Grabitja e bujshme në muzeun holandez, hajdutët vjedhin helmetën e artë 2500-vjeçare që të mbron nga “syri i keq”

Një grup hajdutësh ka kryer një grabitje spektakolare në Muzeun Drents në Assen, Holandë, duke përdorur eksplozivë për të hyrë brenda dhe duke vjedhur katër artefakte të lashta, përfshirë Helmetën e Cotofenesti, një objekt i rrallë historik rreth 2500-vjeçar. Incidenti ndodhi në orët e para të së shtunës.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur hajdutët hapën një derë të jashtme përpara duke e shpërthyer.

https://x.com/daily_romania/status/1883436155657699671?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1883436155657699671%7Ctwgr%5E9b779663a92b20bfbef7062ff65635d73202351d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fgrabitja-e-bujshme-ne-muzeun-holandez-hajdutet-vjedhin-helmeten-e-art-i84131

Grabitësit morën tre byzylykë të artë nga shekulli i parë para erës sonë dhe Helmetën e Cotofenesti, një artefakt i çmuar në huazim nga Muzeu Kombëtar i Historisë së Rumanisë në Bukuresht.

Artefaktet ishin pjesë e ekspozitës “Dacia: Perandoria e Artë dhe e Argjendtë”, e cila paraqiste thesare të shquara nga Dakët, një shoqëri e lashtë që dikur jetonte në territoret e sotme të Rumanisë, në kohën e Ilirëve. Ekspozita, e cila nisi në korrik, ishte planifikuar të përfundonte të dielën.

Grabitja e bujshme në muzeun holandez, hajdutët vjedhin helmetën

Helmeta, e zbuluar rreth një shekull më parë në një fshat rumun, konsiderohej një “kryevepër” nga muzeu dhe ishte dekoruar me skena mitologjike dhe sy të dizajnuar për të mbrojtur mbajtësin nga “syri i keq”.

Policia holandeze njoftoi se po bashkëpunon me Interpolin për të hetuar rastin dhe ka marrë mbi 50 informacione deri të dielën. Ata po hetojnë një makinë gri, e cila u vodh disa ditë më parë në Alkmaar dhe u gjet e djegur pranë vendit të krimit. Mendohet se autorët kanë përdorur një tjetër makinë për t’u larguar.

Grabitja e bujshme në muzeun holandez, hajdutët vjedhin helmetën

Drejtori i Muzeut Drents, Harry Tupan, e quajti këtë ngjarje një “ditë të errët” për institucionin dhe për Muzeun Kombëtar të Rumanisë. Ai shprehu trishtimin dhe tronditjen e thellë për humbjen e objekteve të paçmueshme.

Nga ana e saj, Ministria e Kulturës rumune premtoi të marrë të gjitha masat e mundshme për të rikuperuar objektet e vjedhura.

Të katër objektet e vjedhura kanë një rëndësi të madhe kulturore për Rumaninë, me helmetën Cotofenesti që konsiderohet një thesar kombëtar.

“Kush vë shumë gjoba do largohet”, Proda u jep ‘porosi’ efektivëve të rrugores: Nuk dua sasi, por ndëshkimin e të rrezikshmëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj në qarqe.

Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se siguria rrugore, pavarësisht se gjatë vitit 2024 ka qenë më mirë se gjatë viteve të mëparshme, nuk është në parametrat që duhet të jetë.

Proda ka kërkuar nga strukturat e Policisë Rrugore, reagim të menjëhershëm, angazhim dhe përkushtim më të madh, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të ndërhyrë në ato akse ku ka më shumë ngarkesë.

“Nuk dua sasi masash administrative dhe cilido nga ju që do t’i masë treguesit e punës me sasinë e masave administrative, automatikisht do ta lëviz nga detyra. Dua cilësi në punë dhe të ndëshkoni ata që vërtet janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, ata që xhirojnë gomat dhe shkaktojnë ndotje akustike duke u kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata drejtues automjetesh që parkojnë mbi trotuare, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe të nënave me karroca me fëmijë, si dhe ata që parkojnë në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Në fokus të shërbimeve të Policisë Rrugore të jetë evidentimi dhe ndëshkimi i atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrijnë deri në tri herë mbi normën e lejuar, atyre që kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të atyre që drejtojnë automjetet, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Këto janë detyra prioritare për të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore dhe për ju shefat e sektorëve dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore. E gjithë Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të jetë në detyrë, në krye të shërbimeve dhe jo të komandoni nga zyrat.

Përgjatë këtij viti pres më shumë përmirësim të parametrave të sigurisë rrugore, shërbim sa më cilësor, që ta ndiejnë ndryshimin përdoruesit e rrugës dhe kjo nënkupton etikë në komunikim, ndjekje me përparësi të procedurave të aksidenteve, monitorim më të mirë të qarkullimit dhe sidomos të akseve rrugore që janë pranë shkollave.

Përfshijini nxënësit në fushata ndërgjegjësimi për përdoruesit e rrugës, pasi janë konstatuar shkelje të shumta dhe nga këmbësorët apo nga ata që qarkullojnë me biçikleta, monopatina e motomjete, kryesisht gjatë natës, pa pasur shenja dalluese (fosforeshente).

Të jeni më aktivë, më prezentë në media, e cila për hir të së vërtetës është treguar përherë e gatshme të mbështesë iniciativat e Policisë së Shtetit në të mirë të komunitetit, si dhe të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë. Kush nuk do t’i përmbushë këto prioritete, do ta largoj pa hezitim nga strukturat e Policisë Rrugore”, ka thënë ai.

Analiza vjetore ka vijuar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe nga Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Altin Qato, të cilët kanë analizuar me detaje të gjithë dinamikën dhe problematikat e ndodhura përgjatë vitit 2024 dhe për masat që duhen marrë për përmbushjen e detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për përmirësimin e sigurisë rrugore.

15 vite nga vrasja e të fortit të “Rrugës Bardhyl”, e veja e Franc Konomit rrëfen jetën larg Shqipërisë: E mbajta premtimin

Franc Konomi ishte pjesë e një grupi të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” dhe bënin ligjin në vitet ’90.

Një ditë vere, më 8 korrik 2010, në orën 11:20 të paradites, në zemër të Tiranës, në afërsi të “Pazarit të ri”, u qëllua me breshëri plumbash ‘i forti’ i ‘Rrugës Bardhyl’.

Franc Konomi u ekzekutua me 10 plumba nga dy vrasës me motor. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij “Mercedez Benz, ngjyrë të zezë.

Në momentin që Konomi u fut në automjetin e tij dy vrasësit me pagesë e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

E teksa kanë kaluar plot 15 vite nga ajo ngjarje e rëndë që tronditi aso kohe Tiranën, e veja e Konomit ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Pas vrasjes së partnerit të saj, me të cilin ka dy fëmijë, Rovi është larguar nga Shqipëria.

Në një foto të postuar së fundmi në rrjetet e saj sociale, shihet Franc Konomi me të voglën e tij në krahë, e cila tanimë është rritur, madje pritet të bëhet dhe nënë së shpejti.

Krah fotos, Rovi ka shkruar se pavarësisht viteve që kalojnë pa kuptuar malli për babain e fëmijëve të saj veçse rritet.

Duke e falenderuar për dashurinë që ata jetuan, ajo i thotë se fëmijët e tij, ashtu si dhe ai dëshironte, tani shkëlqejnë dhe kanë gjetur rrugën e jetës së tyre.

“Na mungon ne, i mungon shumë njerëzve që kanë pas respekt për ty, i mungon vajzës tënde që dhe për pak do të bëhet prind vetë. Çfarë emocioni në këtë moment e di se dëshira jote ishte të mbaje nipin tënd në krah. Do të kujtojmë gjithë jetën. Dashuria jonë ishte pa kushte, por për mua më e bukura. Faleminderit. Dua të them shumë fjalë, nuk kanë fund fjalët për ty.

Rri i qetë të kam thënë se Rovi do të bëjë të pamundurën që fëmijët tanë të shkëlqejnë. Ti i shikon nga larg, unë e di i mbroj këtu poshtë. Bota është bërë më e egër seç e ke lënë ti. Qofsh i xhenetit jetë!”,  shkruan Rovi.

Aks identi i rëndë/ Përmbγset autobusi, hυmbin je. tën 19 ρersona, mes tyre dhe tre fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Jug të Bolivisë, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, e për pasojë kanë humbur jetën 19 persona.

Policia shprehet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e tejkaluar. Autobusi ishte nisur nga La Paz për në Villachon, në kufi me Argjentinën.

Në një kthesë, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys.

Fatkeqësisht 19 humbën jetën mes tyre 14 gra, tre burra dhe dy fëmijë. Nëntë persona të tjerë, përfshirë shoferin, i cili u arrestua, u plagosën.

Amaneti i fundit, Anastas Janullatos do të prehet në Shqipëri! Shpallen 5 ditë zie kishtare! Ceremonitë në nder të tij

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë mëngjesin e të shtunës pas një beteje të gjatë shëndetësore.

Fortlumturia e Tij do të prehet në Shqipëri; ky ishte edhe amaneti i tij para se të mbyllte sytë përgjithmonë në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë. Janullatos do të prehet në katedralen ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë ku në nder të tij do të mbahet për dy ditë edhe ceremonia e homazheve po në këtë katedrale.

Trupi i Kryepeshkopit pritet të transportohet përmes rrugës tokësore drejt Shqipërisë të martën. Janullatos pësoi hemorragji gastrike, dhe pas disa ditësh trajtimi në një spital privat në Tiranë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke e detyruar atë të transportohej më 3 janar drejt Athinës me një avion të Forcave Ajrore. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv që ai mori, gjendja e tij u përkeqësua përditë, për shkak të funksionimit të pamjaftueshëm të disa organeve.

CEREMONIA

Pesë ditë zie kishtare janë shpallur në mbledhjen e Sinodit nga data 25 – 29 janar 2025. Në ditën e parë të zisë kishtare për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, në katedralet “Ngjallja e Krishtit”, në Korçë, Gjirokastër dhe Durrës u mbajtën gjatë mëngjesit të djeshëm shërbesat e përshpirtjes. Dhjetëra besimtarë u lutën dhe ndezën qirinj për prehjen e shpirtit të Kryepeshkopit Janullatos.

Trupi i pajetë i kryepeshkopit do të mbërrijë në Shqipëri të martën. Pritja do të bëhet para katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, në orën 16:00 të pasdites. Pas pritjes, do të mbahen homazhe brenda Katedrales gjatë pasdites të së martës si dhe ditën e mërkurë, në datë 29 janar. Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00.

Në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë dhe patriarkë nga kishat ortodokse në botë. Kryepeshkopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriku i Kostandinopojës në janar të vitit 1991, ku punoi për rilindjen e kishës që ishte shkatërruar gjatë 40 viteve persekutimi nga regjimi komunist.

Ai ia dedikoi jetën rindjezes së shpirtit misionar të Kishës Ortodokse dhe pas më shumë se 30 vitesh në Shqipëri, duket se ai e arriti qëllimin e tij. Jeta e Kryepeshkopit Anastas dhe puna e tij mund të përmblidhen në vetë fjalët e tij: “Ky është kontributi më i madh që kam dhënë, një kontribut teologjik për të ndihmuar Kishën të rizbulojë kush është në të vërtetë. Është një kontribut jete. Pozicioni im teologjik ka qenë gjithmonë të jetoj në misterin e një Kishe të Shenjtë, të Përgjithshme dhe Apostolike. Të jetoj misionin e Kishës në këndvështrimin e saj të saktë universal dhe eskatologjik. Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin”./Gazeta Panorama

Me VIDEO/ “Më përqafo se vdiqa” – Pas “Luftës” vjen “Paqja” mes Gjestit dhe Eglit: Ma ke bërë kaq të vështirë… “Kur të shoh në sy mendoj kush mund të jetë gruaja ime”

Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, situata mes Gjesti dhe Eglit ka marrë një kthesë të tensionuar.

Marrëdhënia e tyre, që dikur dukej e afërt dhe e veçantë, ka hyrë në një fazë të paqartë, duke lënë Eglin në një situatë të vështirë emocionale.

VIDEO

Përplasja mes tyre u nxit nga distanca që Gjesti ka filluar të mbajë kohët e fundit, duke mos i dhënë asnjë fjalë përfundimtare për natyrën e lidhjes së tyre.

Kjo sjellje ka shkaktuar pasiguri te Egli, e cila pas spektaklit ishte dukshëm e tensionuar dhe e emocionuar.

VIDEO 2

Në një moment të ngarkuar emocional, Egli iu drejtua Gjestit me fjalë të forta:’Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë. Ndihem në turp pse ndiej një gjë të bukur për një njeri’.

Gjesti, nga ana e tij, mbetet i rezervuar dhe ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për të sqaruar ndjenjat apo qëllimet e tij, duke e lënë situatën në një pikë të paqartë.

VIDEO 3

Ky tension mes dyshes ka sjellë një tjetër dramë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke rritur kureshtjen e publikut për zhvillimet e ardhshme.

“‘Non-grata’ e Berishës është fshirë, së shpejti bëhet zyrtare”- Paloka: Nuk do bojkotojmë më asnjë palë zgjedhje! Diaspora determinante, mbështetet PD

Edi Paloka, kreu i këshillit kombëtar të PD-së është besimplotë për një rezultat pozitiv të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Z.Paloka flet për determinancën e diasporës në zgjedhje, i sigurt se ajo do të votojë siglën e PD-së më 11 maj.

Deputeti demokrat thotë për gazeta “Panorama” se opozita nuk do të bojkotojë më zgjedhjet dhe se në garë hyn për të fituar. Edi Paloka flet edhe për çështjen e “non-grata” të Sali Berishës duke pohuar se “praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare”. Z.Paloka i kujton mazhorancës socialiste se “Nga fitorja e Trump, në gjithë botën kanë rënë menjëherë mbi 70 qeveri të majta”. Qeverisë “Rama” i kujton skandalet, ndërsa shqiptarëve premtimet e opozitës nesër kur të vijë në pushtet.

Z.Paloka, si e shihni mjedisin aktual politik? Në çfarë terreni po lëviz opozita?

Për disa vite, PD-së dhe opozitës iu desh që të luftojë për ekzistencë si pasojë e luftës së paprecedentë që iu bë jo vetëm nga qeveria, por dhe nga organizata më diabolike e së majtës në politikën ndërkombëtare, organizata e Xhorxh Soros. Por për fatin e mirë të gjithë shqiptarëve, planet për eliminimin e opozitës dështuan. PD tregoi se të pamundurën e bën të mundur dhe sot nga një parti që luftoi për mbijetesë e gjen veten në forcën kryesore politike në Shqipëri dhe ecën me bindje drejt fitores. Sigurisht meritën kryesore për këtë e ka qëndresa e demokrateve, por fitorja e Presidentit Trump në Amerikë është padyshim një element thelbësor në këtë ndryshim. Nga fitorja e Presidentit Trump, në gjithë botën kanë rënë menjëherë mbi 70 qeveri të majta. Po çfarë është më e rëndësishme për ne, gjithë struktura diabolike që mbante në këmbë Edi Ramën, tashmë është shkërmoqur tërësisht dhe fryma e kundërt mbizotëron në Departamentin e Shtetit. Për pupacin e Sorosit në Shqipëri, korruptuesin e Mc Gonigalit, dite të zeza do të vijnë. Ndërkohë për Partinë Demokratike mbështetja ndërkombëtare është në zenit. Kurrë nuk ka pasur tri rezoluta nga organizatat më të fuqishme politike në botë që të dënojnë si narkoregjim qeverinë e të mbështesin fitoren e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.

Për herë të parë me 11 maj do të votojë edhe diaspora, madje e gjithë fushata elektorale nga të dy partitë kryesore është përqendruar jashtë vendit duke synuar votën e emigrantëve. Pse kaq e rëndësishme vota e emigrantëve?

Vota e diasporës mund të jetë determinante për këto zgjedhje. Mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi që kur në pushtet është Edi Rama. Mjafton ky fakt për të kuptuar se sa vlerë ka për opozitën dhe për Shqipërinë vota e tyre. Si diaspora e vjetër dhe ajo e këtyre viteve janë qartazi në mbështetje të Partisë Demokratike.

A besoni se vota e emigrantëve do e ndryshojë realitetin e gjërave në Shqipëri?

Votën e diasporës e kërkoi opozita dhe e bëri të detyrueshme një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohe Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që ta kufizojë këtë mundësi. Vendimi i GjK është i qartë ndërsa komplikimi artificialisht i procedurave për regjistrim synon thjeshtë heqjen e mundësisë për sa më shumë emigrantë. Çdo zgjedhës që ka emrin në listën e zgjedhësve ka të drejtë të votojë. Kufizimi i kësaj të drejte vetëm për ata që kanë dokumente identifikimi shqiptare dhe brenda skadencës është thjeshtë shkelje e kësaj të drejte kushtetuese. Dokumenti i identifikimit vlen për të vërtetuar identitetin e zgjedhësit atëherë pse këtë mund ta bëjë pasaporta shqiptare e jo ajo gjermane apo amerikane, apo pasaporta që lëshon Edi Rama është më e sigurt se ajo gjermane apo amerikane?!

Kreu demokrat Sali Berisha shprehet se “një milion votues po përjashtohen nga zgjedhjet”, ndërkohë që ka paralajmëruar protesta para ambasadave shqiptare. Cili është skenari i tyre?

Thirrja për protesta lidhet pikërisht me mohimin e të drejtës për të votuar. Nuk ka skenarë të tjera jashtë kësaj kërkesë legjitime.

A do të hyjë Partia Demokratike në zgjedhje dhe pa qeveri teknike?

Është bërë e qartë që prej kuvendit të rithemelimit dhe është cilësuar në statut se PD-ja nuk bojkoton më asnjë pale zgjedhje. Ndërkohë në kemi kërkuar qeverinë teknike si kusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta. Madje kemi propozuar që kjo të jetë praktikë në të gjitha zgjedhjet parlamentare. Ju kujtoj që një kërkesë e tillë është dhe në rezolutën e IDU, organizatë ku bëjnë pjesë gjithë partitë e qendrës së djathtë përfshi Partinë Republikane të Presidentit Trump.

Vite më parë, e më së shumti në 2005, PD kishte një mbështetje te madhe nga ndërkombëtarët por sot a ngjan sikur të gjitha energjitë PD-ja po i shpenzon sesi të mbrohet nga akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit?

Ju a përmenda më lart, Partia Demokratike nuk ka pasur asnjëherë tjetër një mbështetje më të madhe ndërkombëtare se sot! Tri rezoluta; të partive popullore evropiane që sot drejtojnë Evropën, të IDU dhe IDC ku praktikisht aderojnë partitë e qendrës së djathtë të gjithë globit, kanë dënuar ashpër qeverinë Rama dhe i kanë dhënë mbështetje PD-së dhe liderit të opozitës Sali Berisha. Sa për SPAK-un, e kundërta po rezulton, është SPAK-u që nuk iu përgjigjet dot akuzave të opozitës se është kthyer thjeshtë në një vegël dhe armë të pushtetit kundër opozitës. Ju kujtoj që ndërkohë një situatë krejt e ngjashme me drejtësinë ishte dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para fitores se Presidentit Trump e jo rastësisht personazhet janë po të njëjtët. Dhjetëra prokurorë e gjykatës që vendet i kishin siguruar me mbështetjen e Soros, tanimë kanë dhënë dorëheqjen në Amerike. Ndërkaq me një dekret Presidenti Trump ka ndërprerë financimet për të ashtuquajturat reforma të iniciuara nga Soros në të gjithë botën me qëllime të qarta politike kundër forcave të qendrës së djathtë. Shumë shpejtë do jetë drejtësia e kapur që do duhet të mbajë përgjegjësi për përdorimin e saj nga pushteti.

Dhe çfarë e rrëzon Edi Ramën nga pushteti?

Unë e kam thënë më se një herë, diktaturat përmbysen me çdo formë. Po, me ndryshimin e situatës politike, siç e përmenda më lart, unë uroj që ndryshimi të vijë me votë e në mënyrë paqësore. Ndryshe Edi Rama duhet të kujtojë pamjet e Capitolit pastaj…

Çfarë përpjekjesh po bën PD-ja që me rikthimin e Presidentit Donald Trump të heq “non-gratën” ndaj z.Berisha? Me kë po lobojnë demokratët?

Sali Berisha nuk zgjodhi rrugën e lobimit, por të drejtësisë për sa i përket “non grata”-s. Fitorja e Presidentit Trump e ka ndryshuar totalisht situatën edhe për sa i përket kësaj çështjeje. Kur Sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ishte senator, ngriti pikërisht çështjen e “non grata”-s në senatin amerikan duke akuzuar hapur administratën e atëhershme se e kishte përdorur politikisht për të goditur liderë të qendrës së djathtë nëpër botë. Në këto kushte besoj është e qartë se “non grata” e Berishës praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare.

Ditët e fundit ka një debat PD-së për primaret. Cilat janë modalitet e primareve brenda partisë?

Modalitetet për primaret janë në përfundim. Do të bëhen publike në momentin e duhur.

Cilat janë synimet e opozitës në zgjedhjet e 2025-ës? Avantazhet dhe disavantazhet e saj?

Synimi i opozitës është vetëm fitorja në këto zgjedhje. Në një vend demokratik, rrotacioni, ndryshimi është domosdoshmëri edhe kur vendi është qeverisur normalisht nga një qeveri e caktuar. Në Shqipëri nevoja për ndryshim është ulëritëse. Edhe sikur qeveria “Rama” të mos ishin të zhytura në skandale e mos ta kishin kthyer dhe një herë Shqipërinë në këto nivele varfërie e pasigurie, pas 12 vitesh rrotacioni do ishte i detyrueshëm. Ndërkohë jemi në një situatë krejt të kundërt nga ajo e një qeverisjeje normale. Në këto kushte çdo qeveri tjetër do ishte pa diskutim më e mirë. Po në rastin e PD-së nuk bëhet fjalë vetëm për kaq! Partia Demokratike ka një të shkuar në qeverisje e cila pavarësisht të metave ka qenë si dita me natën krahasuar me pushtetërimin e mafies rilindase. Por përtej kësaj PD-ja ofron zgjidhjet e duhura konkrete për të ndryshuar tërësisht situatën aktuale. Vetëm pikat e asaj që ne i kemi përcaktuar si programi i emergjencës do të ishin të mjaftueshme që shqiptarët të votonin me shumicë absolute për Partinë Demokratike: përcaktimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, rritja e rrogave dhe pensioneve, ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve në nivelet minimale.

Ulja e TVSH-së për shportën dhe shumë masa të tjera do ta vendosnin dhe një herë Shqipërinë në vend të parë në rajon për nivelin e të ardhurave dhe mirëqenien e qytetarëve. Me një aritmetikë të thjeshtë, çdo familje shqiptare e varfër dhe e mesme do të ketë në buxhetin e saj nga 200-500 euro më shumë në muaj sesa ka sot. Këtë llogari duhet ta bëjnë të gjithë përpara se të votojnë e sidomos ata që shesin votën për një thes miell! A është e mundur kjo, mund të ngrenë dyshime? Mjafton të themi që në buxhetin prej 8,2 miliardë eurosh, të gjitha këto që përmenda unë, përfshi pagën për administratën, përbëjnë më pak se 1 miliard! Pa folur për pjesën tjetër të programit që lidhet me sigurinë dhe investimet. Partia Demokratike ka treguar që çfarë ka thënë e ka bërë, ndryshe nga Edi Rama që jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet e dhëna po ka bërë krejt të kundërtën. Kaq besoj duhet t’i mjaftojë çdo shqiptari për të bërë zgjedhjen e tij me 11 maj./Gazeta Panorama

“Kam interes të luaj me Eglin”/ Gjesti bën deklaratën e fortë, lë pa fjalë Aldon, por…(Video)

Teksa ishin duke bërë debat me njëri-tjetrin Aldo i kthehet Gjestit duke i thënë:

Ti je fallso, ti je imitim. Ti je duke luajtur, mos më bë mua llafazan o lolo, o palaço vogël. Ti po luan me dikë që ka ndjenja për ty.

Gjesti:

Unë kurrë nuk luaj me ndjenjat e femrave aq më tepër për lojë.

Aldo:

Ti në ditë të dytë dole duke bërtitur ‘unë kam ardhur më gjet dashnore këtu’. Kjo është fytyra jote.

Gjesti:

A kam shprehur pëlqim unë për Eglin, a i kam thënë gjë që kam ndjenja? Hajd natën e mirë. E bëj vetëm për klikime këtë me Eglin, kam interes, po luaj me të, publiku e ka parë këtë dhe prapë më ka zgjedhur të preferuarin. E bëj vetëm për drona. Je i kënaqur? Zoti dhe publiku e di raportin tim me Eglin.

“Më duket se υdes për ty po nuk e pranon dot”, Egli pretendon se Jozi ka pëlqim për Gjestin (Video)

Në një moment të tensionuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, banorët u vunë në qendër të një diskutimi interesant.

Egli, ishte ajo që bëri disa komente për marrëdhënien mes Jozit dhe Gjestit.

Egli, duke e vëzhguar Jozin që i shkonte pas Gjestit, u shpreh me humor por edhe me kritika: “Aman, mor burrë jepi pak vëmendje se vdiq, mbaroi, ama more aman se te është qep nga mbrapa.

Ky më duket se vdes për ty, por se pranon dot”, tha më tutje ajo.

Gjesti pastaj i thotë Jozit: “Pse po frikësohesh te lësh Lorin me mua?”

Ndërsa Jozi, i nervozuar, u përgjigj: “Ti s’po mundesh t’i bësh asgjë femrës tënde, e le më të tjerëve”.

Në këtë moment, Egli nuk e ndaloi reagimin e tij dhe tha: “Mos thuaj kështu, se pari nuk është se imja. Pse je kaq për tokë si njeri, pse je kaq i ulët, me tendencë e ke pasur që nga dita e pare”.

Jozi, i irrituar, iu kthye: “Pse po të djeg o zemra?” dhe tensioni vazhdoi.

Ky moment i ngarkuar me fjalë të ashpra tregoi se marrëdhëniet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të tensionuara, duke sjellë reagime të shumta nga të gjithë. /Telegrafi

Vdekja e 12-vjeçarit nga Korça/ Mjekja ngre akuza: I është bërë diagnozë e gabuar!

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, ka folur ditën e sotme në lidhje me vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, në spitalin e QSUT.

Në një intervistë me Skype në News 24, Dollenberg ka ngritur akuza se vogëlushit sipas saj i është bërë diagnozë e gabuar.

Ajo shprehet se 12-vjeçarit nuk ka pasur virozë dhe se kjo gjë shihet nga analizat. Sipas saj, nëse djali do të merrte mjekimin e duhur, do të kishte shpëtuar.

Dollenberg nënvizoi se nuk mund të vërtetohet që i mituri ka vdekur nga miokarditi akut.

Dollengerb: Është bërë diagnozë e gabuar. Fëmija nuk ka pasur virozë, shihet nga analizat. Djali është “rrokullisur” më kot për disa ditë.

U humbën 10 ditë kohë. Nga analizat, rezultonte se djali ka pasur infeksion bakterial. Edhe kur është bërë diagnoza e duhur, ilaçet kanë qenë të pamjaftueshme. Iu dha antibiotik i ulët.

Fataliteti për raste të tilla është thuajse i përjashtuar, nëse djali do trajtohej siç duhet.

Nëse djali do të merrte trajtimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Me anë të diagnostikimit të duhur, situata do të përmirësohej me kohën. Nuk mund ta dimë nëse djali ka vdekur nga miokarditi akut.