Mikahil Zorin, një nga rusët e arrestuar pasi hyri në uzinën e Gramshit një vit më parë ka dhënë një deklaratë të fortë.
Pak koh më parë ai pranoi se ishte spiun, por tani ai shprehet është dhunuar nga policia dhe kjo e ka detyruar të thotë se erdhi në Shqipëri i ngarkuar me detyrë nga shërbimet ruse FSB.
Zorin tha gjatë një interviste televizive se dha një rrëfim vetinkriminues për shkak të dhunës policore. “Po, është e vërtetë që kam firmosur këto dokument, por i kam firmosur vetëm sepse doja të shpëtoja veten. Policia më kërcënoi, më shkaktoi dhimbje, më bënin presion, më godisnin në fytyrë dhe në kokë dhe pjesë të tjera të trupit”, deklaroi Zorin.
Ndërkohë Isuf Shehu, avokati aktual i dy rusëve ka mohuar te ketë dijeni për këtë pretendim të ngritur nga klienti i tij, duke u shprehur se në momentet e firmosjes ende Zorin nuk ka qenë klienti i tij, por i një avokati tjetër.