Zbardhet vrasja në Athinë. Mediat greke shkruajnë se 30-vjeçari shqiptar është rrahur barbarisht në qendër të Athinës me shkopinj dhe thika.
I riu është dërguar në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.
Gjithçka ka nisur të shtunën e kaluar, pasi 30-vjeçari shqiptar teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli ka folur me të dashurën e njërit prej autoreve që e dhunoi, i cili ishte me origjinë egjiptiane.
Më pas shtetasi egjiptian i ka kërkuar 30-vjeçarit të flasin dhe ai ka zbritur në rrugë.
Por më pas kur i riu shqiptar ka qenë duke ecur në sheshin e qytetit është sulmuar nga 3 persona të tjerë që ishin miq të egjiptianit, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë.
Ndërkohë autorët janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.
Jo vetëm kamerat e televizionit, por Luiz Ejllin tashmë po e ndjekin edhe kamerat e telfonave të fansave, në çdo dalje të tij në ambjent publik.
Së fundmi, i gjendur në Korçë për xhirimet e filmit të shumëpërfolur, Luizi është ndaluar nga fansat për foto, por në secondat e para të videos ai shihet se është duket debatuar me një prej vajzave që në rrjet po përflitet se ëhtë fanse e tij.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre dhe nëse situata është e tillë siç është përshkruar në rrjetet sociale.
Amouranth, një nga yjet më të mëdhenj të Twitch (aplikacion me fokus videot live) ka bërë bujë me daljet e saj të nxehta në dush, ASMR dhe gjithashtu shitjen e kavanozëve me aromë gazrash.
Por një nga kategoritë më fitimprurëse për të, duke marrë parasysh edhe nivelin e lodhjes është kategoria e gjumit. Vajza 29-vjeçare, emri i të cilës është Kaitlyn Siragusa, thotë se transmetimet e saj teksa fle live, sjellin shifra jashtëzakonisht fitimprurëse në platformën TWitch.
Amouranth, e cila tani ka mbi 6 milionë ndjekës në Twitch tha:
“Nëse transmetoni veten duke fjetur gjumë vetëm në Twitch, do fitoni mijëra dollarë. Kur unë jam duke fjetur fitoj 10,000-15,000 dollarë”.
Ishte “përbindëshi” i manastirit. Njerëzit talleshin me të, e quanin Kuazimodo. Përgjigja e tij ishte heshtja dhe të qarët në një cep ku askush nuk mund ta shihte. Franck Ribery kishte tashmë më shumë se njëqind të qepura në fytyrën dhe historinë e tij.
Një aksident automobilistik e kishte dërguar në prag të vdekjes në moshën 2-vjeçare. Më parë, kur lindi, prindërit e tij biologjikë e kishin braktisur në manastirin e murgeshave, që e morën nën përkujdesje. Askush, përveç tij, nuk e dinte aftësinë apo virtytin që kishte: ta luante topin më mirë se të gjithë. Po kështu kishte një këmbëngulje që nuk i përshtatej me trupin e vockël.
Ai mësoi nga dhimbja dhe vrazhdësia me të cilën e përballi jeta qysh shumë herët. Jeta e tij u bë një luftë, kapërcim midis pengesave të shumta. Tri dekada pas braktisjes së tij, në vitin 2013, UEFA e shpalli më të mirin nga të gjithë futbollistët në Europë.
Po, po; Ribery, ai fëmija i braktisur, i shndërruar në yll universal futbolli, mundi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Në mes, mes atyre ditëve të guximshme dhe një gare dritash, ai ndërtoi veten pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve.
Fytyra e tij tregon ashpërsinë që kaloi. Kjo është arsyeja pse Ribery kurrë nuk deshi të bënte asnjë nga ato operacionet plastike që përpiqeshin të fshihnin gjurmët. Ai shpesh thotë se ato vështirësi farkëtuan personalitetin e tij.
Fati solli pseudonimin e tij të pashmangshëm: viti i lindjes së tij, 1983 korespondonte me prodhimin e “Scarface”, filmit me regji të Brian De Palma, me protagonist Al Pacino. Dhe tani, bota e futbollit e njeh Ribery edhe me atë emër të lindur nga plagët e tij.
Në fëmijëri ishte një përbindësh i përbuzur; më vonë super yll i Bayern Munich dhe kombëtares së Francës, që shkatërronte këdo që i dilte përpara në futboll. Si futbollist u bë një përbindësh i pandalshëm për çdo mbrojtje kundërshtare.
Atë e dëbuan nga manastiri për shkaqe indisiplinimi. Ribery donte të “fluturonte” i lirë, gjithsesi. Ai preferoi të luante futboll në rrugët e pambrojtura të Boulogne-sur-Mer, në Francën veriore. Një çështje tjetër fati; ai nuk mund të kishte lindur askund tjetër në Francë.
Rajoni i Pas de Calais, siç portretizohet në filmin “Mirësevini në Tokën e Çmendurisë”, është një vend i realizmit magjik, i superheronjve të keqkuptuar, i të çmendurve të çmuar. Dhe atje, në ato ditë kur futbolli profesionist dukej si distancë e padurueshme, Ribery punonte si murator për pak para. Ai po ndërtonte të tashmen, por mbi të gjitha të ardhmen.
Ribery hodhi hapat e tij të parë si futbollist tek Union Sportive de Boulogne Côte d’Opal, ekipi i lagjes së tij. Ai start ndryshe po e largonte nga tullat dhe çimentoja. Luajti dy vite në atë klub, më pas kaloi pa çudi nëpër Alès, Brest dhe Metz. Në vitin 2004 u transferua në Turqi, me fanellën e Galatasaray. Kapërcimin e parë madhor e bëri vitin e ardhshëm, teksa u rekrutua nga Olimpiku i Marsejës.
Aty u dallua dhe u thirr për herë të parë në ekipin kombëtar të vendit të tij, me të cilin është nënkampion i Botërorit të Gjermanisë. Pas dy sezoneve të mira, ai gjeti ekipin e tij më të mirë në botë: Bayern Munich. Ribery mbërriti atje në vitin 2007 dhe që atëherë nuk reshti së fituari dhe të qeni vendimtar. Fitoi 11 tituj në 6 vite me bavarezët, duke përfshirë Superkupën Evropiane kundër Chelsea dje tripletën historike sezonale (Champions League, Bundesliga, Kupa e Gjermanisë).
Në jetën e Franck ka një personazh kyç: gruaja e tij, Wahiba Belhami. Gazetari Alvaro del Río shkruante ditët e fundit në gazetën “La Razón” të Spanjës: “Pa të, e ardhmja e Franck Ribery do të ishte shkruar me ngjyra të tjera. Karriera sportive e futbollistit të turbullt francez me siguri do të kishte marrë rrugë të tjera. Dhe madje mund të kishte dalë nga shinat.
Vahiba, gruaja e tij, nuk është vetëm ndjekësja e parë dhe më besnike. Gjithashtu, ajo është shtylla e nevojshme e ish-lojtarit. Ato njihen që në ditët e vështira të adoleshencës, në Boulogne. Nga dashuria, ai u konvertua në fenë myslimane dhe madje ndryshoi emrin e tij: për Islamin ai është Bilal Jusuf Muhamed.
Nga dashuria ajo i fali një tradhti që u kthye në skandal dhe madje përbën boshtin e librit që rrëfen jetën private të futbollistit. Nuk do ta harrojmë kurrë historinë inspiruese të të madhit Franck Ribery.
Ish-futbollisti francez e ka rrëfyer jetën e tij të vështirë, veçanërisht në fëmijëri, në një intervistë me “Canal+ Sport”. Në këtë intervistë zbuloi se si ishte përballur me dhimbjen qysh në vitet e hershme të jetës.
Ribery ka pësuar një dëmtim serioz në kokë gjatë një aksidenti me makinë, kur ka qenë vetëm dyvjeçar. Ai është dërguar shpejt në spital dhe mori 100 qepje në kokë, pas aksidentit në vendlindjen e tij.
Sipas raportimeve, ai nuk e kishte vënë rripin e sigurisë dhe kjo ka bërë që të përplasej me xhamin e makinës. Gjatë fëmijërisë së tij, njerëzit e shikonin dhe bënin me gisht drejt Riberys në rrugë, duke thënë se shenjat e tij ishin të shëmtuara:
“Njerëzit më thoshin: Shikoni se çfarë ka ai në fytyrë, shikojani kokën! Çfarë është ajo shenjë? Është e shëmtuar! Kudo që shkoja, njerëzit më shikonin mua. Nuk më shikonin pse isha njeri i mirë, pse quhesha Franck apo pse isha futbollist i mirë. Më shikonin për shkak të shenjës në fytyrë.
Shenja më dha karakter dhe fuqi. Sepse kur je fëmijë dhe ke shenja të tilla, nuk është aspak e lehtë. Mënyra se si njerëzit të shohin, komentet e tyre…, e di që familja ime ka vuajtur për këtë gjë.
Njerëzit që flasin për ty janë prindërit e fëmijëve të tjerë dhe kjo është një gjë shumë e ligë. Unë kurrë nuk shkova në qoshe të dhomës për të qarë, përkundër dhimbjeve e vuajtjeve të mëdha.
Problemi ishte se isha i ulur në ulëset e pasme të makinës dhe shkova fluturimthi drejt xhamit. Në njëfarë mënyrë, aksidenti më ndihmoi. Si fëmijë më motivoi. Zoti ma dha mua këtë gjë që më dallon nga të tjerët. Shenjat janë pjesë e imja dhe njerëzit duhet të më pranojnë kështu si jam”.
Jeta dhe karriera e Franck Ribery, telegrafikisht:
➜ Prindërit e tij biologjikë e braktisën në derën e një manastiri, kur ai ishte ende foshnjë
➜ Kur ishte vetëm dy vjeç, koka e tij goditi xhamin e përparmë të një makine në një aksident shumë të rëndë dhe mori 100 qepje. Kjo e la atë me një mbresë të fortë, e cila do të shënjonte personalitetin dhe forcën e tij të brendshme në të ardhmen
➜ Ai bëri debutimin në Boulogne më 2001. Pas disa klubeve, ai mbërriti në Marsejë më 2005, ku u votua MVP i të rinjve, “goli i vitit’ dhe pjesë e 11-shes ideale
➜ Ai luajti në Kupën e Botës 2006 dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të nënkampionëve francezë
➜ Kulmi i karrierës ishte nënshkrimi për Bayern Munich, ku u bë idhull. Në 12 sezone radhazi, ai fitoi 9 Bundesliga, 7 Kupa të Gjërmanisë, 5 Superkupa Gjermane, një Ligë e Kampionëve, një Superkupë Evropiane dhe një Botëror për Klube
➜ Doli në “pension” te Salernitana në moshën 39-vjeçare, ndërsa sot është pjesë e stafit të trajnerëve të skuadra italiane.
Videoskandali që “fundosi” karrierën politike të Safet Gjicit dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Disa ditë më parë, u zbulua një tjetër variant i historisë, ku gazetari Mero Baze në një shkrim të tij pretendon se ka dëgjuar audiopërgjimin e Alma Kaçit me një person tjetër i cili dyshohet që të jetë edhe organizatori.
Sipas asaj që thekson Baze një person i tretë gjatë bisedës me Almën një ditë para se vidopërgjimi të bëhet publik i thotë kësaj të fundit ndërsa i kthen kartën e memories që videopërgjimin t’ia nisë Sali Berishës.
Ndërkohë Alma Kaçi i ka kërkuar që mos e bëjë publike videon para se ajo të largohej nga Shqipëria.
Ish-kryeministri Berisha ka folur për audiopërgjimin dhe foton ku shfaqet së bashku me Almën.
Berisha: Ajo që mund të them un janë tre variante. I pari është ai që shpjegon Alma; ai ishte seks për tenderat. Korrupsion erotik, autorja e shpjegon në këtë mënyrë. Varianti i dytë, por prova nuk kamë, thonë që ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme midis klaneve të PS. Ka një përpjekje që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë, por kjo është unike në botë. Kush po e bën këtë? Duket se pasi ka ndodhur historia lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin. Mirëpo ndodhi që filmi u dha. tani thonë Safet këtë ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin te borxhi, mos i kthejnë borxhin Safetit. Alma ka ardhur te unë, unë si rregull nuk bëj publik bisedat në zyrën time. Secili që vjen te mua është i autorizuar të bëjë bisedat publike, po deshe dil vetë dhe thuaje, nuk merr njeri porosi nga unë që këtë bëjë, këtë mos e bëj. Unë jam transparent. Kjo nuk është politika ime.
Për pak ditë ( 4 korrik) kryeministri Edi Rama do të festojë ditëlindjen e tij, në një ditë që përkon me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë datë, Edi Rama ka folur disa ditë më parë në një deklaratë televizive për një dhuratë që priste nga SHBA-të.
Fiilimisht u aludua se dhurata mund të ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët. Por, kur u pyet nga gazetarët në konferencën e fundit për shtyp në lidhje me këtë, Rama nuk dha detaje,
por tha se dhurata që shpresonte mund të mos i kënaqë që të gjithë. Vox News mëson se dhurata që pret Kryeministri është një vizitë e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton pikërisht më 4 korrik.
Vizita e një ish-Presidenti amerikan në Shqipëri dhe Kosovë merr gjithmonë rëndësi, kur dihet fuqia e tyre lobuese në Uashington. Por, vizita e Bill Clinton, njeriu që udhëhoqi fushatën bombarduese të Serbisë merr një tjetër rëndësi në këto kohë tensionesh në veri të Kosovës.
Veç kësaj, vizita mund të konsiderohet edhe si një mbështetje e qëndrimit të Shqipërisë dhe të Edi Ramës për situatën aktuale në Kosovë, ku Kryeministri ka qortuar qëndrimet kokëforta të Albin Kurtit kundër thirrjeve të ndërkombëtarëve për të çtensionuar situatën në veri të vendit.
Një universitet në SHBA është përfshirë nga skandali, pasi një profesor akuzohet për ngacmim seksual.
Ngjarja ka ndodhur në Maryland, ku një profesor akuzohet se u kërkonte studenteve të tija të hiqnin këmishat dhe të qëndronin vetëm me reçipeta, në mënyrë që ai t’u “inspektonte” gjoksin.
Profesori i Kolegjit Montgomery gjithashtu dyshohet se komentoi trupat gjysmë të zhveshur të studentëve në atë që ai e quajti një “demonstrim mjekësor” për klasën.
Menjëherë pas përfundimit të m ësimit, studentet e raportuan për ngacmim, dhe univeristeti fillimisht e pezulloi, teksa më vonë e pushoi nga puna.
Në raportin e publikuar nga shkolla, thuhet se të paktën 11 vajza ishin detyruar të zhvishesheshin,
në disa raste të hiqnin dhe reçipetat, e po ashtu ishin prekur nga profesori
Nje gjest aq i bukur, aq fisnik eshte bere ne ndihme te nje qytetari qe rrez ikonte te humbiste banesen.
Historia vjen nga Tula, në provincën e Sassarit në Itali.
Tomasino, një punëtor 56-vje çar që kishte mbetur i papunë, nuk mund të paguante më kredinë për shtëpinë ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët.
Shtëpia e tij rrez ikonte të dilte në an kand në mars të 2019, por qyteti shkoi në ndihmë të tij duke organizuar mbledhjen e një fondi që bëri të mundur riblerjen e pronës.
“Ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm” – tha kryetari i bashkisë së Tulës, Gino Satta , ndër të parët që lëvizën për të ndihmuar punëtorin Tomasimo.
“Ne si administratorë jemi munduar ta ngremë pro blemin në mënyrë dis krete,
por morëm një përgjigje të shkëlqyeshme nga qytetarët dhe kështu pas disa muajsh arritëm shifrën për të shpëtuar shtëpinë e Tomasino”.
An kandi gjy qësor e kishte nxjerrë shtëpinë në shitje për 27 mijë euro.
Kërkesa për ndihmë- Punëtori 56-vje çar papritmas ishte pa punë dhe pa se po humbte shtëpinë në an kand. Në mars 2019 burri iu drejtua shërbimeve sociale të komunës Tula.
Falë solidaritetit të bashkëqytetarëve të tij, brenda disa muajsh ata e blenë shtëpinë dhe ia dhuruan Tomasinos.
Pyetje të tilla si: A ka jetë në planete të tjera? A jemi vetëm në këtë galaktikë? A ekzistojnë alienët? etj,
janë pyetje të cilat e shqetësojnë në përmasa shumë të mëdha qënien njerëzore. NASA nga ana tjetër, një agjensi e cila merret me
“programin” e hapësirës, na vë akoma në dilemë duke na sjellë prova aq mosbesuese, aq të çuditshme, aq sa dhe të frikshme për galaktikën tonë.
Së fundmi NASA publikon lajmin e një gjahtari UFO-sh i cili ka gjetur një provë se alienët besojnë në fe, pasi ai ka zbuluar një pjesë të librit të Biblës së vjetër në Mars. Fotot e verifikuara nga NASA u shkrepën fillimisht në vitin 2015. Por eksperti i vetëshpallur i UFO-ve Scott C.
Waring hodhi një vështrim më të hollësishëm, pasi ai kishte gjetur atë që ai pretendonte se ishte një ‘Bibël e vjetër familjare’.
Kohët e fundit, Waring gjithashtu pretendoi se kishte gjetur prova se të “huajt” jo vetëm që ekzistojnë, por edhe se ata janë në hënë.
Në faqen e tij të internetit, ai tha se ishte ‘ 100 për qind Provë e Padiskutueshme e qyteteve të huaja në hënë’. Më tej Waring
shtoi se po shikonte disa imazhe të hollësishme që ‘zbulojnë pjesërisht anën e errët të hënës’. Ai vazhdoi: “Pikat e bardha, të cilat kaq shumë njerëz i kanë quajtur të meta në foto, janë reale. Prova ime është hija. Shikoni hijen që i mbulon ato.”
Waring shtoi: ” Ju do të vini re sikur unë bëra me dije se ekzistojnë disa formacione të pazakonta të pikave të bardha.
Këto janë të ndara në mënyrë të barabartë dhe qëndrojnë afër njëra-tjetrës.
Kjo është për shkak se ju po shikoni qytete në hënë.” Waring vazhdon të thotë se ai ka identifikuar tre lloje të ndërtesave, ato me llaç , ndërtesa të bardha qeramike dhe “ndërtesa të errëta ”