Kυsh është Durim Keçi që Fjolla Morina e akυzon për Vis Martinajn që rrahυ Vαngjush Dakon për biznesin e bixhozit, roli i Fatmir Xhαfajt

Kengetarja Fjolla Morina, nje personazh i njohur per policine, pretendon se Durim Keçi nga Shijaku e di se ku ndodhet Ervis Martinaj, ish bosi i bixhozit, fati i të cilit mbetet mister që nga muaj gusht i vitit të kaluar.

Disa gazetarë të kronikës së zezë, kanë theksuar se Vis Martinaj është parë për herë të fundit në Shijak. Po kush është Durim Keçi? Konsiderohet si një personazh me precedentë të theksuar penalë, subjek i OFL-së dhe me aktivitet kriminal në Itali. Keçi është lakuar si mbështetës i së majtës dhe me lidhje me Vangjush Dakon Kujtojmë që Vis Martinaj e ka rrahur me shpulla Vangjush Dakon pas mosmarrëveshjeve për kontrollin e biznesit të bixhozit, si dhe ka kërcënuar Olsi Ramën, ndërsa rrahu edhe bashkëshortin e Etilda Gjonajt, Irvelin Gjonaj.

Martinaj e ngriti biznesin e bixhozit me nipte sekondare që i mori në Vlorë nga disa njerëz të Fatmir Xhafajt. Besohet se molla e sherrit mes Vangjush Dakos dhe Fatmir Xhafajt ka qenë pikërisht bixhozi. Xhafaj tentoi ta arrestonte Dakon në vitin 2018, por plani përfundoi
me shkarkimin e Xgafajt, pasi Dako ishte linja e bixhozit të Olsi Ramës.

Po për interesat e tij në bixhoz, Xhafaj u përplas edhe me ish drejtoreshën e Lojrave të Fatit, Luneda Sufali, e cila u tall dhe e sfidoi Xhafajn në Komisionin e Ligjeve në vitin 2017, pasi kishte mbështetje të fortë nga pas. 5 vite më vonë, Fatmir Xhafaj arriti t’a arrestonte Dakon përmes benjaminit të tij, Sotir Kllapi. Nisur nga këto linja, kuptohet interesi i madh për eliminimin e Martinajt, i cili kishte lidhje interesash me Fatmir Xhafajn.

Por, nuk ka anjë provë deri më sot rreth eliminimit të Vis Martinajt. Ndaj nuk dihet se ku e mbështet Fjolla Moriana pretendimin e saj. Durim Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”,
“Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.

Në Itali, 45-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.
Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha:

“Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë! Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie.

Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset. Gjatë kësaj kohet Durim Keçi jetonte në Shqipëri.