Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sllovaki, ku polica ka gjobitur një pronar makine, qeni i të cilit ishte në timon. Fotoja e postuar në Facebook tregon qenin “e qeshur” në sediljen e një Skoda.
Pronari i makinës këmbënguli që kafsha e tij, një qen gjuetie i kishte kërcyer papritur në prehër. Por oficerët në fshatin Sterusy, në veri-lindje të kryeqytetit, Bratislavë, thanë se pamjet tregojnë se ngjarja nuk ndodhi kështu.
Nuk është e qartë nëse gjoba e lëshuar për pronarin, në vend të qenit, ishte për shpejtësinë ose për faktin se në timon ishte një kafshë shtëpiake. Policia u ka bërë apel shoferave që të sigurojnë kafshët e tyre të gjatë vozitjes.
“Edhe një kafshë e vogël mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin tuaj gjatë vozitjes”, paralajmëroi policia.
/abcnews.al