“Largohu, mos më hajde më”, Gjesti i ashpër me Eglin, banorja qan me dënesë (Video)

Një debat ka plasur sërish sot (e hënë) mes Egli Takos dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

Këngëtari pejan ka kërkuar nga Egli që ta lërë pasi po i pengon në çdo gjë dhe se nuk po e lë të bëjë asgjë.

Banorja ishte prekur nga fjalët e Gjestit pasi kishte kërkuar që ta linte, derisa po bisedonte me Rozanën.

Ndonëse u largua, më pas artisti i tha se nuk po e lë asnjë moment dhe se nuk dëshiron që të veprojë në këtë mënyrë.

“Mos më hajde më hiç, largohu, nuk qenke në vete, ke hyrë në paranoja”, iu drejtua ai.

VIDEO

Egli në anën tjetër u mërzit dhe më pas shkoi te shtrati dhe po qante me dënesë.

Duket se ky afrimitet i madh i Eglit po i pengon Gjestit dhe se nuk po mund të bëjë atë që dëshiron.

VIDEO 2

VIDEO 3

Jul Deda në mbështetje të Bleona Qeretit: I ka thënë të gjitha për Arjan Çanin!

Pas videos së publikuar një ditë më parë nga këngëtarja Bleona Qereti për gazetarin Arjan Çani, ka reaguar edhe aktori Jul Deda.

Përmes një video të postuar në “TikTok”, Juli ka dalë në mbështetje të Bleonës duke e përgëzuar këtë të fundit për guximin dhe për fjalët ndaj Çanit.

Sipas Julit asnjë fjalë e Bleonës “nuk bie në tokë”, pasi ka thënë gjithçka të vërtetë që në fjalinë e parë. Në fund, ai e ka mbyllur me një thënie të vetë gazetarit duke i thënë Bleonës: “Një big up për ty”.

“Nuk e di a e keni dëgjuar reagimin e Bleona Qeretit për Arjan Çanin dhe me thënë të drejtën më pëlqeu. Në fjalinë e parë Bleona i thotë pothuajse të gjitha.

Kjo ishte thjesht fjali a e parë e një video shumë të gjatë që Bleona ka hedhur në rrjetet sociale dhe për hir të së vërtetës nuk i bie asnjë fjalë në tokë, i ka të gjitha të vërteta.

Bleona përgëzime që ke dalë i ke thënë të gjitha. Bleona përgëzime për faktin që ti del dhe e thua troç diçka më vjen keq vetëm që i jep atij vëmendje, se ai nuk ka vëmendje. Dhe siç do thoshte dhe ai vetë një Big Up për ty”, tha Deda

I ν diq motra dhe kunati në aksident, mesazhi prekës i vëllait: Ma keni këput shpirtin

Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, respektivisht në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes Gashi: Zarife Gashi (70 vjeç), Agim Gashi (50 vjeç) dhe Gyltene Potoku-Gashi (48 vjeç), e cila ishte mësuese nga Mitrovica.

Ngjarja ka tronditur qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.Një prej mesazheve më prekëse vjen nga vëllai i Gyltenes, i cili ka shprehur dhimbjen e madhe.

“Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot, do ta zgjasja deri në pafundësi. Të dini se s’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy, engjëjt e mi që ma keni këput shpirtin.

Lamtumirë motër, Lamtumirë dhëndër. S’do ju harroj kurrë, deri në takimin tonë të radhës.”, ka shkruar Gylsheni.

Aksidenti, i cili përfshiu dy automjete – njëra prej tyre zyrtare e policisë – ka lënë gjithashtu të lënduar pesë persona, katër prej të cilëve janë zyrtarë policorë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.

Ηυmbën jetën tr. agjikisht në një aksi dent mbrëmjen e djeshme, ja familja që u shυa në Skënderaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Si pasojë e tij tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi, e që janë: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

Stuhi e fortë dhe pamje të frikshme, rrufeja godet avionin në aeroport

Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fluturimin e tij në aeroport

Incidenti ndodhi në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo, Brazili jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr raportoi se një “stuhi e fortë” kishte goditur zonën, duke vonuar fluturimet, përfshirë edhe të tijin.

Në videon e mëposhtme shihet qartë rrufeja që godet avionin.

Vlen të theksohet se avionët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë. Megjithatë, nëse kjo ndodh, është e detyrueshme që të inspektohet avioni përkatës.

VIDEO

Egli-Gjestit: Ndihem në turp që po ndjej!

Egli Tako dhe Gjesti kanë pasur mundësinë të flasin me njëri tjetrin për raportin mes tyre që është krisur. Ishte Gjesti ai që pranoi se nuk ka ndjenja për Eglin edhe pse kjo e fundit ka një pëlqim.

Kjo sjellje ka shkaktuar pasiguri te Egli, e cila ishte dukshëm e tensionuar dhe e emocionuar.
Egli iu drejtua Gjestit me fjalë të forta:

”Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë. Ndihem në turp pse ndiej një gjë të bukur për një njeri”.

“Të ruajta 18 vite nga…”- Urimi i Alketa Vejsiut në përvjetorin e lindjes së vajzës, moderatorja publikon fotot e rralla të Nikol: Je më shumë seç kisha ëndërruar

Moderatorja Alketa Vejsiu, ka bërë një urim të veçantë me rastin e 18-vjetorit të lindjes së vajzës së saj Nikol.

Edhe pse një figurë e njohur për ekranin, Alketa është munduar gjithmonë që fëmijët e saj t’i mbaj jashtë syrit të publikut.

Mirëpo këtë 18-vjetor të vajzës së saj, moderatorja nuk është kursyer me imazhet e shumta që ka publikuar, po ashtu edhe me fjalët e ëmbla që i dedikon të bijës.

Si rrallë herë më parë ajo ka postuar momentet më të bukura me vajzën dhe që ato kanë kaluar krah njëra-tjetrës, përfshirë edhe foto nga fëmijëria e Nikol.

“Sot që ti bën 18 vjeç, unë zotëroj dhuratën dhe shpërblimin më të madh të jetës. Isha 22, por kam jatuar cdo sekondë të jetës time deri sa erdhe në jetë, si një bekim,” shprehet Alketa.

Moderatorja shton se Nikol për të ka dalë jashtë pritshmërive, duke mos qenë vetëm vajza e saj, por një shoqe dhe motër shumë e mirë.

“Je me shumë seç kisha menduar dhe ëndërruar e imagjinuar për vajzen time, isha vetë gati fëmije kur erdhe në jetën time. Niki Nelo, ditën para se te lindje kam shkruar nje faqe ditari. Je më shume se ç ‘kisha ëndërruar, jo vetëm vajza por motra dhe shoqja ime më e mirë,” shkruan Alketa ndër rreshta të ndjerë ndërsa ndër të tjera e këshillon vajzën e saj të jetë një njëri i mirë dhe e etur gjithmonë për dije.

Postimi i plotë:

Te ruajta 18 vjet nga syte e botes! Sot qe ti ben 18 vjec, une zoteroj dhuraten dhe shperblimin me te madh te jetes. Isha 22, por kam jatuar cdo sekonde te jetes time deri sa erdhe ne jete, si nje bekim❤️ Durova 18 vjet dhe pikerisht ne 18 vjetor ti profilin e bere privat 🙈 Me sfidove; dhe bere shume mire!

Nuk e ke idene sa te dua o zemra ime❤️ Cdo njeri qe ka sjelle ne jete nje jete e di… Zoti te te mbroje nga cdo sy 🧿, dhe ti shekullofsh e shkelqefsh.

Beso tek dashuria e atyre qe te kane te shtrenjte dhe dua gjithe jeten qe te te shoh ;

❤️Me dy syte blu qe shkelqejne nga dashuria!

❤️Duaji Prinderit pa kushte!

❤️Mos harro; Dija eshte Fuqi!

❤️Jeto e lire! Ska gje me te bukur se liria!

❤️Beje te madhe boten tende: eksploro, udheto, fryemezohu, pasuro shpirtin tend.❤️Behu edhe me e mire se ata qe te krijuan dhe merr me te miren e tyre.Cdo defekt, persose ne jeten tende!

❤️Mos harro; je vajza me e bukur dhe me e mecur per ne familjen tende. Kaq mjafton!

❤️ Dhe duaje vellain shume!

❤️ Aty ku në zemrat humane te dobeta ( nel cuore dei deboli) bie shi, ti lind nje diell! Sic te ka mesuar familja jote! Je me shume sec kisha menduar dhe enderruar e imagjinuar per vajzen time; isha vete gati femije kur erdhe ne jeten time.

Pervec njeriut me zemer te madhe si hene floriri, dua deshiren dhe etjen tende per dije. Mos rresht kurre se mesuari. Fuqia e vetme eshte dija.

Niki Nelo, diten para se te lindje kam shkruar nje faqe ditari. Je me shume se c’kisha enderruar❤️ Jo vetem vajza por Motra dhe Shoqja ime me e mire🙏🏻 Te duam❤️❤️❤️

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 janar 2025, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë.

Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.7 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 116 lekë dhe shitet me 117.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 64.8 lekë, ndërsa në shitje me 66.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Pirro Dhima i prekur për Kryepeshkopin Anastas: Për mua ai është shenjtor. Nuk e di nëse do të ketë një tjetër që do vazhdojë punën e tij

Me lot në sy, Pirro Dhima foli sërish për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, i cili u nda nga jeta më 25 janar. “Nuk e di nëse do të ketë një person që ta zëvendësojë, që të vazhdojë punën e tij”, është shprehur dukshëm kampioni olimpik grek i peshëngritjes.

Siç ka rrëfyer ai kryepeshkopi Anastas, shumë herë i ka dhënë këshilla, qoftë para ndeshjeve, qoftë pas. “Ai më këshilloi edhe për çështje personale dhe familjare”, flet Dhima, në një intervistë të publikuar nga Protothema.gr.

“Ai ishte aty për të gjithë. Na quajti të gjithëve fëmijët e tij dhe të gjitha letrat që kam fillojnë me shprehjen “fëmija im i dashur Pirros”.

“Për mua ai është shenjtor, vepra e tij është shumë e madhe”, ka përfunduar Pirro Dhima për Kryepeshkopin e ndjerë të Shqipërisë.