“Çfarë është kjo paçavure”- Zegjine Çaushi i drejtohet Flamur Nokës: Ç’janë këto ofendime, nuk je në rrugë këtu!

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi, iu drejtua sot në Kuvend demokratit Flamur Noka.

Ajo i kërkoi Nokës që të respektojë Kuvendin dhe të përdorë fjalor të përshtatshëm për institucionin dhe qytetarët që e kanë votuar

Zegjine Çaushi: Uaa sa të respektuar u çudita tani. I nderuar kryetar kjo sjellje që po ndodh këtu në këtë institucion kaq të lartë nuk duhet të tolerohet nga ana juaj.

Dhe të dy këta parafolësit qe folën duhet të kërkojnë falje, ç’është kjo paçavure , nga e dëgjuat këtë fjalë? Ç’janë këto ofendime që përdor zoti Noka, je në institucioni këtu që të kanë votuar qytetarët, nuk je në atë fjalorin e rrugëve që je mësuar. Kujtohu ku je.