Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 29 Janar 2025

Dashi

Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka shkuar siç donit, atëherë duhet vetëm që të përmirësoni aftësitë tuaja, ose të tregoheni më të vëmendshëm. Me mbështetjen e yjeve, do të keni mundësi që të dilni në pah.

Demi

Parashikohet një ditë interesante. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Ndërkohë Urani do të sjellë ndryshime revolucionare, ku disa nuk do të jenë mjaft të pëlqyeshme. Pavarësisht kësaj, mund ta ndjeni veten një njeri të rinovuar.

Binjakët

Kjo fillim javë nuk ka qenë më e mira e mundshme. Tashmë do të jeni në kërkim të më shumë qetësie. Kush ka një aktivitet të vetin, gjatë këtyre ditëve është përballur me disa llogari, por kjo e mërkurë do të sjellë më shumë frymëmarrje. Në ditët në vijim, mund ti dedikoheni dashurisë.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë nën ritmin e duhur, ku duhet treguar kujdes sa i takon ushqimit dhe gjendjes shëndetësore. Jeni të lodhur dhe mund të ndiheni të përhumbur. Parashikohet një ditë ku do të jeni disi të mënjanuar.

Luani

Do të jetë një ditë me fat, ku do të përjetoni kënaqësi të mëdha. Ju pëlqen që të bini në sy dhe të jeni të parët në çdo gjë. Kjo ditë do të ofrojë mundësi të shumta për t’ia dalë mbanë.

Virgjëresha

Është momenti për të bërë disa ndryshime revolucionare në jetën tuaj. Jeni në kërkim për të ndryshuar diçka, dhe kjo gjë mund të ndodhë së shpejti. Situata në çift parashikohet shumë më mirë. Javët e para të prillit kanë qenë të lodhshme sa i takon ndjenjave, por nëse raporti në çift ka shpëtuar, atëherë nuk ka gjë që t’iu ndalë.

Peshorja

Parashikohet një ditë aspak pozitive, gjatë së cilës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo gjë vlen për çdo fushë, si për sa i takon punës, edhe shëndetit. Para se të bëni apo thoni diçka, reflektoni mirë. Matini fjalët ndaj një eprori, pasi në të kundërt mund të ketë pasoja.

Akrepi

Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, raportet me të tjerët do të jenë shumë pozitive dhe kjo gjë vlen edhe për dashurinë. Mundohuni vetëm që të mos jeni shumë ekstremist, por duhet të gjeni një vijë të mesme për çdo gjë.

Shigjetari

Kur bëhet fjalë për projekte, nuk ju pëlqen që të humbni kohë dhe doni të mbyllni çdo gjë menjëherë. Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të bëni diçka më shumë. Nëse jeni të lidhur prej disa kohësh, mund të humbni mendjen pas një njohje të re. Veç bëni kujdes që të vendosni mirë, mbi çfarë dëshironi të bëni.

Bricjapi

Marrëdhëniet me personat që ju rrethojnë do të jenë shumë të komplikuara dhe do ju tensionojnë. Pavarësisht mbështetjes së Hënës, situata nuk do të jetë ideale, shkruan noa.al. Vështirësi do të ketë sa i takon dashurisë, ku duhet të tregoni vëmendje të veçantë. Do të ndjeni nevojën për të bërë ndryshime.

Ujori

Duhet të diskutoni dhe provokoni më pak, edhe pse mund të jetë diçka e pamundur për ju. Gjatë këtyre ditëve jeni inatosur edhe me veten, pasi ndjeni se nuk ia keni dalë që të bëni atë që dëshironit. Gjatë kësaj periudhe ndjeni nevojën për të folur me një njeri të besuar.

Peshqit

Pas dy ditësh të lodhshme, të mbushura me debate dhe probleme, më në fund situata do të jetë e përmirësuar. Nëse ditëve të fundit jeni përballur me një ndryshim të rëndësishëm, atëherë do ju duhet kohë për tu mësuar. Situata do të përmirësohet për çiftet, të cilët muajve të kaluar kanë përjetuar probleme. Vëmendje maksimale duhet të tregojë, kush është i/e përfshirë në dy lidhje paralele.

“Kathimerini” zbulon negociatat sekrete mes Tiranës dhe Athinës

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” në një artikull të saj zbulon se Athina dhe Tirana po i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.

I titulluar “Dritarja e Komunikimit” me Tiranën, artikulli thekson se mes dy vendeve janë zhvilluar një sërë negociatash për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, që pati një rritje tensionesh me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit për bashkinë e Himarës.

Gazeta greke zbulon se qeveria shqiptare ka bërë lëshimin e parë duke pranuar një kërkesë të minoritetit grek që të mund të vetëdeklarohet si i tillë pa pasur nevojë për dokumente shtesë. Madje çdo person që ndihet grek mund ta bëjë këtë në çdo pjesë të vendit dhe jo vetëm në zonat minoritare.

Tirana duket se ka marrë përsipër të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të pronave të minoritetit grek dhe të pranojë aplikimin e gjuhës greke edhe në zonat të ashtuquajtura minoritare ku pakica greke është nën 20% dhe të çojë përpara çështjen e varrezave të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana tjetër edhe Athina ka pranuar të bëjë disa lëshime duke nisur me mosbllokimin e hapjes së kapitujve të negociatave për Shqipërinë në Bruksel. Një tjetër çështje që qeveria greke po shtyn është marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore.

Në negociata është edhe zgjidhja e çështjes së pronave të komunitetit çam në Greqi dhe heqja e ligjit të luftës. Sipas të njëjtave burime të dyja palët pritet të rinisin diskutimet edhe për kufirin detar.

Shkrimi i “Kathimerinit”:

“Dritare konsultimi me Tiranën”

Progresi aktual i Tiranës në negociatat e pranimit me BE shihet si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet greko – shqiptare dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet kryesore, veçanërisht pasi qeveria e kryeministrit shqiptar Edi Rama ka vijuar së fundmi me miratimin e ligjeve zbatuese të vitit 2017, të cilat në thelb parashikojnë të drejtën e vetëvendosjes së anëtarëve të pakicës kombëtare greke edhe nëse ata jetojnë jashtë zonave ku kjo ishte e mundur.

Kjo lëvizje specifike e çoi Athinën në vendimin për të mos bllokuar hapjen e kapitullit të fundit të pranimit për Tiranën dhe të dyja palët duket se janë në konsultime të përhershme edhe për çështje të tjera të rëndësishme. Rasti i eurodeputetit të “Nea Demokratia”, Fredi Beleri ndikoi negativisht në marrëdhëniet greko – shqiptare dhe bëri zhurmë edhe në Tiranë, pasi u kuptua se edhe një konflikt i tillë me Greqinë mund ta mbajë Shqipërinë jashtë orbitës evropiane.

Athina ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e pakicës kombëtare greke gjatë gjithë konsultimeve në prapaskenë për miratimin e ligjeve zbatuese. Ata ranë dakord që në këtë mënyrë të sigurohet një nga të drejtat më të rëndësishme dhe të përhershme të Minoritetit Kombëtar Grek. Negociatat u zhvilluan kryesisht me fokus Brukselin, me faktor kyç në emër të Tiranës njeriun e besuar të Edi Ramës, Endri Fuga ndërsa në anën greke u përfshinë zyrtarë të Përfaqësisë së Përhershme. Në thelb, tekstet u formuluan në bashkëpunim të ngushtë midis Athinës dhe Tiranës dhe parashikojnë sa vijon:

Së pari, njihet roli i përcaktimit të lirë dhe individual, ndërkohë që për herë të parë aplikantit nuk i kërkohet të sigurojë dokumentet e regjistrimit për të mbështetur kërkesën e tij. Gjithashtu, bëhet i detyrueshëm pranimi brenda 30 ditëve nga deklarimi i vetëvendosjes së qytetarit ndërsa janë hequr përgjegjësi të ndryshme që mund të krijonin probleme, kryesisht nga nivelet e ndryshme të vetëqeverisjes (bashki dhe qark).

Në tekstet e ligjeve origjinale kishte një dispozitë të tretë për aktivizimin e një përjashtimi dhe një procesi verifikimi shtesë në rast se aplikanti “banon në një zonë që nuk shfaq karakteristika të veçanta kulturore, etnike, gjuhësore, fetare apo tradicionale”. Për të kapërcyer shtrirjen specifike, u shtua shprehimisht se këto karakteristika supozohen edhe nga ekzistenca ose e organizatave johomogjene. “Procesi i verifikimit të jashtëzakonshëm” ka qenë në thelb mjeti i autoriteteve shqiptare që nga koha e Enver Hoxhës, për t’iu mohuar mërgimtarëve të drejtën e vetëvendosjes.

Gjuha

Në fushën e përdorimit të gjuhës nga një pakicë etnike, për herë të parë u pranua dëshira e kahershme e Greqisë, përtej kriterit të ekzistencës së të paktën 20% të popullsisë dhe rastit kur “pakica është tradicionalisht e gjallë” si kusht për të drejtën e përdorimit të saj. Burime të mirëinformuara thonë se ndonëse negociatat kanë qenë intensive, atmosfera ka qenë konstruktive.

Gjithashtu, u ra dakord edhe kuadri për sigurimin e zbatimit të duhur të dispozitave zbatuese nga autoritetet shqiptare. Në këtë drejtim mund të përdoret Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare dhe sigurisht Komisioni Europian, i cili do të monitorojë çështjen në kuadër të raportit vjetor të progresit të Shqipërisë, në kapitullin e grupit të parë të dhënies së fondeve.

Sigurisht që aplikimi do të monitorohet nga vetë Minoriteti Kombëtar grek me ndihmën e ambasadës greke në Tiranë. Diskutimet u mbyllën në prag të Krishtlindjeve dhe pak ditë më vonë u miratuan edhe ligjet zbatuese nga Qeveria Shqiptare (me numrat 844 dhe 845/26-12-2024). Më 27 dhe 30 dhjetor respektivisht ligjet janë publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë janë në fuqi.

Perspektiva

Ky bashkëpunim i mirë tani hap mundësi për diskutim edhe për çështje më të vështira, siç janë për shembull pronat e pakicave. Tashmë, Athina dhe Tirana kanë rënë dakord të ndihmojnë qeverinë shqiptare në drejtim të zgjidhjes së ekspertëve grekë në pritje nga Regjistri Helen i Tokës.

Gjithashtu, pala shqiptare shfaqet e gatshme për zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërqeveritare për funksionimin e varrezave ushtarake ku janë varrosur të vdekurit e luftës greko–italiane të viteve 1940-41.

Në të njëjtën kohë, nga pala shqiptare ka vullnet për të rifilluar procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes në demarkacionin e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE). Mes pakicës kombëtare greke ka edhe kënaqësi për faktin se tashmë mund të votohet me postë, që do të thotë se mund të votojnë edhe nëse punojnë në Greqi apo në një vend tjetër.

Nga pala greke duhen pritur disa gjeste vullneti të mirë. Më e rëndësishmja, e cila ka edhe pasoja në politikën shqiptare, është njohja e sigurimeve shoqërore (kryesisht pensionet, pra nënshkrimi i një marrëveshjeje mes Athinës dhe Tiranës). Negociatat për këtë kanë nisur tashmë në muajt e fundit. Përveç kësaj, Greqia do të jetë nën presion nga partnerët e saj evropianë për t’i dhënë fund zyrtarisht ligjit të luftës.

Çështja më e vështirë për palën greke, natyrisht, lidhet me pronat e çamëve, të cilët, si bashkëpunëtorë të nazistëve, u dëbuan nga Greqia Perëndimore pas luftës. Këto janë prona të cilat janë nën ruajtje dhe aktualisht kanë të bëjnë me rreth 200 prona në zona të ndryshme. Vështirësia kryesore në trajtimin e kësaj çështjeje specifike nuk ka të bëjë me pronat si të tilla, por faktin se ajo lidhet edhe me protestat e organizuara nga organizatat ekstremiste të çamëve.

Zgjedhjet në maj

Në çdo rast, z.Rama është këtë vit pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe perspektiva evropiane është argumenti më i rëndësishëm kundër kundërshtarëve të tij, gjithsesi të dobët. Në të njëjtën kohë, në Athinë e dinë mirë se pa levën e presionit që ofron nevoja e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane, edhe këto zhvillime pozitive për minoritetin nuk do të ishin të mundshme. Prandaj, viti 2025 paraqet mundësi në marrëdhëniet greko-shqiptare që diplomacia greke nuk synon t’i lërë të pashfrytëzuara.

Komuniteti maqedonas kërkon krijimin e bashkive Gollobordë dhe Gorë në Shqipëri

Komuniteti maqedonas në Shqipëri ka kërkuar krijimin e dy bashkive të reja në vend, përkatësisht atë të Gollobordës dhe Gorës, duke argumentuar se ndarja territoriale e vitit 2014 i ka lënë pa zhvillim zonat dhe i ka bashkuar padrejtësisht me bashki të mëdha si Bulqiza, apo Librazhdi dhe Kukësi, duke mos përfaqësuar interesat e minoritetit.

Përmes një komunikate për shtyp, ka qenë Shoqata Maqedonase “Ilinden”, ajo e cila ka kërkuar krijimin e komunave Gollobordë dhe Gorë në vend.

“Dhjetë vjet nga ndarja territoriale e vitit 2014, zonat e Gollobordës dhe Gorës ku jeton Pakica Kombëtare Maqedonase kanë mbetur ende të pazhvilluara. Në vitin 2014 u shfuqizua komuna e Trebishtit, Ostrenit dhe Steblevës në zonën Gollobordës, për t’ju bashkuar Bashkive Bulqizë dhe Librazhd, si dhe komunat e Shishtavecit dhe Zapotit në zonën e Gorës ju bashkangjitën Bashkisë Kukës”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Pakicat kombëtare maqedonase në zonat e Gollobordës dhe Gorës, sipas komunikatës, e konsiderojnë heqjen e komunave si një hap prapa në respektimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi vijon më tej:

“Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria të propozojnë ndryshime në Ligjin për vetëqeverisjen vendore për të krijuar dy Bashki të reja:

-Bashkia Gollobordë

-Bashkia Gorë

Shoqata maqedonase Ilinden – Tiranë beson që ky proces demokratik do të rrisë besimin e qytetarëve në sistem dhe do të mundësojë zgjidhjen më efikase të problemeve në zonat e Gollobordës dhe Gorës”.

Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit grek, Marko Boçari

Diku nga 2003, kur shëtisja në lagjen e vjetër të Damascut për të gjetur shtëpinë e Lady Digby al Mazrab, një nga personazhet më interesante të Europës së mesit të 1800-s, rastësisht mësova se në kopshtet damascene rritej edhe një trëndafil i veçantë. Një trëndafil i bardhë damaskin me emrin e Roza Bocarit, vajzës së bukur të Marko Bocarit suliotit më të famshëm i vrarë gjatë luftimeve për Pavarësinë e Greqisë.

Historinë e trëndafilit që lidhet me Rozën e kam shkruar në një artikull të gjatë që do te botohet së shpejti, por rastësisht, fare rastësisht ashtu si mjaft gjëra në jetë duke gërmuar mbi historinë e familjes Boçari, gjeta një gjurmë shumë të veçantë në një nga lagjet e qytezës amerikane të Salem.

Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit grek, Marko Boçari

Trendafili Roza Boçari që rritet ne Damask

Dimrin e kaluar vizitova si një kuriozitet historik, selinë e Llozhës së Parë Masonike në Amerikë e themeluar në qendrën e qytetit të Bostonit. (Për koincidencë selia e parë e Vatrës themeluar në Boston nga Konica dhe Noli ishte jo më shumë se 50 metra nga kjo godinë impozante në Boston). Në këtë seli, ndër shumë detaje historike lexova një artikull shumë të shkurtër mbi jetën e Frank Konstandine Victorato anëtar i Lozhës Masonike të Essex, I. O. O. F i cili kishte vendlindje Ishujt Joniane ( një bashkim i ishujve grekë Korfuz, Paxos, Antipaxos, Lefkadha) qeverisur nga Venediku dhe me vonë France dhe Britania)

Konstandin Viktorato i cili kishte vdekur në moshën 98 vjecare në shkurt të 1895-s kishte pasur një jetë plot aventura.

I vendosur ne qytezën e Salemit në 1851 duke ardhur nga Anglia, kishte qenë i burgosur në galerat e flotës turke. I kapur rob nga ushtria otomane gjatë periudhës që njihet si Revolucioni Grek, kishte mundur të lirohej me ndihmën e autoriteteve britanike si subjekt anglez. Pas Turqisë ishte hedhur në Rusi dhe prej këtej marinar në anijet britanike ishte kapur rob nga piratët kinezë. Pas një farë kohe kishte mundur të mbërrinte në Angli dhe prej andej në Boston ku përfundimisht u vendos në qytezën e Salemit të njohur për shtrigat e famshme. Emrit të tij Konstandin me të mbërritur në Boston i kishte shtuar edhe një emër më të amerikanizuar Frank, dhe kështu shume shpejt u bë një tregtar i njohur në Salem, si Frank Constantine Victorato. Por Historia e Konstandin Victoratos nuk mbaronte këtu. Pasi kishte mundur të krijonte disa biznese të sukseshme kishte ndërtuar godinën e YMCA, sot një nga godinat historike të qytetit. Konstandini përpos shumë aventurave të jetës së tij, në rininë e tij të hershme kishte qenë pjesë e trupave suliote të Marko Bocarit. Sipas dëshmive të tija Konstandini kishte qenë pjesë e 350 Suliotëve te cilet kishin sulmuar Kampin e Pashait të Shkodrës në 20 Gusht 1832 në Karpo. Mustafa Pasha i Shkodrës merrte pjesë me trupat e tija të sjella nga Veriu i Shqipërisë nën komandën e Mahmut Pasha Dramalliut një tjetër komandant i shquar otoman me origjinë shqiptare dhe dhëndër i Sulltanit.

Por ajo qe me terhoqi ne historine plot aventura te Konstandinit ishte fakti se deri ne ditet e fundit te vdekjes kishte insistuar se kishte qene deshmitar okular ne sulmin e Marko Boçarit kunder kampit ottoman dhe se Marko Boçari, prijesi i famshem i Sulioteve, ushtaraku ne sherbim te Ali Pashes, ishte vrare nga njerëzit e tij. Pra Marko Boçari, Heroi me i madh i Panteonit te Revolucionit Grek nuk ishte vrare ne sulm kunder ushtrise otomane, (ne fakt trupave shqiptare veriore) por nga vete Suliotet. Nje deshmi te tille nuk e kam hasur ne asnje botim serioz te historiografise greke dhe ne asnje deshmi te shkruar.

I çuditur mjaft me kete deshmi te bere ne shtypin amerikan te fund shek 19 filloja te kerkoja me shume. Mos valle Frank Konstandine Victorato nuk ekzistonte fare dhe kishte qene nje personazh i fabrikuar nga shtypi amerikan i kohes. Po perse dikush mund ta kishte bere kete?

Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit grek, Marko Boçari

Marko Boçari

Qyteza e Salemit eshte shume prane qytezes nga ku po shkruaj keto rradhe. Nje shetitje ne qytetin e shtrigave eshte gjithmone interesant aq me shume ne gjurme te nje misteri qe perfshin emra kaq te njohura te historise. Me nje kerkim te thjesht ne Librarine Publike te Qytetit te Salem gjej se ne fakt nje Frank Constantine Victorato ishte regjistruar ne Librin e Bizneseve si mbajtes i nje Licence – Victorato Frank Constantine, boëling alleys, 18 Central, per nje Saloon( Klub). Po keshtu ne historikun e Godines historike te YMCA shenohej se ndertuesi i saj kishte qene nje biznesmen lokal me emrin Frank Constantine Victorato. Pas nje interesimi te shkurter mbi bashkeluftetarin e Marko Bocarit shume shpejt gjeta edhe vend pushimin e tij. Frank Constantine Victorato dhe familja e tij preheshin ne te njejtin vend ne varrezat e Salemit.

Pra Frank Constantine Victorato kishte qene nje personazh i vertete. Por pyetja me e rendesishme ishte se perse Konstandinit gjate jetes se tij kishte insistuar se Marko Boçari heroi me i madh i Revolucionit Grek, Prijes i Sulioteve, Ushtarak i Ali Pasha Tepelenes, Anetar i Komitetit Revolucionar “Filiki Eteria’ personazhi qe inspiroi nje sere artistesh te rendesishem europiane si Eugene Delacrua nuk ishte vrare nga otomane, por nga vete Suliotet?

Ne se Konstandin Victorato kishte qene pjese e atij grupi te ngushte suliotesh qe kishin sulmuar Kampin e Pashait te Shkodes qartesisht mund te themi se ai ishte vete i tille. Deri me sot nuk kemi deshmi qe ne trupat suliote dhe aq me shume ato te Marko Boçarit te kishte edhe pjesëmarres greke. Pra mund te themi pa hezitim se Konstandin Victoratos ishte Suliot i lindur me shume gjasa ne Korfuz atje ku kishte nje koloni te madhe familjes suliote.

Po përse Suliotet e kishin vrarë Prijësin e tyre? Përse ky konflikt gjatë perplasjes me trupat shqiptare të Pashait të Shkodrës? Mos vallë një aksident fatal në fushën e betejës apo një vrasje me qëllim? Në fakt dëshmia apo version shqiptar i kesaj ngjarjeje thotë se Marko Bocari u vra nga Lleshi i Zi, prijësi i Mirditorëve të cilët ishin pjesë e trupave të Pashait të Shkodrës. Ndërkohë dëshmia e Konstandinit është se “Marko Boçari u vra nga dora e njerezve te tij” Cfarë nënkupton Konstandini me këto rreshta? Nga njerezit e tij Suliotët të cilët ai ishte pjesëtar apo nga shqiptarët e trupave veriore të ardhura nga malsitë e Shkodrës?

Dëshmia e Konstandinit duhet të kishte qenë kaq shteruese sa të kishte përfunduar edhe në një artikull të kohës në New York Times si dëshmia e vetme që hedh poshtë versionin zyrtar të vrasjes së Boçarit. “Victorato always maintained that the açepted histories of that even were incorrect, and that Bozzaris fell at the hands of his own men” The New York Times, February 21, 1895

Aks ident tra. gjik në Greqi/ Punëtori shqiptar hυmb jetën gjatë riparimeve në soletë

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi, pasi pësoi dëmtime të rënda në trup në një incident që pësoi gjatë punimeve që po kryente në një soletë në zonën e Achaias.

Mediat greke bëjnë me dije se emigranti shqiptar ra nga skela teksa po rregullonte soletën në një banesë të zonës.

Menjëherë ai u transportua në spital, por për fat të keq nuk ia doli.

60-vjeçari ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore që i dhanë mjekët, shkruan protothema.gr.

“Krimi i organizuar ka mbështetje politike”, Beqiri ngre akuza ndaj Liri Berishës: Martinaj fshihej pas tezes së tij …

Avokati Idajet Beqiri komentoi në një emision televiziv edhe vendimin më të fundit të SPAK që i kërkon GJKKO konfiskimin përfundimtar të 35 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, që janë të sekuestruara tashmë.

Ai shprehet se drejtësia po vepron dhe se krimi i organizuar ka marrë goditje të rëndë, duke evidentuar se ka pasur lidhje me politikën.

Madje ai shton edhe një detaj, se Martinaj, i cilësuar si ‘mbreti i kumarit’ dhe i zhdukur pa gjurmë prej 8 Gushti 2022, ku fati i tij mbetet ende mister, ka pasur mbështetjen politike, veçanërisht të Liri Berishës, për të cilën tha se është ‘tezja e tij’.

“Krimi i organizuar ka marrë goditje të rëndë, ose me arrestime, burgje përjetë, të kërkuar, ka marrë goditjen e duhur, se ka qenë i veshur me politikë. Ju thatë Ervis Martinaj, por nëse pas tij nuk do ishte tezja e tij Liri Berisha, familjar i saj, u sekuestruan, gjykata ka dhënë vendimin dhe është provuar se është e rrugës kriminale. Nëse nuk do të fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, nuk do kishte kaq fuqi, të bënte gjithë këto gjëra që po bën. Ka lidhje familjare me Liri Berishën, e di gjithë Shqipëria, nuk flas kot”, u shpreh Beqiri.

E PAPRITUR/ Nuk heq dot dorë prej tij? Egli Tako bënë gjestin e papritur ndaj Olsi Bylykut brenda BBVA (Video)

Ajo në botën e showbizit përveç muzikës është bërë e njohur edhe nga romanca me këngëtarin e njohur Olsi Bylyku, shkruan “Kosovarja”.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ajo ka kujtuar edhe disa momente që kishte kaluar me Olsin.

Nuk shkoi shumë erdhi edhe momenti teksa këndoi këngët e tij plotë emocion.

Për më shumë ndiqeni videon.

“Jam gati për negociata, por jo me Zelenskyn”, Putin tregon arsyen se pse nuk do të bisedojë me homologun ukrainas

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është gati për negociata që synojnë përfundimin e konfliktit të armatosur në Ukrainë.

Por ai hodhi poshtë çdo bisedë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky i cili, siç tha Putin “ndodhet ilegalisht në pushtet”.

Në një intervistë me televizionin rus dhe gazetarin Pavel Zarubin, Putin tha se nuk ka parë vullnet nga Kievi për të negociuar me Moskën për t’i dhënë fund luftës.

Rusia është e hapur për bisedime, por nuk sheh “vullnet” nga ana e Ukrainës, pohoi Vladimir Putin.
Nëse Kievi vendos të negociojë me Moskën, kryetari i parlamentit ukrainas mund ta trajtojë rastin, vuri në dukje presidenti rus.

Presidenti rus vlerësoi gjithashtu se lufta në Ukrainë do të përfundonte “për dy muaj” nëse Kievi nuk do të merrte ndihmë ushtarake nga aleatët e tij perëndimor.

“Luftimet nuk do të zgjasin asnjë muaj nëse mbarojnë paratë dhe municionet. Gjithçka do të përfundonte brenda një muaji e gjysmë apo dy muaj”, tha Putin në një intervistë për televizionin rus.

Euro forcohet ndaj lekut, arrin nivelin më të lartë që prej tetorit të vitit të kaluar

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 98.75 lekë, në rritje me 0.55 lekë në harkun e një jave.

Kursi euro-lek ka arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe njëkohësisht më të lartin që prej datës 16 tetor të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rritja e kursit të euros në ditët e fundit ka ardhur kryesisht për shkak të një kërkese në rritje për blerje valute nga shoqëritë tregtare për nevojat e tyre. Në 2-3 vitet e mëparshme bizneset kishin një tendencë të rrisnin kërkesën për blerje valute qysh në fund të dhjetorit, ndoshta edhe si përpjekje për të përfituar nga nivelet e ulëta të kursit.

Kjo përkonte edhe me rritjen e shpenzimeve buxhetore në ditët e fundit të vitit dhe rritjen e ofertës së lekut në treg.

Në dhjetorin e vitit të kaluar një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kursi qëndroi në nivele të ulëta, madje Banka e Shqipërisë realizoi blerje me qëllim shmangien e rënies së mëtejshme deri në ditët e fundit të vitit. Me sa duket, këtë vit kërkesa për valutë nga bizneset po shfaqet më e vonuar, në përputhje edhe me ciklin e konsumit në ekonomi dhe rritjen e pritshme të nevojës për importe gjatë muajve në vazhdim.

Pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, kursi i euros ngelet në rënie vjetore me afërsisht 5%.

Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, të regjistruar në nëntor 2024. Në javët e para të janarit, kursi u shfaq i qëndrueshëm pranë nivelit të 98.2 lekëve, ndërsa në ditët e fundit po shfaq një tendencë të lehtë në rritje.

Vitin e kaluar kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse i detyrohet kryesisht rritjes së eksportit të shërbimeve dhe sidomos të turizmit, rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme, ndërsa në deklarimet e tij Guvernatori Sejko nuk ka përjashtuar as rolin e prurjeve valutore informale.

Të dhënat e bilancit të pagesave treguan se flukset valutore hyrëse edhe për 2024 kanë qenë të larta, por në tërësi deficiti i llogarisë korrente është rritur krahasuar me vitin 2023.

Për 9-mujorin 2024 pozicioni i jashtëm i ekonomisë rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm, por sidoqoftë ky deficit ishte në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte vazhdojnë të mbulojnë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit.

Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte blerën rekord të 71.7 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

I martuar? Zbulohet misteri, ja lidhja që Gjesti ka me Diellzën: Kanë bashkëjetuar 4 vjet, por…

Ditën e sotme, emri i Gjestit ka qenë shumë i përmendur në media.

U hodh hipoteza se Gjesti ka qenë ose është i martuar jashtë. Sipas burimeve të ‘Prive’, Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar.

Ai ka bashkëjetuar me vajzën e quajtur Diellza prej një kohe të gjatë.

“Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina, por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit, por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë’, u shpreh burimi për Prive.al.

Thuhet se ata kanë qenë bashkë deri para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të BBVK. Pas grindjeve të vazhdueshme, gjërat mes tyre nuk kanë qenë krejtësisht të mbyllura në raportin mes tyre.