Vritet fυtbollisti italian, qëΙΙοhet me αrmë zjarri në klubin e natës

Rosolino Celesia, një futbollist i ri italian është vrarë me armë zjarri në ambientet e një klubi nate në Palermo.

22-vjeçari u konfliktua me disa persona në ambientet e tualetit të klubit të natës. Debati agravoi në përdorimin e armës së zjarrit, ku 22-vjeçari u plagos dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Celesia ëndërronte Serinë A, por në moshën 20-vjeçare vendosi të varte këpucët në gozhdë pas shumë viteve në shkollat ​​e futbollit. I lindur në Palermo në vitin 2001, ai filloi të luante futboll në shkollën e kampionit Totò Schillaci, më pas veshi fanellën e Trapanit , Torinos dhe Palermos , gjithmonë në ekipet e të rinjve.

Pas dy vitesh te Trapani si sulmues, Celesia ishte kontaktuar nga Torino, e cili e bëri pjesë të ekipit U-17.

Ai pranoi ofertën e ekipit të Torinos, por më pas ishte kthyer në Palermo, ku për një periudhë kohe kishte luajtur si futbollist i “huazuar”. Në Serinë D ai kishte luajtur gjithashtu për Marsala dhe Troina dhe më pas vendosi të braktiste plotësisht sportin.

Rosolino Celesia ishte djali i Gianni Celesia, ish-këshilltar i distriktit të gjashtë komunal të Palermos dhe këngëtar neo-melodik i njohur në lagjen Cep, ku jetonin të dy. Gianni Celesia është gjithashtu i njohur në të gjithë qytetin për shfaqjet e tij në sheshe dhe në televizione.