Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja kriminale që tronditi komunitetin shqiptar në Kanada, ku u vra nga i dashuri nëna shqiptare Savannah Kulla.
Gazetari Emanuel Smaka, për moderatoren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, rrëfeu dinamikën e krimit të rëndë. Ai tha se shqiptarja 29-vjeçare, nënë e tre fëmijëve me burrin e parë dhe një me autorin, kishte sinjalizuar familjarët për rrezikun.
“Kishte patur një përpjekje nga Savana që ajo lidhje të ndërpritej, madje i kishte shprehur dhe familjarëve shqetësime se ajo rrezikohej dhe u kishte thënë se lidhja nuk mund të vazhdonte. Ata kishin një lidhje prej më shumë se një viti e gjysmë. Urdhër mbrojtjeje nuk kishte pavarësisht shqetësimeve që ajo kishte shprehur.
Me atë kishte dhe një vajzë një vjeçe. Arma ishte pa leje dhe ai kishte probleme për armëmbajtje pa leje të mëparshme. Ata janë takuar me marrëveshje, do të merrte vajzën dhe do të kalonte disa orë me të, por në momentin që ka marrë vajzën është kthyer në makinë dhe e ka vrarë atë. Nuk ishin të martuar ligjërisht.
Informacion që nuk ka dalë nga media është se autori, Anthony, ishte sjellë shumë mirë për një vit, deri para katër muajsh kur Savana kishte vendosur të ndahej”, u shpreh gazetari.