Policia e Kosovës ka gjetur sërish armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë një kontrolli më 30 shtator në veri të vendit, rreth një javë pasi u sulmua nga një grup i armatosur.
“Sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.
Në mesin e armatimit të gjetur sot gjatë ditës kishte edhe raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jetek anti-plumb.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/617763677230561?ref=embed_post