I kαpi dυke kr γer mar rëdhëηie bυzë rrugës, emoshυαrα i gj. υαn me shkoρ drυri…(VIDEO)

Një çi ft i cili po kr yente mar rëdhënie se ksu ale buzë rrugës në disa barishte në qytetin Stavropol ne Rusi,

është ndë shkuar nga një e moshuar e cila ishte duke parë këtë sk enë.

Ajo ka marrë një shkop druri dhe i ka gjuajtur ndërkohë që po kryenin mar rëdhënie.

E moshuara njihet në lagje si “Zonja Irina” dhe veprimi i saj u mbështet nga të gjithë komshinjtë e saj, pasi e quajnë këtë a kt të tu rpshëm dhe im oral.

Momenti kur e moshuara gj uan burrin në të pasme me shkop, është kapur nga disa kamera sigurie që ndodheshin në një ndërtesë aty pranë.

Ήίs.toriα sho kυese e g. rυαs së r e: Ndihem e tυr ρëruar nga ajò që po më b. ën b υrri…!!!

Ndihem aq fa jtore që e lashë bashkëshortin tim të më tra jtonte dhe më rr.ahte kaq keq.

Unë jam aq e pakënaqur, por nuk kam besim t’i them atij se si ndihem.Ai është mbizotërues dhe nuk më lejon të flas me askënd.

Ai më thotë çfarë duhet të vesh dhe se sa herë duhet të shkoj në supermarket.

Nëse ai bën një punë të vogël në shtëpi, ai pret një medalje. Ai është 36 vje çar, ndërsa unë jam 32 vjeç are.

Ai më dërgoi mua dhe djalin tonë katërvj eçar në një fshat të largët, ku nuk kam miq dhe djali im nuk ka askënd që të luajë.Burri im punon jashtë vendit dhe kthehet çdo tre muaj për katër ditë.

Ai më merr në Skype çdo herë që ai dëshiron dhe gjithmonë përfundon kur dëshiron.

Ai mban paratë e veta për veten dhe unë kam vetëm pagën time të vogël për të mbajtur veten dhe djalin tim.

Unë shpresoj se ai do të lexojë kolonën tuaj dhe ta kuptojë këtë.Përgjigja e psikologes:Burri juaj është një dhu.nues abu ziv.

Nuk ka gjasa që ai të ndryshojë çfarëdo që unë them dhe kjo situatë po dëmton edhe djalin, edhe juve poashtu.

E-fletëpalosja “Partneri ab.uziv” do t’ju ndihmojë të përfundoni këtë marr ëdhënie.

Shkoni te miqtë e vjetër dhe jini e ndershme në lidhje me atë që po ndodh në mënyrë që ata të mund t’ju mbështesin.

Statuja e Skënderbeut do të vendoset në Paris, nis punën Bashkia e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e nismës për vendosjen e statujës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin që mban po të njëjtin emër në lagjen 19 të kryeqytetit francez, Paris.

Ky projekt, falë bashkëpunimit të frytshëm me Kryetaren e Bashkisë së Parisit, zonjën Anne Hidalgo, ka për qëllim forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e vlerave historike të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Statuja do të jetë një riprodhim i veprës ikonike të skulptorit të njohur shqiptar, Odhise Paskali, e cila u përurua për herë të parë në janar të vitit 1968, për të shënuar 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Gripi Rrezikon Zemrën, Shtohen Rastet E Të Rinjve Me Miokardit. Mjekja: Dy Simptoma Nuk Duhen Neglizhuar Kurrë

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që bëjnë insuficencë kardiake.

Mjekja kardiologe Daniela Teferiçi thotë se rastet i përkasin jo vetëm pacientëve kronikë të zemrës, por ka edhe mjaft të rinj që paraqiten me diagnozën e miokarditit.

“Ka pasur një shtim të jashtëzakonshëm të numrit të pacientëve me insuficiencë respiratore ose marrje fryme. Në spital përcaktojmë shkakun nëse është kardiak apo pulmonar.

Pulmoni ka pjesën e vet, por ajo që vëmë re këtë kohë është ana kardiake. Shumica janë pacientë të njohur si pacientë kardiakë, por kjo mbivendosje e infeksionit viral e përkeqëson shumë situatën, duke dhënë insuficiencë multiorganore.

Ka edhe raste, që janë më fatalet, të ardhjes me diagnozën e miokarditit. Ka edhe mosha të reja, 18–20 vjeç, të cilëve u është prekur miokardi apo muskuli i zemrës nga virusi,” shpjegon mjekja.

Së fundmi sëmundjet e zemrës që kanë pasojë infarktin janë vërejtur edhe në moshat nën 35-vjeçare. Për mjekët, dy janë simptomat që nuk duhet të injorohen.

“Sëmundjet kardiake, ku peshën kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë e zë sëmundja arterosklerotike e zemrës, sëmundja arterokoronare, që ka pasojë infarktin apo vdekjen e papritur.

Mbi 35 vjeç nuk është më e çuditshme që të vijnë me infarkte pulmonare. Dy simptoma kryesore që nuk duhen neglizhuar janë dhimbja e gjoksit, që mund të zgjasë me minuta, si dhe marrja e frymës”, këshillon mjekja kardiologe.

Mjekët u bëjnë thirrje për kujdes të shtuar pacientëve kardiakë, tek të cilët situata virusale mbart një risk të lartë.

Tashmë të kesh një problem kardiak nuk është më diçka jo e zakontë, pasi të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se afro 31 për qind e vdekjeve në botë ndodhin për shkak të një sëmundjeje kardiake

Furtunë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës në kulmin e hetimeve të SPAK-ut

Kryebashkiaku Erion Veliaj, mësohet se ka firmosur shkarkimin nga detyra të rreth 20 drejtorëve të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Ajo që është e paqartë, duket se këto lëvizje lidhen me strukturimin e bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit të saj për fushatën zgjedhore të 11 majit, apo janë lëvizje të diktuara nga hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet së paku për 4 vepra të rënda penale.

“Që prej ditës kur SPAK firmosi urdhër arrestet për 3 drejtorët kryesorë të Bashkisë, Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushës për aferën “5D”, si dhe masa ndaluese për disa zyrtarë të tjerë të lartë, Erjon Veliaj ka bërë disa herë ndryshime në institucionin që drejton.

Pak kohë më parë ai largoi një numër të madhe zyrtarësh të Bashkisë, mesa duket për të shfryrë skandalin 5D. VNA ka mësuar së përgjatë dy ditëve te fundit, kryebashkiaku që është nën hetim nga SPAK për 4 vepra penale, ka bërë ndryshime të reja. Ai ka firmosur largimin e 20 zyrtarëve dhe shefave të sektorëve. Burimet konfirmuan se është larguar Anjeza Capllani, Julinda Dhame, Berton Hoxha, Jona Molla.

Është larguar po ashtu drejtoresha e Përgjithshme e Strehimit si dhe shefja e IT, si dhe Dition Shkurta i UKT-së.

Po ashtu janë bërë lëvizje dhe ne drejtorinë e Urbanistikës. Arsyet se përse Veliaj ka bërë këtë valë të madhe lëvizjesh mbetet e paqartë.

Por, mbase kryebashkiaku po heton me kujdes ccdo ish-vartës të tij për të zbuluar Nesti Angonin, personin që e kallëzoi në SPAK dhe dorëzoi në duart e prokurorëve të Posaccëm prova kompromentuese për të.

Pavarësisht lëvizjeve që po bën kryebashkiaku Veliaj, pyetja e madhe mbetet: a do të mundet ai t’i mbijetojë hetimit të SPAK”, raporton agjencia e lajmeve “VNA.al”.

VALA E PARË E SHKARKIMEVE

Ndërkaq ky vendim vjen vetëm pak muaj nga vala e parë e emërimeve dhe shkarkimeve, ku u firmos lëvizja e 12 drejtorëve të rinj të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” u emërua Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti, Renato Pashollari.

Rreth 3 muaj më parë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bëri lëvizje të reja në disa nga drejtoritë e bashkisë.

Konkretisht ai emëroi drejtorët e rinj, konkretisht në Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, u emërua Elda Muçi; në krye të Policisë Bashkiake Toni Beni;

Drejtori i ri i Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit, Piro Sinjari; kurse në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit u vendos Blerta Dardha.

Drejtori i ri Tirana Parking u emërua Flavio Barçi, ndërsa tek Kopshti Zoologjik drejtimin e mori Ervis Rrahmani.

Po ashtu, dy qendrat sociale drejtohen tashmë nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. VNA.al

“Zoti ka bërë ma shkuΙΙ e femër”, Berisha: Do dënohet kush flet për Prind 1 e Prind 2! Gati ligji

Në mbledhjen me grupin parlamentar, Sali Berisha tha se PD ka përgatitur një ligj “se Republika e Shqipërisë njeh vetëm dy gjini”. Sipas kryedemokratit, një tjetër ligj do të jetë ai i “dënimit për këdo që flet për Prind 1 dhe Prind 2”.

“Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje. Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione. Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime. Lufta me kulturën uoke do jetë një betejë pa kompromis e jona. Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë”, deklaroi Berisha.

Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për protestën që pritet të mbahet më 8 Shkurt. Sipas ish-kryeministrit, në këtë ditë opozita do të tregojë të gjithë fuqinë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

/tvklan.al

Video/ Rrëzohet një avion luftarak në Alaskë, shpëton mrekullisht piloti

Një avion luftarak F-35 u rrëzua të martën në një bazë ajrore në Alaskë.

Aksidenti ndodhi në pistën e bazës ajrore Eielson, por nuk dihet nëse ka ndodhur gjatë uljes apo ngritjes së F-35.

“Ngjarja shtë ende nën hetim, po përpiqemi që të konfirmohen të gjitha detajet” tha koloneli Paul Toënsend.

Në një deklaratë, Forcat Ajrore njoftuan se avioni ka pësuar dëme të konsiderueshme.

https://x.com/sentdefender/status/1884406979184951366?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1884406979184951366%7Ctwgr%5E8e7d55f5e2f508fe0f1fd0b777750701af106f02%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fvideo-rrezohet-nje-avion-luftarak-ne-alaske-shpeton-mrekullisht-piloti%2F

Hapet zarfi i zi, katër banorë të “Big Brother” do jetojnë si në mesjetë

Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit “Big Brother Vip Albania”, zarfi i zi që mbërriti pak ditë më parë në shtëpi, u hap.

“Vëllai i Madh ka konstatuar se disa prej jush, në mënyrë të përsëritur, nuk kanë zbatuar rregulloren e ‘Big Brother VIP’.

Sjellja nga ajo që pamë janë rreptësisht të ndaluara, në një format që ndiqet nga miliona shqiptarë në të gjithë botën.

Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, me qëllimin e reflektimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre, nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar, do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë”, ishte përmbajtja e zarfit të zi.

Katër banorët u dërguan në një ‘shpellë’, meqë “janë sjellë si shpellarë”, sikurse u shpreh moderatori Ledion Liço.

Po ashtu, G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, janë në një nominim me njërin-tjetrin dhe në shtëpi do të rikthehen vetëm tre prej tyre, pasi të shtunën njëri eliminohet.

Këmbimi valutor, 29 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Eliminohet Gerti, Rozana: Urime të gjithëve, ka Zot! Livia e ngazëllyer: Mirupafshim, ushtar i kauzave të gabuara

Gert Ferra lë shtëpinë e Big Brother, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij për çmimin e madh. Vendimi i publikut është pritur me ngazëllim dhe brohoritje nga banorët, të cilët kanë uruar njëri-tjetrin për këtë moment.

Gjatë përcjelljes së banorit te dera e kuqe shtëpia është ndarë në dy pjesë, njëra që ka vendosur të respektojë ritualin duke e shoqëruar banorin pas eliminimit nga gara dhe pjesa tjetër; Livia, Rozana, Valbona, Laerti dhe G Bani shijonin momentet e largimit të tij. Ndërsa për Rozanën ‘ka Zot’, Livia e gëzuar ka vendosur të festojë me një kërcim dhe më pas të përqafojë G Banin.

Livia: Pooo…

Rozana: Uh Zot i madh, ka Zot!

Livia: Ik tani ciao, ciao. Gerta të iku një ushtar.

Valbona: Mirupafshim, mirupafshim…

Livia-Gertit: Mirupafshim ushtar i kauzave të gabuara.

Rozana: Kjo është për babin tim që ma ka kthyer përmbys aty ku është.

Egli: Urime të gjithëve.

Rozana: Urime të gjithëve. Atë që më ka thënë për babin që kam gjithë ato vite pa e parë nuk ja fal, për dritën e syve.