Regjistrohen lëkυndje tërmeti në jug të νendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë 20 km në jug të qytetit të Ersekës.

Sipas informacioneve nga IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 4.1 ballë të shkallës rihter.

Thellësia e tërmetit ishte 7 kilometra. Ndërkohë, ka pasur edhe të tjera lëkundje, në zona të ndryshme, por me magnitudë të vogël.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as për persona të lënduar.

foto galeri