Hγn në fυqi marrëveshja për uΙjen e çmimeve roaming, Majlinda Bregu: Prej sot, flasim më lirë e lirshëm me Eυropën

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu jep lajmin e mirë se ashtu siç është premtuar, çmimet e roaming në Bashkimi Evropian-Ballkani Perendimor do të jenë më të lira.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se nga sot qytetarët do të flasin më lerë dhe lirshëm me Europën.

Kujtojmë që operatorë e telekomunikacioni nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor (BP) nënshkruajtën në Samitin e Tiranës, në dhjetor të 2022, uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe BP-së. Marrëveshje e cila do të niste që nga 1 tetori 2023.

Postimi i plotë:

Tetori 2023 nisi

Eshtë koha që premtuam se do të flasim më lirë me Europën. Ose më Lirshëm dhe kur cmimet e telefonatave tona në roaming Bashkimi Evropian(BE) -Ballkani Perendimor(BP) do të fillonin të binin, bashkë me gjethet e vjeshtës

Prej sot, flasim më lirë e lirshëm me Europën

Sic premtuam, bashkë me gjethet e vjeshtës, do të bien edhe çmimet e Roaming mes Europës dhe Ballkanit.

Nga 30% -99% ulje.

Deri në 95% ulje në Shqipëri dhe deri 99% në Kosovë

Për më shumë – artikulli në link etj etj

  • Mos harro, kontrollo e pyet për uljet kompaninë tënde celulare