Pasi i vuri tarifa Kolumbisë, Trump shfaqet si “DON” dhe shkruan “provoje po ta mbajti”

Presidenti amerikan Donald Trump i vendosi sot tarifa dhe kufizime të tjera Kolumbisë, pasi vendi i Amerikës Latine refuzoi dy avionë ushtarakë amerikanë të mbushur me emigrantë ilegalë.

Presidenti kolumbian tha se do i pranonte shtetasit e tij të kthyer, por vetëm kur kjo të kryhej me dinjitet përmes avionëve civilë dhe emigrantët të mos lidheshin me zinxhirë, siç treguan pamjet.

“Këto masa janë vetëm fillimi”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Ne nuk do të lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata detyruan të vijnë në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Menjëherë pas vendimit, Trump ka shpërndarë një foto të tijën (përmes inteligjencës artificiale), ku shfaqet si “Don” i mafias, dhe pranë tij lexohet “FAFO”, që pak a shumë përkthehet në “provoje dhe shih se çfarë do të të gjejë”.