Tentoi ta përlyejë! Adriatik Lapaj i nxjerr bojën Muslim Murrizit: Kam dokumentet, ja çfarë të ka dhuruar Edi Rama keto dy vite

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka sulmuar Adriatik Lapajn dhe Endrit Shabanin, duke i akuzuar si njerëz të përdorur nga George Soros përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, Lapaj dhe Shabani janë të kurdisur nga filantropi me ndikim global, kurse për Arlind Qorin ai shprehet se është komunist bio.

“Nga Fondacioni Soros kane lindur dy nga partite e reja qe do ‘bejne’ dhe do ‘thurin’ Shqiperine sipas rrobaqepësit Aleks Soros. Fondacioni Soros mbeshtet, ideon dhe financon partine e Adriatikut dhe te Endrit si dy parti te majta ekstreme qe fillimisht e filluan karrierën si shoqeri e hapur deri ne shqyerje pastaj kaluan tek Aleanca Kuqezi, pastaj ‘ustai’ u dha porosi te krijojne dy parti te ndryshme me nje qellim te vetem qe te mbajne ‘gjalle’ frymen sorrosiane.

Nuk e njoh dhe nuk e paragjykoj Arlind Qorrin qe eshte i MAJTE DHE KOMUNIST BIO, por kur shoh sherret mes tyre kuptoj qe e gjitha eshte lufte per elektoratin e majte se per lgbq jane te urdheruar te ndahen mes ketyre dy subjekteve dhe rilindjes”, shkruan Murrizi.

Lapaj i është kundërpërgjigjur menjëherë Murrizit, duke i replikuar me një koment në postimin e tij në Facebook. Sipas tij, Murrizi shtiret sikur është në betejë politike me socialistët, por në fakt në dy vitet e fundit ka marrë një licencë miniere dhe ka dokumente që e vërtetojnë këtë.

“Une jam avokat, o Myslim. Une mbroj ke te dua. Ky eshte profesioni im. Po ti ne kohen kur je ne lufte me regjimin, si ke arritur te marresh licence miniere?”, komenton Lapaj.

“Thuaji popullit a te ka dhene qeveria Rama nje licence miniere ne 2 vitet e fundit? I kam une dokumentat. Ne fakt kam dokumentat per te gjithe ju. Nese mendoni se me gelltitni kollaj, do bindeni rruges qe me keni nenvleresuar”, shkruan kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet më tej në komentin e tij.

“Për momentin nuk kemi zgjidhje tjetër”/ Rama sqaron çfarë do ndodhë me “Tik Tok”: Kompania do na…

Kryeministri Edi Rama në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, ku është investuar në laboratorin e mediave digjitale me teknologjinë më të avancuar, ka zhvilluar një podcast me dy studente, të cilat e kanë pyetur për planet e mbylljes së TikTok

“Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozim për ti adresuar këto shqetësimi.
Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës. Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra…

Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen…”, tha Rama.

Gruaja “merr në qafë” bosin e dro. gës: Poston fotot e pushimeve në Instagram, policia e gjen dhe e arreston

Një trafikant droge shumë i kërkuar u kap pasi autoritetet gjurmuan llogarinë e mediave sociale të gruas së tij dhe gjetën vendndodhjen gjatë pushimeve luksoze të çiftit në Evropë.

Luis Manuel Picado Grijalba, 43 vjeç, u arrestua në një aeroport të Londrës në dhjetor pasi akuzohej për trafik kokaine nga Kosta Rika në SHBA.

Grijabla kërkohej nga DEA për muaj të tërë për përfshirjen e tij të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, tha Randall Zúniga, drejtori i Departamentit të Hetimeve të Kosta Rikës (OIJ).

Bosi i drogës – i cili rrallë udhëtonte me gruan e tij 32-vjeçare – thuhet se bleu bileta avioni me vlerë 20,000 dollarë për të fluturuar me gruan dhe familjen e tij në Evropë, shkruan NY Post.

Grijabla, i cili është shtetas i natyralizuar i Kosta Rikës, takoi gruan e tij në Paris dhe kishte planifikuar të kalonte Vitin e Ri me familjen e tij në Angli përpara arrestimit.

Për të dokumentuar pushimet, gruaja e Grijablas, Estefania McDonald Rodriguez, bëri disa postime në një llogari tashmë të fshirë në Instagram gjatë udhëtimeve të saj evropiane.

Një postim kapi çiftin duke pozuar nën kullën Eifel në Paris.

Zúniga tha se Rodriguez udhëtonte shpesh jashtë vendit dhe postonte aventurat e saj në mediat sociale.

Agjentët e DEA-s, të cilët kishin gjurmuar Grijablan që kur ai u ngrit nga aeroporti Juan Santamaría i Kosta Rikës, përdorën postimin e çiftit në Paris për të gjeturvendndodhjen e mbretit të dyshuar të drogës.

DEA donte të kapte Grijablan në Evropë në vend të Kosta Rikës, pasi shteti i Amerikës Qendrore ndalon ekstradimin e qytetarëve të tij.

Prokurori i Përgjithshëm i Kosta Rikës, Carlo Diaz, vlerësoi arrestimin e DEA, por vuri në dukje se zyra e tij nuk kishte ngritur asnjë akuzë kundër Grijabla.

Alarm me Coca Cola-n/ Tërhiqen nga tregu mijëra kanaçe dhe shishe: Janë të mbushura me klorat

Mijëra kanaçe dhe shishe xhami me markën Coca-Cola janë tërhequr nga tregu europian.

Përfaqësuesi i prodhuesit të njohur në Belgjikë ka bërë të ditur se një sasi e madhe produktesh po tërhiqet për shkak të niveleve të larta të kloratit.

Produktet që do të tërhiqen nga tregu përfshijnë Coca-Cola, Sprite, Fanta, Fuze Tea, Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, të cilat janë shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga muaji nëntor.

Kjo tërheqje ka të bëjë me produktet që kanë një kod prodhimi nga 328GE deri në 338GE, i cili gjendet në fundin e kanaçeve ose në qafën ose etiketën e shisheve të xhamit. Konsumatorëve u kërkohet të mos i konsumojnë këto produkte dhe t’i kthejnë ato në pikat e shitjes për të marrë rimbursim të plotë.

“Edhe pse nuk kemi një numër të saktë, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme produktesh të tërhequr”, deklaroi Coca-Cola Europacific Partners Belgium për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

“Pjesa më e madhe e produkteve të prekura dhe të pashitura tashmë është larguar nga raftet e dyqaneve, dhe ne po vazhdojmë të marrim masa për të tërhequr nga tregu të gjitha produktet e mbetura, ”shtoi kompania, duke theksuar se është “në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente në secilin prej tregjeve të prekura.”

Klorati, një nënprodukt i klorit, është një substancë dezinfektuese që përdoret për trajtimin e ujit të pijshëm. “Në fabrikën tonë në Gent po kryejmë teste në kuadër të procedurave tona të kontrollit dhe përputhshmërisë me rregulloret. Këto teste kanë zbuluar nivele të larta të kloratit,” ka sqaruar kompania.

Rrëfimi i policit për ngjarjen e Dobraçit: Shkuam për aksident, por njoftova …., si na iku Ibrahim Lici

Nga Elton Qyno

“Ora News” zbardh të plotë dëshminë e njërit prej punonjësve të policisë “Shqiponja” në Shkodër, i cili ishte i pranishëm në çastet e para pas ndodhjes së masakrës së “Dobraçit”, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.

Do të duheshin disa minuta dhe konstatimi i vrimave të plumbave në “Benz”-in e zi, për të kuptuar se nuk kishin të bënin me një aksident por me një ngjarje të rëndë kriminale.

“…Në kohën kur ne kishim mbërritur në vendin e ngjarjes i raportoj Sallës së Komandimit DVP-Shkodër se, nuk kemi të bëjmë me një aksident rrugorë por kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale me përdorim të armëve të zjarrit…”- ka rrëfyer tek oficerët e AMP-së, Viktor Logu.

Vetëm pak ditë pas ngjarjes, Logu u arrestua nga AMP-ja së bashku me tre kolegët e tij, Julian Stërkaj, Marte Martini dhe Blerim Kurmekaj, pasi nuk kishin kryer veprimin e shoqërimit të personit që dyshohet se ishte i kërkuari, Ibrahim Lici.

Por sipas Viktor Logut, shoqërimi i tij nuk është kryer pasi ai dhe kolegët e tij kishin menduar se ai ishte një person i rastit që po ndihmonte të plagosurit. Logu ka treguar se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancë.

Logu, ka treguar se në vendngjarje ka pasur dhe persona të tjerë dhe asnjëri prej tyre nuk është shoqëruar, pasi disa minuta më pas ai dhe kolegët e tij, janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes për të ngritur një postbllok në dalje të Shkodrës, tek “Kisha e Zojës”.

Situatën në vendngjarje, e ka marrë policia kriminale dhe prokuroria, ndërsa nuk ka asnjë rrethanë se si u largua nga vendngjarja, personi i dyshuar si Ibrahim Lici.

Në dëshminë e tij punonjësi i policisë Shkodër ka treguar se:

“Më 30 tetor 2024, kam qenë i planizuar me shërbim në qytet nga ora 14:00 deri në ora 22:00 dhe rreth orës 15:45 minuta, kemi dëgjuar në radio nga Salla e Komandimit e DVP-Shkodër, se ka ndodhë një aksident rrugor tek SMT-ja, me dëme në persona. Ne menjëherë kemi lëvizur nga vendi i shërbimit i kryqëzimit “Kirasit” në drejtim të rrotondos së “Dobraçit”, për t’i ardhur në ndihmë qarkullimit rrugor. Pasi kemi shkuar në vendin e ngjarjes, kemi zbritur nga automjeti dhe kemi konstatuar një automjet të tipit “Benz” me ngjyrë të zezë me targa të huaja, i cili kishte dalë nga rruga dhe përplasur me një shtyllë dhe mur. Në një distancë rreth 4 metra nga automjeti, në rrugë ishte i rrëzuar një motor. Në vendin e ngjarjes kemi konstatuar tre persona të shtrirë në tokë, ku dy ishin të seksit mashkull dhe një ishte e seksit femër një burrë i moshës më të vjetër kishte akoma shenja jete, ndërsa, dy tjerët nuk kishin reagime. Më pas, kemi shikuar automjetin dhe brenda mjetit kemi konstatuar një person, i cili ishte pasagjer në vendin e parë, i cili kishte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kishte disa persona të tjerë. Sqaroj se para nesh në vendin e ngjarjes ishin oficerët e qarkullimit rrugor Indrit Neziri, Përparim Papa dhe Rrok Frroku, të cilët po lironin drejtimin e rrugës nga lëvizja e mjeteve. Gjatë kohës që unë po shikoja personin e shtrirë në tokë nëse kishte shenja jete, në afërsi tij kam konstatuar një person të ulur afër një personi të shtrirë në tokë, të cilin unë nuk e kam identifikuar se kush ishte. Por thjesht kam menduar se po i jepte ndihmë personit të shtrirë në tokë. Gjithashtu, aty afër kam konstatuar një grua në këmbë dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk i kam njohur…”.

Më tej Logu ka sqaruar se thënë se: “…Sqaroj se, në shërbim kam qenë me oficerët e policisë Blerim Kurmekaj përgjegjës Juljan Sterkaj Shofer dhe Marte Martini. Në kohën kur ne kishim mbërritur në vendin e ngjarjes i raportoj Sallës së Komandimit DVP-Shkodër se, nuk kemi të bëjmë me një aksident rrugor, por kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale me përdorim te armëve të zjarrit…”.

Në këto momente Logu ka treguar se më pas e ka thërritur Blerim Kurmekaj dhe i ka thënë “bëj bllokimin e automjeteve që mos të futen në vendin e ngjarjes dhe vendos shiritin për kufizimin dhe ruajtjen e vendit të ngjarjes”.

“…Unë kam dalë me shërbim tek “5 Heronjtë” duke ju dhënë drejtim në rrugën e unazës që mos të futej në vendin e ngjarjes deri sa kanë ardhur shërbimet e tjera. Kur ka ardhur shërbimi i patrullës së përgjithshme, unë kam ardhur përsëri në vendin e ngjarjes ku jam takuar me kolegët dhe kemi lëvizur pikë kontrolli tek “Kisha e Zojës” në dalje të qytetit, ku kemi qëndruar deri në ora 22:00 minuta. Sqaroj se unë kam kryer vetëm këto detyra në vendin e ngjarjes, kam ndaluar automjetet që të hynin në vendin e ngjarjes dhe kam vendosur shiritin kufizues dhe ruajtjes së vendit të ngjarjes…”.

Ndërsa momentin e Ibrahim Licit, punonjësi i policisë e shpjegon kështu duke pohuar se:

“…ishte një person i ulur në tokë dhe po i jepte ndihmë personit të shtrirë në tokë, që ishte afër me automjetin e ndaluar. Nuk kam shoqëruar personat dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe as bllokuar vendin e ngjarjes, por kam vendosur shiritin dhe bllokimin e rrugës tek kryqëzimi, për mos bllokuar vendin e ngjarjes. Sqaroj se, në fillim e kam konstatuar këtë person të ulur në tokë, dhe sikur po i jepje ndihmë personit të dëmtuar dhe shtrirë në tokë dhe unë kam lëvizur bllokuar rrugën tek kryqëzimi për mos hyrjen e automjeteve në vendin e ngjarjes. Unë nuk e kam konstatuar këtë gjë, pasi nuk isha prezent tek vendi i ngjarjes më pas. Nuk kemi identifikuar asnjë person…”.

“Nuk e linte të shkonte as në shkollë”, Iliriani zbulon të vërtetën pse Parashqevi Simaku humbi kujdestarin e të birit

Biznesmeni Elton Iliriani, me aprovimin e familjarëve të Parashqevi Simakut, ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale dhe divorci me ish-bashkëshortin Robert Nolfe, me të cilin ka një djalë, Luke.

Iliriani ka lexuar një deklaratë të gjatë të bërë nga Robert Nolfe, i cili ka hedhur dritë mbi arsyet e ndarjes nga këngëtarja, si dhe arsyet se përse gjykata vendosur që kujdestarinë e djalit t’ia jepte atij.

Sipas deklaratës së Nolfe, ai tregon se në hapat e parë të divorcit, ai nuk ka kërkuar kujdestarinë e djalit, por ka kërkuar që ta takojë atë vetëm dy herë në javë, dhe si dhe ka pranuar për shumë vite të paguante dhe qiranë e banesës ku jetonte Simakut, gjë që sipas tij e ka bërë nga viti 2007 kur ka nisur divorci, deri në vitin 2018.

Por dy vite pas ndarjes ai tregon se Simaku nisi të sillej në mënyrë të ashpër me djalin, duke e izoluar atë si nga i ati, është edhe nga jeta sociale, apo dhe nga shkolla. Sipas tij ajo refuzonte edhe që ta dërgonte për kontrolle mjekësore. Këtu ka qenë pika e kthesës që ka bërë që çështja të shkojë në gjykatë, e më pas kujdestarinë ta fitonte ai.

Këtë rrugëtim, e ka sqaruar më tej Ilriani përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Shqipëri-Andorrë, dalin në shitje biletat

Kanë dalë në shitje biletat për sfidën mes Shqipërisë dhe Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Ndeshja është planifikuar të luhet më 24 Mars, në stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Çmimet variojnë nga 2 mijë lekë të reja si biletat më të lira, deri në 35 mijë lekë të reja ato më të shtrenjtat.

Ashtu si të gjitha takimet e Kombëtares edhe ndeshja me Adorrën, do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.

FSHF ka njoftuar se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link:

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Andorra

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Deklarata e fortë e gazetares: Gjesti ka qenë i martuar para BBV

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka, për të dhënë disa nga lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi.

Ajo u ndal veçanërisht dhe tek banorët e “Big Brother VIP 4”, e më saktësisht tek Gjesti, për të cilin dha një deklaratë shumë të fortë…

A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?

“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.

Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.

LAJM I FUNDIT/ Nëna rr. eh mjeken pas υde kjes së djalit 12-vjeçar në QSUT

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori,

për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj,

në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Urdhri ekzekutiv i Trump/ Ambasada e SHBA-së në Shkup ndërpret të gjitha projektet në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e SHBA-së në Shkup në mëngjes ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe organizatat tjera që tashmë kanë fituar dhe thuajse i kanë realizuar projektet në RMV, që të ndalin realizimin e projekteve dhe të mos paguajnë asgjë, konform urdhërit ekzekutiv të Presidentit të ri amerikan, Donald Tramp, i cili “ngriu” ndihmat e huaja për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Izraelit dhe Egjiptit.

Në këtë kontekst është edhe njoftimi që vjen nga Këshilli Etik për Media në RMV, të cilët kanë anuluar takimin e 30 janarit me përfaqësues të Televizioneve, për procesin e avancimit të Kodeksit të Gazetarëve.

“Para pak çasteve morëm njoftmin nga SHGM-ja se donatori I këtij projekti, Organizata Ndërkombëtare – IREKS, kërkon ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për realizimin e projektit. Kjo vjen pas vendimit të autoriteteve të reja amerikane për “ngrirjen” dhe revizionin e thuajse gjithë ndihmës së SHBA-së nëpër botë, në kohëzgjatje prej 90 ditëve”, thuhet në njoftimin e KEMM-it.

Praktikisht kjo paraqet pasojën e parë të administratës së re të SHBA-së, kurse priten edhe më tepër ndërprerje të projekteve, pasi Presidenti Tramp do të nis të përballet me bilancin tregtar negativ me Evropën.

Në përgjithësi, ndihma e SHBA-së në RMV menaxhohej përmes projekteve të Ambasadës dhe përmes agjencisë USAID, kurse fokusohej në sundimin e së drejtës, sigurisë kibernetike, ambientit jetësor, zhvillimit demokratik, përmirësimit të konkurencës, luftës kundër korrupsionit dhe për pjesëmarrje më të madhe civile.

Vetëm për sistemin gjyqësor, SHBA-të kanë dhënë donacione thuajse prej 500 milion eurove.

Ndryshe, udhëzuesi që të premten u publikua nga Sekretari Amerikan I Shtetit, Mark Rubio, dërguar nëpër të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsulare, kërkon që të punësuarit të japin “urhdëra për stopimin e punës” për të gjithë “cmimet ekzistuese për ndihmë të huaj”.

Në Komunikatën e DASH-it për vendimin e Mark Rubios thuhet se sekretari shtetëror ka inicuar kontrollin e të gjitha programeve për ndihmë të huaj që të sigurohet se ata janë efikase dhe konzistente me politikën e jashtme të SHBA-së, në kuadër të agjendën “Amerika në vend të parë”. /Inaonline