Βerisha: Ka gαtishmëri për greνë! Βαsha ishte fatkeqësi, po nga ta dija unë

Sali Berisha është gati për grevë. Këtë e pohoi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët këtë të premte. Ai u shpreh se rezistenca e nisur në parlament do të vazhdojë që të thellohet dhe më pas do të zbresë në sheshe dhe rrugë me protesta.

Gazetarët e pyetën nëse është gati për propozimin e disa prej deputetëve për grevë dhe ish-kryeministri tha se “absolutisht greva është përmendur, ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion”.

Tha se “Çadra” e vitit 2017 në bulevard e tmerroi Edi Ramën. “Të them unë ty, si një njeri që ka ndjekur nonstop çadrën, çadra e dridhi Edi Ramën, e tmerroi Edi Ramën, e theu Edi Ramën. Ata djem, burra, gra, vajza që sakrifikuan aty tre muaj, me zërin e tyre e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën.

Por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe në një takim pesëorësh, siç faktohet mbrapa, ai de facto e denatyroi plotësisht liderin e opozitës. E shndërroi në një plaçkë pazari”. Lulzim Bashën e cilësoi fatkeqësi për opozitën, por u shfajësua duke thënë “ku ta dija unë”.