Ε fundit: Identifikohet njëri prej agresorëve që dhυnuan aνokatin Sokol Mëngjesi

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.

Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta. Më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta. 

Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë njërin prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur si dhe ka kryer kontrolle në banesën e tij.

Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.