortat pasi mund të prodhojnë elektrone vrasëse, pasi kanë energji jashtëzakonisht të lartë duke u kthyer në rrezik për satelitet dhe mjetet hapësinore.

Janë të pranishme edhe pranë planetëve të tjerë të sistemit tonë, përfshirë Jupiter, Saturn, Mars dhe Afërditë.

Megjithatë, për astrofizikën ende nuk është e qartë natyra dhe origjina e tyre, duke hapur pikëpyetje të reja për shkencën.