Deputeti i PD-së Tritan Shehu e cilëson një konfirmim të së djathtës konservatore, fitoren e Trump dhe sipas tij, kjo ngjarje do të reflektojë shumë më gjerë se SHBA.
Shehu shprehet i bindur se kjo fitore “do të reflektohet edhe “hedhjen në kosh” të disa veprimeve të nxitura nga Tirana dhe realizuara nga qarqe të tilla majtiste populiste në Washington”.
POSTIMI I PLOTË
Fitorja e Trump, një konfirmim i së djathtës konservatore!
Një ngjarje, që do të reflektojë shumë më gjerë se SHBA.
Kjo fitore edhe në Senat e Kongresin amerikan flet për atë që njerëzit e ndjejnë të domosdoshme kthimin e parimeve të kësaj të djathte në:
1- Ekonomi, mbas problemeve të mëdha të viteve të fundit në ekonominë amerikane, si pasojë e politikave jo produktive të një të majte populiste.
2- Në nivelin e kontrollit të brendshëm aty, të kriminalitetit e pasigurisë.
3- Në disa zhvillime kaotike ndërkombëtare.
4- Në mbrojtje të vlerave themelore mbi të cilat mbështetet vetë shoqëria njerëzore si familja e “shenjtë”, konsiderimi i abortit një vrasje jete, largimi nga konceptet e rrezikshme e keq përdorimi i tyre si ai “gender”, “uterusit me qira”, etj.
Kjo fitore tregon se njerëzit kërkojnë realen, zhvillimin ekonomik, vlerën.
Se shoqëria kërkon “Tradicionalen”!
Se zgjedhjet nuk mund të fitohen me populizëm, me flamujt e familjes LGBT, abortit, genderit a shitjes së uterusit.
Dhe pa dyshim ky ndryshim i madh në vendin lider botëror, do të ketë efekte të rëndësishme në Shqipëri, pikërisht në drejtimet e mësipërme.
Unë jam i bindur, do të reflektohet edhe “hedhjen në kosh” të disa veprimeve të nxitura nga Tirana dhe realizuara nga qarqe të tilla majtiste populiste në Ëashington.
Duke filluar kjo me represionin ndaj Z.Berisha. Unë besoj në atë që e vërteta mund të vonojë, por gjithmonë del. Besoj se tashti dita e së vërtetës po afron.