Lëvizje e papritur/ Rama bën vizitë ‘blic’ në Vlorë dhe ikën menjëherë, ja çfarë ndodhi

Kryeministri Edi Rama është larguar nga qyteti bregdetar i Vlorës, pas vizitës së paparalajmëruar që zhvilloi ditën e sotme.

A2 CNN ka siguruar pamjet nga momenti që eskorta e kryeministrit Rama, e përbërë nga disa automjete, ka lënë qytetin e Vlorës.

Aktualisht nuk dihet arsyeja e saktë e vizitës së tij në Vlorë, por krahas pushimit dhe kalimit të fundjavës, nuk përjashtohet që ajo të ketë lidhje me zhvillimet politike dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës.

Kujtojmë se pak javë më parë Rama u kërkoi dorëheqjet gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, me argumentin se nuk kanë bërë sa duhet për mbarëvajtjen e punëve në qytetin bregdetar.