Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ka cilësuar hipokrizi akordimin e medaljes “Kordoni i Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano nga kryeministri Edi Rama, dhe shprehet se ky i fundit me “sektin e tij” po përdorin emrin e Nanos.
Shehaj ka folur në retrospektivë duke thënë se Partia Socialiste kishte më parë gra e burra të nderuar me të cilët kishe kënaqësi të flisje e diskutoje, ndërsa sot brenda kësaj partie, sipas saj, mbizotërojnë elozhet për Ramën dhe bisedat me përmbajtje kriminale.
Ajo thekson se “Fatos Nano meriton të mos bëhet pis më nga këta” dhe uron shërim të shpejtë për ish-kryeministrin.
“U mata disa here te shkruaja kur pash lajmin per medaljen e dhene sot Fatos Nanos.
Ndjeva nje neveri qe Rama dhe Sekti i tij dhe sot vendosen te perdorin emrin e ati drejtuesi qe na afroi te gjitheve ne Partine Socialiste.
Pasi lexova statusin e Ylli Manjani vendosa ta shperndaj e ta lexojne dhe ata pak Socialiste qe kane mbetur e te kuptojne se te qenit ushtare te keti sekti nuk i nderon.
Partia Socialiste kishte burra e gra te nderuara me te cilet kishe kenaqesi te flisje e diskutoje, kurse sot ka vetem sahanlepires qe flasin o per madheshtine e liderit ose sa ka shku kilja mallit.
Tashme eshte shume vone dhe ky aseti qe keta e gjeten gati eshte kthyer ne pacient terminal.
Fatos Nano meriton te mos behet pis me nga keta.
Nderim e respekt per gjithca beri dhe per shume standarte qe vendosi si politikan e si njeri.
SHERIM TE SHPEJTE KRYETAR”-shkruan Shehaj.