Nedim Bajramit te Rangers për 4 milionë euro, skocezët thonë se vlera “e vërtetë” e tij është 10 milionë euro

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar se Nedim Bajrami është shumë afër transferimit te Glasgow Rangers për katër milionë euro.

Futbollisti shqiptar është në prag të transferimit në Skoci nga Sassuolo që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit italian.

“Është drejt përfundimit por ende nuk ka mbaruar. Ne po punojmë në të. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Carnevali.

Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022, ndërsa ka shënuar katër gola në 49 ndeshje me fanellën e tyre.

25-vjeçari ka bërë tre paraqitje me Sassuolon në të gjitha garat në sezonin aktual, ndërsa numëron dhjetë gola dhe 11 asistime në 100 ndeshje të luajtura në Serie A me Sassuolon dhe Empolin.

Kujtojmë se kontrata e tij me klubin italian skadon në qershor të vitit 2027, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta ndërprerë bashkëpunimin më herët