Çfarë ndodhi? Rama largohet ‘urgjentisht’ nga koferenca, ja arsyeja

Në një konferencë për 30 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, ka ndodhur një incident i vogël.

Siç raporton Lapsi.al kryeministri Edi Rama është larguar nga salla kur kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, foli për moszbatim të vendimeve të kësaj gjykate.

Edhe pse nuk e përmendi nominalisht si rast, u kuptua lehtësisht se Zaçaj e kishte për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

“Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë.

Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin.

Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.

Siç raportohet, Rama është larguar nga salla teksa Zaçaj po mbante fjalimin e saj, por largimi i Kryeministrit nuk është kapur nga kamerat. Të vetmit ata që kanë vënë re largimin e Kryeministrit nga salla kanë qenë vetëm të pranishmit.