Mbrëmja e Matυrës, υαjzat mbi 2000 euro për υeshjet: Prindërit ραguajnë me këste

Flasin vajzat maturante, ku 18-vjeçarja e cila shpenzoi mbi 2500 euro për të veshur në mbrëmjen e Maturës, dhe tjetra që shpenzoi më pak se 100 euro.

Është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.

Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet.

Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve, është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.

Maturantja Klea Gjikolaj, ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për lukun e maturës.

“Vetëm fustani pa taka 1000 euro, takat 1200 euro, make up 250, akeseorët 100 euro“,- tha Klea.

Ndërsa maturanti Kaltri Tola thotë se i përket një ekstremi tjetër. Ai tregon se ka shpenzuar 30 herë më pak.

“Kurse unë ekstremi tjetër dje në darkë e gjeta kostumin dhe shpenzimet më kanë shkuar 30 herë më pak se Klea. Nuk mund të them se nuk doja ta shijoja , por preferoj të jem modest dhe më duket shpenzim pak koti me thënë të drejtën sepse mund ta bëjmë qejfin dhe pa shpenzuar miliona”,- tha Kaltri.

Stilistja Zajmira Qeraxhiu, tregoi se maturantët nuk kursehen dhe prindërit i mbështesin.

Edhe nëse nuk kanë mundësi ekonomike, ata paguajnë me këste vetëm që fëmijët e tyre të duken bukur.

“Unë shikoj që prindërit mendojnë se të jetë mire fëmija, jam mire dhe sakrifikohen dhe paguajnë 2-3 herë dhe 4 këste që vajza të ndihet mirë. Janë ata gjëra që ngelin kujtim dhe është një fustan që mund të shkoj nga një minimum 15 mijë lekë të reja deri tek 1 milion e gjysmë dhe 2 milion”, – tha Zajmira Qeraxhiu, stiliste.