Sherri për ρronën në Vlorë, del fotoja e 55-νjeçarit që mbeti i vrαrë

Armando Meshau është personi që mbeti i vrarë pas një sherri për motive pronësie në Vlorë ditën e sotme.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e 55-vjeçarit, i cili humbi jetën pas goditjeve me grushte.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër internet.

Sherri me një viktimë në Vlorë, policia tregon si ndodhi ngjarja: Autori e goditi 55-vjeçarin me grushte
Dy persona u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe për shkak të dhunës fizike ndërroi jetë Meshau.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”,bën me dije policia..