Një çift i sapomartuar në Turqi e ka siguruar jetesën e tyre pas dhuratave që kanë marrë në dasmë, pasi të afërmit i hedhën në dasmë miliona lira turke dhe plot 4 kilogramë florinj.
Siç raportojnë mediet turke, të ftuarit i dhuruan nuses bizhuteri floriri që peshojnë katër kilogramë në total, ndërsa dhëndrit i dhuruan 6 milionë lira turke ( (216,872.27 €).
U deshën 10 persona për të numëruar paratë që u hodhën në dasmë. Pasi u numëruan një për një, paratë u vendosën në një valixhe të madhe.
Dasma është bërë virale në Turqi.
Kurorëzimi i çiftit ndodhi në qytetin e Vanit, ndërsa mësohet se i përkasin një fisi të madh dhe të njohur në zonë. Dasma legjendare zgjati dy ditë e dy net