Βαbai i tha diçka në shqiρ, ναjza shqiptare në “BB Italia” brαktis emisionin ρas takimit me të atin

“Big Brother Italia” po dhuron emocione dhe spektakël për shikuesit anë e mbanë globit.

Këtë vit si konkurrente në formatin e njohur është edhe një shqiptare. 25-vjeçarja Heidi Baci, u bë pjesë e këtij reality show-u që në nisje të tij.

Por çfarë ndodhi gjatë spektaklit të fundit? Heidi pati një surprizë nga babai i saj.

Gjatë takimit të shumëpritur me të atin, atmosfera u tensionua, pasi babai i konkurrentes përveç mallit për të bijën duket se kishte edhe një qëllim tjetër se pse kishte hyrë në shtëpi.

Ai mbajti një fjalim prekës që pati një ndikim të thellë tek vajza.

Në fjalën e tij, babai i Heidit foli për marrëdhënien që vajza e tij kishte filluar me Massimiliano Varrese konkurrent brenda shtëpisë, duke e bërë të kuptonte se as ai dhe as nëna e saj nuk janë të lumtur nga kjo lidhje.