“Më Vjen Tυrρ Që Jam Shqiptàre”, Grυaja shqiptare Shpέrthen

“Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.

Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht. 


Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e JOQ Albania,

ku tregon se si miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar,

por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.

Ajo tregon më tej se i tha mikut të saj se femrat shqiptare janë të vuajtura pasi marrin rroga qesharake dhe nëpërkëmben.

Por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje qytetares është komenti, që ka bërë një grua shqiptare,

e cila kishte prenotuar një dhomë në të njëjtin hotel ku kishte prenotuar edhe miku i saj italian.

Gjatë një bisede të shkurtër me burrin italian, gruaja tregon se bashkëatdhetarja e saj, rreth 45-vejçe, filloi të shante Shqipërinë dhe njerëzit këtu.

Ajo tregoi se ndihej me fat që ishte e martuar prej 17 vjetësh me një burrë italian dhe kishte shpëtuar nga Shqipëria. Ja edhe postimi saj:

E gjeti në oborrin e banesës me nënën e tij, 24-vjeçari ρΙagos me th. ikë 53-vjeçarin në Yzberisht

Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit, pasi është qëlluar nga një 24-vjeçar.

Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta, dhe se autori i ngjarje është identifikuar tashmë dhe është shpallur në kërkim. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçari është identifikuar si Aleksi P.. Ai ka qëlluar me thikë 53-vjeçarin në gjaknxehtësi e sipër, pasi e ka parë me nënën e tij në oborrin e banesës.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një  53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si  dhe dokumentimin e plotë ligjor  të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pasi i vuri tarifa Kolumbisë, Trump shfaqet si “DON” dhe shkruan “provoje po ta mbajti”

Presidenti amerikan Donald Trump i vendosi sot tarifa dhe kufizime të tjera Kolumbisë, pasi vendi i Amerikës Latine refuzoi dy avionë ushtarakë amerikanë të mbushur me emigrantë ilegalë.

Presidenti kolumbian tha se do i pranonte shtetasit e tij të kthyer, por vetëm kur kjo të kryhej me dinjitet përmes avionëve civilë dhe emigrantët të mos lidheshin me zinxhirë, siç treguan pamjet.

“Këto masa janë vetëm fillimi”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Ne nuk do të lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata detyruan të vijnë në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Menjëherë pas vendimit, Trump ka shpërndarë një foto të tijën (përmes inteligjencës artificiale), ku shfaqet si “Don” i mafias, dhe pranë tij lexohet “FAFO”, që pak a shumë përkthehet në “provoje dhe shih se çfarë do të të gjejë”.

Nuk pranuan dy avionë me emigrantë ilegalë nga SHBA, Trump i vendos tarifa të rënda Kolumbisë

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se ai po urdhëronte të ndërmerren tarifa, kufizime vizash dhe masa të tjera hakmarrëse kundër Kolumbisë pasi qeveria e saj refuzoi dy fluturime që transportonin emigrantë ilegalë.

Trump tha se masat ishin të nevojshme, sepse vendimi i presidentit kolumbian Gustavo Petro “rrezikoi” sigurinë kombëtare në SHBA.

“Këto masa janë vetëm fillimi”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Ne nuk do të lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata detyruan të vijnë në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Më herët të dielën, Petro tha se qeveria e tij nuk do të pranojë fluturime që transportojnë emigrantë të deportuar nga SHBA derisa administrata Trump të krijojë një protokoll që i trajton ata me “dinjitet”. Petro e bëri njoftimin në dy postime X, njëra prej të cilave përfshinte një video lajmesh të emigrantëve të deportuar në Brazil duke ecur në një pistë me zinxhirë në duar dhe këmbë.

“Emigranti nuk është kriminel dhe duhet trajtuar me dinjitetin që meriton një qenie njerëzore”, tha Petro. “Kjo është arsyeja pse unë i ktheva avionët ushtarakë amerikanë që mbanin emigrantë kolumbianë.”

Petro shtoi se vendi i tij do t’i priste kolumbianët me “aeroplanë civilë” dhe “pa trajtim si kriminelë”.

Si pjesë e një sërë veprimesh për të përmbushur premtimet e fushatës së Presidentit të SHBA Donald Trump për të goditur imigracionin e paligjshëm, qeveria e tij po përdor ushtrinë aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit dhe kryerjen e dëbimeve.

Dy avionë mallrash të Forcave Ajrore C-17 që transportonin emigrantë të larguar nga SHBA u rrëzuan herët të premten në Guatemalë. Po atë ditë, Hondurasi mori dy fluturime deportimi me gjithsej 193 persona.

Pirro Dhima, Fredi Beleri, gjeneralë e politikanë grekë, ja kush mori pjesë te ceremonia për Janullatos në Athinë (Fotogaleri)

Trupi i kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos u vendos sot në një kishë në Athinë, ku personazhe të rëndësishme publike, patën mundësinë t’i jepnin lamtumirën.

Mes tyre ishin edhe dy personazhe, për të cilët e pakta është të thuash janë kontroverse, në vendin tonë. Bëhet fjalë për Fredi Belerin dhe Pirro Dhimën. Anastas Janullatos e mbështeti Fredi Belerin gjatë kohës që kaloi në burg në Shqipëri.

Nuk mungoi në këtë ceremoni kryeministri i Greqisë, Qirjakos Miçotaqis i shoqëruar nga disa prej ministrave të tij, si dhe gjeneralët më të lartë të ushtrisë greke.

Grenell den igron protestuesit serbë me akuza të paqena dhe shpërndan faqen anti-shqiρtare

Richard Grenell i ka dalë në mbrojtje regjimit të Aleksandër Vuçiç në Serbi, duke denigruar protestuesit paqësorë që kërkojnë ndërrimin e qeverisë.

Përmes një postimi në “X”, Grenell akuzon protestuesit serbë për dhunë në protesta dhe tentim të uzurpimit të institucioneve me forcë. Në fakt, protestat në Serbi kanë qenë paqësore, madje kanë qenë protestuesit ata që janë sulmuar dhe dhunuar nga njerëz të afërm të regjimit të Vuçiçit.

Dhe të gjithë këtë “kritikë” të pakutpimtë dhe të pavend ndaj protestuesve, Grenell e ka bërë duke shpërndarë një faqe të quajtur “National Independent” që njihet për përhapjen e dezinformacioneve dhe qëndrimeve anti-shqiptare.  

“Është gjithmonë e rëndësishme të ngrini zërin dhe të dëgjoni. Por të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore. Procesi demokratik duhet të respektohet.

Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare.

Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë – por mos përdorni dhunën”, ka shkruar Grenell.

Ai e ka marrë menjëherë përgjigjen si nga “Community Notes” edhe nga qindra komentues të revoltuar me të.

“Dhuna inkurajohet nga presidenti Vuçiç, i cili pretendon se është e pranueshme që njerëzit të futin makinat e tyre mes protestuesve. Pas kësaj deklarate, shumë studentë kanë mbetur të plagosur rëndë kur makinat kanë hyrë në to gjatë protestave”, ka qenë vërejtja që ka marrë Grenell.

Grenell denigron protestuesit serbë me akuza të paqena dhe

Postimi i Grenell

Kryeministri grek vjen të enjten në Tiranë, do marrë pjesë në υarrimin e Kryepeshkopit Janullatos

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë.

Burime ekskluzive për Top Channel konfirmojnë se kreu i qeverisë greke do të mbërrijë të enjten në Shqipëri.

Në vendin tonë pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00. Homazhet do të mbahen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe të mërkurën, datë 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë. Ai mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital.

Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriku i Kostandinopojës në janar të vitit 1991, ku punoi për rilindjen e kishës që ishte shkatërruar gjatë 40 viteve persekutimi nga regjimi komunist. Ai ia dedikoi jetën rindjezes së shpirtit misionar të Kishës Ortodokse dhe pas më shumë se 30 vitesh në Shqipëri, duket se ai e arriti qëllimin e tij.

Zbardhet transaksioni, Rama i jep 100 milionë lekë hua Melonit

Marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave pritëse të emigrantëve në Lezhë ka hyrë në muajin e gjashtë të operimit, kohë e cila duket se ka shërbyer për të ndërtuar transenë ligjore të funksionimit të saj.

Sipas marrëveshjes, shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave janë të palës italiane, por shteti shqiptare gëzonte të drejtën për t’i dhënë hua dhe një të tillë kabineti Rama duket se e ka bërë.

Nëpërmjet një komunikimi zyrtar me Ministrinë e Brendshme, qeveria shqiptare ka alokuar në fond total prej 289 milionë lekësh, nga të cilat 100 milionë për armatime, shkruan a2cnn. 

Fondi i kërkuar nga Ministria e Brendshme në kuadrin e rishikimit të buxhetit me Aktin Normativ ishte në shumën 289 milion lekë ku përfshiheshin blerje pajisje, armatim dhe mjete transporti. Në fondin e miratuar me Aktin Normativ nr. 3 në shumën 100 milion lekë, janë financuar blerje pajisje armatimi ndërsa blerja e mjeteve të transportit do të financohet në vitin 2025 për arsye  të kohës së nevojshme që kërkojnë procedurat e prokurimit për  blerjen e tyre. Çdo shpenzim për personelin dhe logjistikën për njësinë policore që operon në strukturat pritëse për migrantët do të rimbursohet nga pala italiane”.

Sipas marrëveshjes Rama – Meloni, qendrat pritëse në Shën Gjin dhe në Lezhë do t’i kushtojnë shtetit italian 600 milionë euro të cilat do të shpenzohet për 5 vite

Vin Veli bëhet baba për herë të dytë, partnerja e tij ndan me ndjekësit portretin e vogëlushit (FOTO)

Vin Veli, DJ i njohur shqiptar është bërë baba për herë të dytë, me partneren e tij të huaj Karolina Gasiunaite.

Ka qenë ajo që ka ndarë në rrjetin social Instagram, foton me djalin e tyre, ndërsa ka vendosur dy emoji, një zemër të kuqe dhe një arush.

Edhe pse vetë Vin Veli nuk ka ndarë foto të plotë, vajza që i ka rrëmbyer zemrën në profilin e saj publik ka ndarë mjaft foto me barkun e rrumbullakosur, duke vërtetuar në këtë mënyrë ata do të bëheshin prindër për herë të parë së bashku.

Kujtojmë që disa vite më parë Dj ka qenë në një lidhje me moderatoren e Bora Zemani. Çfiti sollën në jetë djalin e tyre Arbor. 

Pas ndarjes, Bora filloi një romancë me aktorin Donald Veshaj, i cili edhe sot vazhdon të jetë parnteri i saj.

Edhe pse të dy në rrugë të ndryshme, Bora dhe Vin Veli ndajnë raporte të mira së bashku. Ky detaj u vu re në ditëlindjen e djalit të tyre teksa i ftuar ishte dhe DJ.

Media greke: Mitropoliti i Korçës kualifikohet për Kryepeshkop të Shqipërisë

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull procedurave të përzgjedhjes së Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë i cili do të pasojë Krepeshkopin Anastas Janullatos.

Sipas Protothema, mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së Shqipërisë si mbikëqyrës i fronit të Kryepeshkopit.

Artikulli i publikuar nga Protothema:

Mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit u zgjodh Mitropoliti Joani i Korçës. Vendimi është marrë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së Shqipërisë në një mbledhje të jashtëzakonshme mëngjesin e së shtunës.

Imzot Joani është zgjedhur nga Anastasi për ta pasuar atë. Ai është një hierark shqipfolës.

Ndërkohë, Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë njoftoi kremtimin e shërbesës hyjnore në Mitropolin e Athinës të dielën, para trupit të të bekuarit Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.

Shërbesa hyjnore do të kryhet nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Ierotheos i Nafpaktos dhe Agios Vlasios. Pas përfundimit të tij, Kryepeshkopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Ieronymos, do të kryejë një trisago për prehje.

Trupi i primatit të bekuar do të qëndrojë në Katedralen e Athinës deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të transferohet në Shqipëri.

Krahas zgjedhjes së mbikëqyrësit, Kisha e Shqipërisë shpalli pesë ditë zie kishtare nga 25 deri më 29 janar.

Të martën në mëngjes, më datë 28 janar, trupi i Kryepeshkopit do të niset nga Greqia në rrugë tokësore, ku do të shkojë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavisë. Pjesë e shoqëruesve do të jenë Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikola dhe ipeshkvi i Krujës Anastasi.

Varrimi do të bëhet ditën e enjte, më 30 janar në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore. Ndër të tjera do të jetë i pranishëm edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu.

Varrimi do të bëhet nën Altarin e Shenjtë të Katedrales.