Ηαbit shqiptarja: Në sh.trαt më duket sikυr b. ύrrin e ρ ërdhυηoj

Një grua e re ka probleme me bashkëshortin, pasi ky i fundit refuzon intimitetin me të. Kjo është historia e rrëfyer

“Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes ‘Filozofia e Jetës’. Jam një 37-vjeçare nga Puka. Prej vitesh kam ndërtuar jetën me burrin dhe fëmijët në Angli.

Kam një problem shumë të madh që më bën çdo ditë të vuaj. Burri im nuk dëshiron më të bëjë dashuri me mua.

Kemi vite të martuar, e ai është 50 vjeç.

Edhe pse kemi vite diferencë, gjithmonë kemi patur një aktivitet të qetë seksual. Ndonjëherë edhe me pauza, por në përgjithësi ishte gjithçka mirë.

Pas disa vitesh martesë, ai ngadalë përfundoi duke mos dashur më marrëdhënie intime me mua.

Madje nuk është kurrë ai që merr iniciativën …Sjellja e tij madje më ofendon.

Tani kemi arritur në pikën, që më duhet të insistoj deri në vdekje, me çdo mënyrë që ne të flemë bashkë, madje më duket se e përdhunoj atë …

Ndoshta kjo vjen sepse kemi probleme ekonomike, pasi burri im është një person për të cilin qetësia ekonomike është shumë e rëndësishme.

Ai nuk përqendrohet në asgjë tjetër, Por që të zhdukë totalisht dëshirën për të bërë marrëdhënie seksuale me mua, kjo më duket e tepërt.

Ndonjëherë ai thotë se është për shkak të dallimit të moshës.

Unë nuk mendoj kështu …Mua më tërheq dhe më pëlqen shumë im shoq.

Çfarë mendoni? A është normale kjo gjë?”, shkruan ajo.