GjinekoΙogu: 4 në 10 meshkυj shqiptarë kanë ρrobleme në sρermën

Një pjesë e meshkujve shqiptarë kanë probleme me spermën. Kështu është shprehur Shkëlqim Balili,

mjek obseter gjinekolog gjatë një interviste televizive, teksa ka folur në lidhje me vështirësitë që çiftet shqiptare hasin për të bërë fëmijë

Mjeku tregoi se problemi më i madh është te meshkujt sesa tek femrat. Gjinekologu u ndal në statistika edhe për meshkujt shqiptarë, ku i kategorizoi si problematikë në riprodhim. Ai tha se e kanë spermën të dobët dhe jo shumë të shëndetshme.

“Meshkujt shqiptarë kanë probleme në spermën, 4 në 10 shqiptarë janë të paaftë për të riprodhurar.

Marrëdhëniet seksuale kanë rëndësi të bëhen, por jo gjatë 3 muajve të parë dhe gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë”, tha mjeku.