Dyqani i njohur në Memphis pretendon se i ka skuqur hamburgerët e tij të famshëm në të njëjtin vaj për më shumë se një shekull, dhe ky është sekreti i shijes së tyre.
Elmer “Doc” Dyer themeloi restorantin e tij tashmë të famshëm të burgerëve në Memphis në vitin 1912, duke u bazuar mbi përzierjen e tij sekrete të erëzave për t’i bërë burgerët të papërmbajtshëm. Ajo funksionoi, njerëzit i donin burgerët e Dyer-it, por vetëm një natë kritike, kur një nga shefat e kuzhinës harroi të ndryshonte vajin në tigan, ato u bënë thjesht të shijshme.
Kendall Robertson, pronari aktual, thotë se tigani i vajit nuk ka ndryshuar kurrë që atëherë, kështu që të gjithë burgerët gatuhen ende me vajin origjinal që e bëri restorantin të famshëm më shumë se një shekull më parë.
Burgerët janë me qofte të rrumbullakëta të rrahura me një çekiç druri dhe më pas të vendosura në tava të mëdha prej gize të mbushura me yndyrën legjendare shekullore të restorantit. Burgerët e hollë priren të tkurren kur skuqen, kështu që shumica e njerëzve zakonisht kërkojnë një shërbim të dyfishtë, ndonjëherë dhe tre, “sepse një porcion nuk mjafton”.
Shumëkush do të mendonte se shumica e njerëzve do të neveriteshin nga burgerët e bërë në vaj të përjetshëm, por Kendall Robertson thotë se ata e dinë përbërësin sekret dhe jo vetëm që nuk shqetësohen, por disa madje e zhytin atë dy herë në vaj. Ata kërkojnë që i gjithë burgeri i tyre, simite dhe gjithçka tjetër, të zhytet në vaj aromatik përpara se të paketohet.
Nëse jeni të shqetësuar se do të mbarojë vaji special, mos u shqetësoni. Mishi i grirë me erëza të veçanta gjithmonë krijon yndyrë shtesë gjatë gatimit, që do të thotë se sasia e vajit rritet me çdo grumbull të ri të burgerëve. Objekti përpunon nga 750 deri në 1000 paund mish viçi të bluar çdo javë dhe rreth 10 kova me këtë produkt janë në magazinë në rast se ndodh diçka me yndyrën në tigan.
Përdorimi i të njëjtit lëng mishi ose yndyre për vite, madje edhe dekada, nuk është i pazakontë. Për shembull, një restorant tajlandez ka bërë petë në të njëjtin lëng mishi për më shumë se 50 vjet, dhe Otafuku, një nga restorantet më të vjetra të petëve në Japoni, ka shërbyer të njëjtin lëng mishi që nga viti 1945.