Tiktokeri Khaby Lame arrestohet në SHBA? Ja çfarë thonë MEDIAT e huaja!

Tiktokeri Khaby Lame i cili numëron mbi 160 milionë ndjekës, thuhet se është arrestuar në SHBA për shkelje të ligjeve të imigracionit.

Lajmi është bërë me dije nga Bo Loudon, një influencer shumë i ri me bindje konservatore dhe mik i Barron Trump, djalit të presidentit amerikan dhe Zonjës së Parë, Melani.

Në postimin e tij ku Lame përshkruhet si ylli i Tik Tok-ut me prirje ekstreme të majta, Loudon pohon se arrestimi ka ndodhur në Las Vegas dhe se aktualisht 25-vjeçari ndodhet nën kujdesin e ICE (Immigration and Customs Enforcement), agjencia federale që merret me kontrollin e imigracionit, në qendrën e paraburgimit Henderson, në Nevada.

Ky njoftim është shpërndarë nga disa faqe dhe platforma të tjera, por deri tani, emri i tiktokerit me origjinë senegaleze dhe nënshtetësi italiane – Khabane Serigne Lame – nuk figuron në bazën e të dhënave të ICE, ku mund të gjenden të gjitha personat që ndodhen nën kujdesin e kësaj agjencie.

Për momentin nuk ka as konfirmim dhe as përgënjeshtrim nga stafi i 25-vjeçarit. “Marrëdhënia jonë është ndërprerë prej disa muajsh,” – shpjegon ish-menaxheri i Lame, Nicola Paparusso.

Tani për të dhe për imazhin e tij kujdeset familja nga Senegali. Por një gjë mund ta them me siguri: Khaby është një djalë i mirë.

Nëse vërtet është arrestuar, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë shkelje administrative, për shembull mund të mos ketë pasur një vizë të vlefshme për të punuar në SHBA, ose për ndonjë çështje fiskale, ndoshta i është vënë në dukje mungesa e pagesës së taksave për të ardhurat e fituara në Amerikë.”/MundoDeportivo