Një hoxhë nga Kosova ka thënë se është mëkat i madh përdorimi i Wireless’it të fqinjëve, pa dijeninë dhe lejen e tyre.
Sipas tij nuk është e lejueshme përdorimi i Wi-Fi-së së askujt pa leje, por në veçanti i fqinjve.
“Përdorimi i Wi-Fi të kojshisë dhe jo vetëm të kojshisë po Wi-Fi të çdo njërit, pa leje të pronarit nuk lejohet.
Sidomos Wi-Fi i kojshisë nuk lejohet, për arsye se dënimi dhe mëkati është më i madh” ka thënë ai.