Berisha paraIajmëron protesta: Qeveria teknike nuk krijohet pa zërin tonë të fuqishëm, do ngrihemi në rrugë e sheshe

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe përgatitje për protesta, duke theksuar se një qeveri teknik nuk mund të imponohen pa një presion të fuqishëm qytetar.

Berisha: Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk e krijon vetë, po nuk e imponove vetë. Prandaj shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë për votën e lirë. Qeveri teknik ne kërkojmë, por të jeni të sigurt se pa zërin tonë të fuqishëm në rrugët dhe sheshet e këtij vendi ajo nuk krijohet. Ne duhet të ngrihemi dhe do ngrihemi. Kjo nuk ka diskutim.