“Nuk është ajo arsyeja”, Olti Curri tregon bisedën me Heidin, flet për largimin e saj nga emisioni

Largimi i Hedi Bacit nga emisioni ‘Goca dhe Gra’ ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale nga fansat por nuk kanë munguar dhe reagimet nga personazhet publike.

Disa ditë më parë Egla u shpreh se Hedi u tregua e dobët me largimin e saj nga programi. Ndërsa një mendim krejt ndryshe ka Olti Curri i cili përmes një video të postuar në Instastory është shprehur se Heidi ka treguar dinjitet me largimin e saj.

Olti ka theksuar se asnjë nga arsyet e bëra publike nuk është shkaku i largimit të Heidit duke preferuar mos të zbulojë më shumë.

Ai tha se e kishte takuar disa ditë përpara largimit dhe mund të thotë se largimi i saj tregon se është një vajzë me shumë dinjitet.